Tragjedia në HEC, punëtorët: E paralajmëruar, punojmë në kushte skandaloze

1 Gusht 2014, 09:46Politika TEMA

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në hidrocentralin e Qafë-Mollës në Mirditë, prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet. Burime nga ky institucion pohuan se po punohet intensivisht për shkakun e shembjes së një pjese të tunelit, ku për pasojë humbën jetën punëtorët shqiptarë: Ndue Legisi, 50 vjeç, nga fshati Shebë i Mirditës, Pjetër Doda, 50 vjeç, lindur në Sang të Mirditës dhe banues në Tale të Lezhës, si dhe punëtori turk Hasan Atef, 52 vjeç.

E ndërsa po bëhen hetime për ngjarjen në fjalë, punëtorë të HEC-it në Qafë-Mollë deklaruan se punojnë në kushte skandaloze dhe se rrezikojnë seriozisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

“Kushtet janë mizerabël. Unë kam një vit e gjysmë që punoj në këtë firmë. Punëtorët rrezikojnë çdo ditë. Edhe kur kemi protestuar, ka ardhur grupi i gatshëm dhe na ka marrë me hu e na ka nxjerrë përjashta. Ka pasur edhe herë të tjera incidente të tjera”, rrëfen një nga puntorët për “GSH”-në.

Sipas tij faji për vdekjen e tre punëtorëve, “është i inxhinierëve turq, të cilët nuk kanë marrë masa sigurie në punë. Në këtë firmë nuk ka asnjë inxhinier shqiptar. Gjithashtu, fajtor për tragjedinë është dhe shteti, i cili nuk ka kontrolluar asnjëherë dhe nuk kontrollon se çfarë firmash vijnë këtu”, nënvizon ai.

2 komente në “Tragjedia në HEC, punëtorët: E paralajmëruar, punojmë në kushte skandaloze”

  1. tani says:

    si ka mundesi aty i dha vulen g99 p….ri veliaj

    1. @tani says:

      Nope! Vulen ja DNA Saluci yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje