Djali i madh i Edi Ramës, Gregori, reagoi pas lajmit se tashmë është bërë me vëlla të vogël.
“Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në Whatsapp. Mund të them që kam qenë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka rdhe Rea. Jemi një familje më e madhe,” tha Gregu për gazetën Dita.
I pyetur nëse është xheloz, ai tha: “Xheloz unë? Jooo. Ndoshta do të jem në rast se nuk do më japin mundësinë dhe kohën e mjaftueshme për të kontribuar në rritjen e vëllait tim. Plus që jam 24 vjet më i madh. Unë quhem Greg dhe ai Zaho, kjo është e vetmja diferencë”.
I pyetur për emrin, ai tha se atë e ka zgjedhur Rama. “Emër i goditur mendoj unë. Zaho… Jo keq ë? Emër i një partizani të orëve të para në Vuno. Edi, Edi sigurisht e zgjodhi”.
Në fund ai ka një mesazh.
“Me mua Edi vërtetëoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetojë se është një baba i mirë”.
Comments are closed.
ose nje gjysh i mire
djali ti rroje dhe me jete gjate ,pot ti i madhi shikon endrra me partizone kshu ,ne kete moshe upuu
Qenke djale per se mbari, ngjan nga nena si duket. Urimet me te mira per vellackon!