Dick Marty: Kosova meriton që të ketë udhëheqës me duar të pastra

30 Korrik 2014, 10:45Rajoni TEMA

Ish-raportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dick Marty në një intervistë për radion zvicerane SRF ka thënë se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Williamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë? Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë”.

Marty ka thënë se kurrë nuk ka vënë në fokus tregtinë me organe, por se ka folur për raste të pakta.

Unë kurrë nuk kam vënë në fokus tregtinë me organe.. Kam folur për pak raste. Williamson arrin në përfundimin e njëjtë”, i ka thënë Marty radios zvicerane.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë udhëheqës me duar të pastra.

Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot lidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale.

Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe”, ka thënë veç tjerash Dick Marty./Express

5 komente në “Dick Marty: Kosova meriton që të ketë udhëheqës me duar të pastra”

  1. Sokrati says:

    Kosova e Shqiperia duhet te kete jo vetem qeverisjen me duar te pastra por dhe te gjithe politiken.

  2. aldo bumci31 says:

    Ne fillim te ofenduam e te thame je antishqiptar Dick Martin, por ti je proShqiptar dhe i vertete. Lideret Shqiptare jane gjakpiresa dhe hiena…por u paskan dashur 20 vite ti kuptojme se cjane…kriminela te paskrupullt mbeten.

  3. isufi says:

    Per keto paska informacion Dick Martin, por per kete tipin a ka ndonje informacion, shikoni se cfare paska thene
    http://dielli.al/lajme.php?id=73142&k=71

  4. DeAlfa says:

    Sa sherbim te paimagjinushem i ka bere ”Dick-u” agresorit duke e bere Serbine VIKTIME dhe KOSOVEN
    agresore !

  5. malo says:

    Ky dick Marti eshte nje pinjoll i deshmive te UDB-asheve. Ky individ me karaktere te deformuar, duke u perpjekur ti sherbeje sa me meire qellimeve serbe, eshte treguar sa idjot aq edhe dashakeq ndaj shqiptareve. Njerez si ky meritojne vetem perbuzje dhe meshire. Tani kerkon te kapet pas nje shprehje te prokurorit, por harron se si ka folur me pare. Turp te kete ky dhe ata qe e kishin futur ne parlamentin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje