Rihapet tuneli i Krrabës, por kalimi do jetë në një korsi

11 Korrik 2014, 16:07Sociale TEMA

Pavarësisht kushteve të këqija të motit që penguan hapjen në kohë të tunelit të Krrabës, sikurse ishte paralajmëruar për ne datën 10 korrik, më në fund ai është vënë në funksion.

Nga mesdita e sotme, të gjitha mjetet drejt Elbasanit i janë rikthyer rrugës së re Elbasan – Tiranë, edhe pse udhëtimi do të jetë vetëm me një korsi, raporton Vizion Plus.

Ndërsa udhëtimi në të dyja korsitë pritet të nis në fillimin të muajit gusht.

Prej 2 javësh, të gjitha mjetet në drejtim të kryeqytetit kanë kaluar nga aksi i vjetër i Krrabës.

Bllokimi i qarkullimit në këtë aks u bë për shkak të punimeve nga firma greke me qëllim shmangien e aksidenteve.

Gjatë këtyre ditëve, kjo kompani ka intensifikuar punimet me mjete dhe forca pune për ta rikthyer rrugën e re Tiranë – Elbasan, sa më shpejt në shërbim të qytetarëve.

6 komente në “Rihapet tuneli i Krrabës, por kalimi do jetë në një korsi”

  1. goni says:

    kur do mbaroje e gjithe jo autostrade?

    1. Tani says:

      Kur te vije prape PDja ne pushtet!

      Vetem demokratet investojne rende tek infrastruktura.

      Socialistet merren me legalizime, kooperativizim te bujqesise, e gjera te tjera sociale.

      Historikisht keshtu ka qene..

  2. kolaqi says:

    Po Saliu me Olldashin e kane inaguruar para dy vjetesh dhe kater here.

  3. Zeri says:

    Ne 20015! Prit dhe pak qe ta shijosh tamam.

  4. Hasani says:

    ky eshte tuneli i Sales ne fakt se kjo qeveri nuk po ben as 1cm rruge: http://bit.do/tuneli-i-krrabes-berisha-e-bera-une

  5. tuneli says:

    Problematik ngelet tuneli i Shkopetit ku rreziku ngelet i njohur nga te gjithe prej vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje