Shqipëria rrezikon të mbetet pa rezerva uji. Ambientalistët: Të ndalohet ndërtimi i HEC-eve të reja

16 Korrik 2014, 15:48Ekonomia TEMA

Ambientalistët japin alarmin për burimet ujore dhe kërkojnë që të mos ndërtohet asnjë HEC pa analizuar situatën aktuale.

Gjatë raportimit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Eduard Cani deklaroi se aktualisht nuk ka një strategji për mbrojtjen e burimeve ujore dhe duhet ndërhyrje sa më parë, raporton Ora News.

“Ndalimi i investimeve si në vepra të mëdha si hidrocentrale të ndalohet menjëherë, jo më leje, deri në pregatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor dhe sigurimit të balancës ujore. Ministria e Mjedisit po punon për strategjinë dhe verifikimin e sa ujë kemi në Shqipëri, sepse ne nuk e dimë sa ujë kemi në Shqipëri. Dëri në atë moment ne do ishim të lutur që institucionet të ndalojnë të paktën deri sat ë qartësohet situata në dhënien e lejeve sepse do jetë kosto e shtuar dhe e pamenaxhueshme për të ardhmen”, tha ai

Këtë problem e ka pranuar edhe kreu i komisionit, Eduard Shalsi, i cili ka kërkuar një analizim të situatës për të gjetur zgjidhjen.

Ambjentalistët ngritën edhe shqetësimin e devijimit të Vjosës nga Greqia, për të cilën kërkuan reagim nga shtetit shqiptar.

Në rajonin e Epirti të Veriut është marrë për ngritjen e devijimit të Vjosës në pjesën e Pindit lart, ne kemi ngritur zërin dhe ky ëhstë një moment lufte që ndoshta politika mund të marrë një qëndrim për të mos e lejuar këtë gjë”, tha ai

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Shqipëria rrezikon të mbetet pa rezerva uji. Ambientalistët: Të ndalohet ndërtimi i HEC-eve të reja”

  1. tourkofagos says:

    edhe toka kthehet ne shkretetire………duke iu pershtatur fese islame.
    pune korrakesh…………

    1. anticensurë says:

      dhe ps ka për tu tharë mor somë e shktërruar!!
      ps:ps nuk ka të bëjë me partinë socialiste!!

    2. vostok says:

      Ja pra ta zgjidhi ky kauri qe po drejton Qeverine sot. Problemi eshte se te gjithe ketu tek ne jane korrak ne tru.

  2. dine says:

    Po si nuk e dini gjendjen e ujrave kur ngelet duke bere vizita ne Izrel per punen e ujrave,kur thoni qe jemi vendi i dyte ne Europe pas Norvegjise per rezerva uji,po si mund te ekzistoje nje ministri bujqesie,mjedisi apo energjitike pa ditur rezervat e ujit?

  3. aa says:

    na e shpifet me kta fet, boll me

  4. sherifi says:

    Po keshtu eshte po te keqtrajtohet ambienti,se ne qeverin e mepareshme u turr mileti,shiko perrua dhe mer leje per hidrocentral.

  5. llaqi says:

    AMBIENTALISTET – njerez injorante qe ja fusin kot per te siguruar te ardhura per vehte. O injorante , mesoni se para 90 ka pase nje skeme te ujitjes se republikes qe dhe trajtonte te gjithe rezervat per kete qellim. Ka pase nje skeme te shfrytezimit energjetik , ka pase dhe nje harte te rezervave nentokesore te ujit ne nivel republike. Mbi te gjitha ka pas qene nje Institut i Hidrometeorologjise qe mund te merrje gjithe te dhenat e nevojshme per rrjedhat, zyrtarisht. Sali serbi i shkateroi dhe mbas saj dolet dhe ju ambientalistet injorante qe po perfitoni me qe jeni ne ministrine e LSI. BRAVO

  6. Selfo Qorri says:

    Me siguri shpikje Sazan Gurit dhe atij miut tjeter…….smkujtohet emri…..me mbiemer Ferruni me duket….po ku mbarojne ujrat e Shqiperis o gjoja shkencetare….jepini ndertoni sa me shume hidrocentrale…..i lini ne endrat e tyre…….

  7. Gjahtari i Toponomis says:

    Po ky na na mbiu me kete termin “Epiri i Veriut” kur e lexova thash me vehte mos ishte Dulja ki mo!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje