Policia e Gjirokastrës bllokoi rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm një furgon me 500 kilogramë marijuanë.
Në operacionin e koduar “Periferia” u sekuestruan 10 thasë dhe 10 fuçi me boçe marijuane, si dhe dy armë të tipit “kallashnikov”, me krehra me fishekë.
Mjeti qarkullonte me targa falsë, AA 090 Al dhe u kap në rrugën dytësore Lazarat- Gjirokastër, ndërsa drejtuesi i shpëtoi arrestimit, pasi është larguar nga vendi ngjarjes.
Policia ka identifikuar trafikantin dhe e ka shpallur në kërkim.
Policia ndërmori një operacion të gjerë në muajin qershor në fshatin Lazarat, ku u asgjesuan 71 ton kanabis sativa dhe mbi 135 mijë rrënjë bimësh narkotike.
Deri më tani janë ndaluar dhe arrestuar rreth 40 persona, ndërsa 30 të tjerë, banorë të fshatit, janë shpallur në kërkim.
Nje bravo te madhe policise dhe drejtuesve te saj
LERENI HASHASHIN SHIKONI BANGEN. ,ANGLIA PO DISKUTON LIBERALIZIMIN E HASHASHIT , SHIKONI FULLANET ,NUK NDIHET ASNJE ,KU JANE FSHEHUR DILNI DENANCONI PUBLIKISHT ,POPULL NGRIU VETE SE PO NA SHTYPIN DITEN ME DIELL PO LOZIN ME NE ,ME NDJENJAT TONA
Shume mire mos I lini kriminelet te marin fryme asnje sekonde,
Na zunë mooo, na zunë ! Oooo Dashooo na zunëëë moooo