Një pilote ndez akoma më shumë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë

9 Korrik 2014, 20:18Politika TEMA

Rusia ka ngritur akuza ndaj një pilote të ushtrisë ukrainase.

Sipas BBC, ajo akuzohet se ka bashkëpunuar për të vrarë dy gazetarë rusë.

Nadiya Savchenko, 33 vjeç, raportohej se po luftonte në batalionin e vullnetarëve kundër separatistëve pro- rusë pranë qytetit Luhansk në lindje të Ukrainës.

Muajin e shkuar ajo mori pjesë në një sulm mbi një postbllok rebelësh, ku u plagosën në mënyrë fatale dy gazetarë rusë.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka rrëmbyer piloten dhe ka kërkuar që ajo të lirohet dhe të kthehet në shtëpi.

Savchenko duket se u kap nga separatistët pas sulmit në postbllok.

Ajo tani është në një burg rus, por nuk dihet se si ka përfunduar aty.

Rusia thotë se ajo e ka kaluar kufirin në mënyrë vullnetare dhe të paligjshme, duke u maskuar si refugjate.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se kjo provon se terroristët në lindje po veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e inteligjencës ruse.

Komisioni Hetimor Rus e ka akuzuar piloten se ka dhënë informacione për forcat ruse në lidhje me vendndodhjen e gazetarëve.

Dy gazetarët e televizionit shtetëror rus u goditën nga mortajat.

Savchenko ka insistuar se ajo po vepronte në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.

Dhuna në këtë rajon shpërtheu në fund të prillit, pasi separatistët deklaruan pavarësinë nga Kievi.

2 komente në “Një pilote ndez akoma më shumë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë”

  1. demokrat says:

    Heroine e popullit ukrainas. Gazetare ruse?Informatore te FSB qe vajten si qeni ne vresht. Kjo grua, do te shkembehet me agjenten e FSB qe u kap para pak kohesh ne Odese.

  2. pilote says:

    Rusia i jep keshillat e duhura Ukraines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje