Vjedhja e BSH-së, 7 të akuzuarit lihen në burg (VIDEO)

2 Gusht 2014, 15:29Sociale TEMA

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot në mesditë masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 të ndaluarit për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.

Organi i akuzës kërkoi që gjykata të caktojë masën e “arrestit me burg” deri në përfundim të hetimeve për të gjithë të akuzuarit, Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi, Bashkim Xhilaga dhe Kleves Bejtaj.

Për të shtatë Gykata caktoi masën e sigurisë, “arrest me burg”.

Edhe për Klevis Bejtjan, nipin e të dyshuarit kryesor për vjedhjen, është dhënë e njejta masë sigurie, burgim.

Ai është konstatuar si bashkëpunëtor në vjedhje duke mos e kallëzuar krimin.

Ai u kap pasi kamerat e sigurisë kishin filmuar makinën e tij në hyrje të Bankës dhe nga targat e makinës, u bë i mundur identifikimi i tij.

Në total, janë nëntë persona të dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shtetit. Tetë prej tyre janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, kurse i nënti është i afërmi i të dyshuarit kryesor, Ardian Bitrajt.

5 komente në “Vjedhja e BSH-së, 7 të akuzuarit lihen në burg (VIDEO)”

  1. Majakovski says:

    Presim i DHJETI dhe i verteti hajdut te jete FULLANI . Futeni Fullanin mbrenda ne burg bashke me A Bitraj dhe i lini te lire te tjeret e shumta ne arrest shtepie se i kurseni shtetit dhe neve taksapaguesve ca para.

  2. shpatari says:

    amani mos na i lini te merziten respektoni se jan aktoret me te paguar dret cmimit ooskkar albania

  3. koalicioni bardh e zi says:

    Fullani jashte ????
    Kjo eshte Rilindje e vertete !!!

  4. Gert Lena says:

    Çudi si i paska braktisur Gjin Gjoni keta “te mjere”! Apo mos ndoshta e ka rezervuar nderhyrjen per Fullanet ne momentin qe do te perfundojne brenda?

    G. L. Suedi

  5. Kola i Druve says:

    Gjeja me e cuditshme, karshilleku me i madh i fillimit te kesaj ngjarje (super) te radhes eshte ky:
    Diten, qe plasi SKANDALI FINANCIAR I SHEKULLIT (i radhes), me sakte pasditen e vone, ne PLAZHIN E NEOBLLOKMENEVE TE Q E R R E T I T (Kavaje, per ata qe s’kane dijeni per të)zoteri FULLHANGRI dhe, ne krah te djathte te tij gjazetari kokeemendrruar Blendi Fevziu benin bregut te detit ritualin e darkes…vrapin! Sikur ngjarje te kishte ndodhur ne Bregun e Fildishte dhe jo ne Tirane! Dhe, ne mbremje te asaj nate (a ndonje dite me pas), ky antishqiptar, i cili e ka mbushur kupen me IMORALITETIN E OPINIONIT drejtonte opinionin e radhes per…(PA)NDERSHMERINE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje