PD gati koalicion me Dulen dhe OMONIA. Idrizi jashtë koalicionit opozitar (VIDEO)

3 Gusht 2014, 12:17Sociale TEMA

Qëndrimi i mbajtur nga PDIU në lidhje me votën pro reformës territoriale pritet të shoqërohet me një ndryshim të konfiguracionit të opozitës.

Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë për gazetën “TemA” se raportet mes kësaj partie dhe PDIU të drejtuar nga Idrizi tashmë janë në një fazë ngrirjeje, ndërsa mungon plotëssht komukimi mes drejtuesve të dy partive. Kjo situatë ka lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Idrizi në lidhje me reformën territoriale, për të cilën demokratët shprehen se në tryezat e koalicionit opozitar është vendosur qartësisht për një mospjesëmarrje të partive parlamentare opozitare, deri sa mazhoranca PS-LSI të garantonte një proces konsensual dhe të shmangej nga realizimi i një reforme me qëllime elektorale.

E ndërsa për Idrizin duket se dyert e selisë së partisë më të madhe opozitare do të mbyllen, PD duket e gatshme për realizimin e një koalicioni me PBDNJ e Vangjel Dules dhe OMONIA-n, nëse prej tyre do të ketë një dalje nga koalicioni qeveritar.

Fundi i aleancës me Idrizin

Burime nga Partia Demokratike shprehen se aleanca mes kësaj partie dhe PDIU së Idrizit është drejt fundit. Për prishjen e aleancës, demokratët fajësojnë kreun e PDIU-së, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pjesë e listës së deputetëve demokratë, duke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i PD. Kjo u realizua pas një marrëveshjeje që ish-lideri i PD-së Sali Berisha arriti me drejtuesit e disa prej partie në aleancë me të, duke përfshirë në listën shumëemërore të Partisë Demokratike, në vende të sigurta, edhe drejtuesit e këtyre partive.

Por pas qëndrimit të mbajtur nga Idrizi në lidhje me reformën territoriale, për demokratët aleanca me të nuk mund të vazhdojë. Por ky qëndrim duket se ka lidhje vetëm më kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, pasi burimet konfirmojnë se për 4 deputetët e tjerë të PDIU-së Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, do të vijojnë negociatat për ofrimin e tyre me Partinë Demokratike dhe largimin nga PDIU.

Në anën tjetër pritet që me nisjen e sesionit të ri parlamentar deputetët e PD Gjovalin Bzhetaj dhe Alban Zeneli të tërhiqen si pjesë e Grupit Parlamentar të PDIU-së, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtij grupimi, nëse ligjëvëns nga PS apo LSI nuk do të plotësojnë vendet bosh. Në bazë të rregullores së Kuvendit, një grup parlamentar ekziston kur në të bëjnë pjesë mininmalisht 7 deputetë, dhe Grupi Parlamentar i PDIU u formësua si i tillë, pasi dy deputetë nga PD iu bashkuan 5 deputetëve të PDIU-së duke plotësuar numrin e nevojshëm të ligjvënësve.

Burime nga PD shprehen se  nëse nga ligjvënësit e tjerë të PDIU-së do të pranohet ftesa për të qenë pjesë e opozitës, atëherë ato ose mund të krijojnë një grup parlamentar të pavarur në Kuvend, duke plotësuar vendet me ligjvënës demokratë, ose mund të bëhen pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Aleanca e re me PBDNJ dhe OMONIA

Në anën tjetër duket se demokratët nuk kanë asnjë kompleksim për të ofruar në koalicionin opozitar PBDNJ dhe OMONIA-n, nëse prej tyre do të vendoset dalja nga koalicioni qeveritar. Burime nga PD theksojnë se këto subjekte, të cilat kundërshtuan reformën territoriale janë të mirëpritura në koalicionin e drejtuar nga forca më e madhe e opozitës, madje nuk përjashtohet mundësia që të mbështeten kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA në zgjedhjet vendore, në njësi të vecanta vendore.

Vangjel Dule paralajmëroi daljen nga koalicioni qeveritar nëse reforma territoriale do të miratohej pa marrë parasysh propozimet e forcës së tij politike dhe OMONIA, por ishte kjo e fundit që kërkoi kohë në vendimmarrjen përfundimtare në lidhje me vazhdimin ose jo të koalicionit me Aleancën për Shqipërinë Europiane. Nëse partia e drejtuar nga Dule do të dalë nga koalicioni qeveritar, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen edhe nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit, pozicion që është zgjedhur përmes votave të deputetëve të PS dhe LSI.

PBDNJ dhe OMONIA herë pas herë janë shfaqur në aleanca të kundërta, ku në një palë zgjedhje nuk kanë munguar ato me socialistët dhe në zgjedhjet e tjera janë ndërtuar aleanca të pjesshme me demokratët. Në këtë mënyrë, nuk përjashtohet mundësia që partia e drejtuar nga Dule dhe OMONIA të rikthehen në një koalicion me demokratët.

Konfigurimi në Kuvend

Votimi i fundit në Kuvend në lidhje me reformën territoriale konfirmoi 88 vota pro dhe 1 abstenim, votë e cila i përkiste deputetit të LSI-së Vangjel Tavo. Nëse 5 deputetët e PDIU përfundimisht kanë zgjedhur një aleancë të re me koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, atëherë votat që ky koalicion do të ketë në Kuvend janë 89, pa përfshirë këto Vangjel Dulen.

Por si Kryeministri Rama ashtu edhe kreu demokrat Basha duket se llogaritë e tyre nuk i bëjnë me numrin e kartonave që zotërojnë në Kuvend, edhe pse sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me nismat ligjore për reformimin e drejtësisë, ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në deklaratën e fundit publike, Rama u shpreh se mazhoranca qeverisëse nuk ka vetëm 88 vota, aq sa shkuan pro reformës territoriale, por janë 1 milionë votat që kjo mazhorancë fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në anën tjetër kreu demokrat Basha është shprehur se beteja politike me qeverinë nuk ka lidhje me numrin e mandateve në Kuvend, porse opozita do të nisë komunikimin me shqiptarët kundër asaj që demokratët e cilësojnë si keqqeverisje dhe kapje e shtetit nga dyshja Rama-Meta.

24 komente në “PD gati koalicion me Dulen dhe OMONIA. Idrizi jashtë koalicionit opozitar (VIDEO)”

  1. edi says:

    Me ne fund keni gjetur ‘ALEATE’ te forte, RRUMPALLE jeni JU te PD-se dhe RRUMPALLET e tjere bashkoheni….

    1. titan says:

      Shiko se mos harroni Serbin dhe Fazlliqin.
      Keshtu kompletohet koalicioni i mega Mashtrimit.

      1. Arti says:

        Me Omonian do rimarin qeverine ne dore. Kur merret me politike dhe Bollano!!

  2. Aaa says:

    Kta jan palaço njerez, dihet qe PD-ja esht antishqiptare, te japin llogari per krimet qe kan ber

  3. kombi says:

    Shqiperia eshte katandisur ne nje vend te pushtuar nga jugoret komuniste, jevgjitet, vllehet dhe spiunet e malesise. Shqiptaret cdo dite po largohen nga ky vend, ata po e braktisin, politika i shfrytezon keto dhe ben cfare te doje me injorancen e mbetur. Ju te Aleanca kuqezi keni bere iventar sa shqiptar kane mbetur.

  4. Nje i zakonshem says:

    Degjoni ju te PD dhe te omonias:
    Muti mutin do,por tani ju te PD me dekumenta deklaroni se jeni antishqiptare dhe greku tek ju e ka shpresen ,por diheni se SHPATA jone e shqiptarit eshte shume e mprehur dhe kujdes se ja u pret koken siç ka ndodhur HISTORIKISHTE,a me kuptuate more ju pro grek dhe anti shqiptare .Ky mund te jete edhe kualicioni i vertete qe i intereson asfalise greke,Dules,Bullanovskit dhe te gjithe pushtave te tjere.
    Vazhdoni se mire e kini.

    1. sokrates says:

      O i zakonshem i vecante,PBDNJ eshte parti idealiste jo pragmatiste si puna e Cameve.PBDNJ shkon ne opozite jo ne pushtet o koke top,qe te perfitoje per cka thu ti.Ato qe thu ti realizohen ne pushtet,Shif ndyshimin e madh midis PDIU dhe PBDNJ.Camet te pa bese kane qene edhe me greket prandaj i perzune nga greqia dhe pa besine e tyre e tregojne dhe ne politiken shqiptare.Aksioma eshte qe ketyre cameve me duket se ju a beri mire greku qe i perzuri se te njejten fytyre po tregojne dhe ne Shqiperi,Me ca morali do kerkoje kjo Parti(PDIU) te drejtat e cameve kur kjo parti po tregon imoralitetin maximal ne politiken shqiptare??!!!

      1. sokrates says:

        PBDNJ sa per dijeni Sali Berisha e ftoj 3 here ne 2009 per post ministror dhe nuk pranoj por qendroj besnik Edi Rames dhe socialisteve ne mbare shqiperine sepse ka nje moral .Mos fol me per PBDNJ,thjesht kerkesa gjuhesore,sigurie kerkon si pjese integrale e republikes se shqiperise.Perallat tuaja per sherbim ndaj greqise etj etj po te qe keshtu greqia e kish treguar veten duke vendos veton ne BE dhe NATO,por eshte shtet serioz dhe kerkon qe fqinji te jete sa me mire.

  5. dinaku says:

    Ps -ja i njeh te pabeset dhe di si te sillet me ta ,por erdhi koha ta mesoje dhe Pd-ja per institucionin e pabesise.E gjeni dot kete quiz??

  6. Arber says:

    Ju more bir e dhender hajduti, ju vrases I 21 Janarit, ju more pusht dhe hajdut, qe nuk guxon bashkeshortja tuaj te marre neneshtetesin shqiptare, ju qe keni vjedhur aq shume, qe nuk po beni asnje pune si kryetar bashkie, kelysh e zbatim I urdhrave te Saliut, jeni gati te bashkepunoni jo me grekun dhe serbin, po dhe me vete djallin. Vazhdoni te thelloni ndasite krahinore se koken tuaj do te hani.

  7. Ladi says:

    Ashtu si pordha neper breke vjen verdalle.. ashtu dhe dulja plus pd vijne verdalle dhe nuk dine se cfar te bejne.. kete here duket e kane rene me ne fund ne doren e ustait te mire.. po po mos u cudisni njemiljon votat do te shperblehen

  8. Ju per te ardhur ne pushtet,jeni gati te deklaroni se Vorio-Epiri eshte krahine greke,e tja dhuroni Greqise si dhuruat detin. Nuk kini faj se edhe idhulli jua,mbreti I vetshpallur Ahmet Zogu” erdhi ne pushtet me bajonetat Serbe e shiti pjese te teritorit te SHQIPERISE. Mu kujtua nje patut nga drama “Baca I Gjetajve”
    – Arap I zi ,me ke jeni ju?
    – Une jam me te gjithe,me perjashtim te Nacinal Nacional Clirimtares te drejtuar nga komunistet.
    Ju bashkpunoni me te gjithe ,vetem e vetem qe te vini ne pushtet. Me sa fitoi Arapi I zi,aq do fitoni edhe ju pushtet e aq me keq qe e kerkoni pushtetin pikerisht ju qe moret nje million shuplaka nga populli. Ju qe vrat e gjakoset kete popull e mbanit te armatosur deri ne dhembe nje fshat te tere… ja qe edhe atje deshtuat.

  9. shpatar says:

    Ma do medja se Dule dhe Omonja nuk do te bashkohet me Pd.Pozicjoni i tyre varet shume nga te qenurit ne pushtet pamvarsishte se nuk arrijne ti imponojne vullnetin shumices .Largimi i Dules dhe Omonjes nga koalicjoni qeverises do te jete humbje per nje kohe te gjate .Sipas ngjasave Pd ka shume pak shance te hipi ne pushtet gje qe Dules nuk i intereson .Vete kabineti Rama ka ne perberje shume minoritar qe ne nje situate tjeter Dulen dhe Omonjen e nxjerrin jashte loje.
    Levizja e Idrizit eshte nje peshe tjeter qe e detyron Dulen dhe Omonien te mos rreshasin .Jargimi i tyre forcon shume pozitat Came qe eshte dhe pika me e nxehte e mardhenjeve Shqiperi -Greqi.Logjikishte Dule eshte nxituar me deklaratat e tije qe del nga koalicjoni.
    Basha duke ndjekur kursin e Berishes po gabon rende qe mendon se mund te fitoje nga kjo lekundje e koalicjonit .Edhe ata qe nuk kane sado pak kulture politike e kuptojne se prezenca e Dules ne Parlamente eshte nje sjellje e kulturuar e shqiptarve ndaj minoritetit.Per Bashen goditje eshte largimi i Idrizit.Idrizi kurre nuk ka per te mbetur pa deputet. Bile ne zgjedhjet e reja do ta rrisi numrin e deputetve ne Parlament. Eshte nje parti qe do te kete nje konstante me tendence rritje ne zgjedhjet elektorale .Faktikishte Idrizi eshte ne koalicjon .Mos te harojme se dhe me ardhjen e PS -LSI ne pushtet ata nuk i kane humbur kontrollin e shume institucjoneve ne shtetin e sotem .Kalimi i Idrizit ndryshon plotesishte cdo tentative per ta destabilizuar politiken shqiptare edhe nese do te kete manovra si ato te Berisha_Nano.Rama -Meta mbas Shtatorit kane gurin dhe arren ne dore per ti kthyer Shqiperise fytyren e vertet qe duan shqiptaret .

  10. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

    Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,Maqedoni,Mal te Zi dhe ne Lugine te Presheves,shqiptaret bashkohen edhe me djallin (antishqiptaret) per te perfituar poste dhe benefite.Gjithsesi,ne kete “lufte” politike ndershqiptare per poste,perfitojne minoritetet,te cilat i kushtzojne partit shqiptare per interesin e tyre dhe ne dem te interesave shqiptare.Minoriteti grek ne Shqiperi kerkon privilegje unikate ndersa ai serb ne Kosove,boterisht kerkon nga partia ne pushtet,per ta votuar kete,kushte per minoritetin serb edhe ne kundershtim me kushtetuten.Per fat te keq te shqiptarve,shqiptaret qe jane minoritet ne shtetet fqinj nuk e kane kete lux.PD-ja kerkon aleance me Omonien,kur keto dite ne Himaren shqiptare,pas votimin per harten e Shqiperise,ngriti flamurin grek ne kala te Himares,per t’i thene,Rames dhe Bashes se ketu eshte nje shtet ne kete shtetin e juaj te quajtur,Shqiperi.Per çudi,nuk pash as nje reagim te ketyre liderve andaj thash:Po te kishin ngritur çamet flamurin shqiptare si shqiptare autokton,çfare do te benin mazhoranca dhe opozita greke?!Kjo e verteton se lideret ne Shqiperi dhe Kosove,por edhe gjetiu,moto kane postet dhe perfitimet materiale,por kurre kombin dhe atdheun.

  11. Landi says:

    Nese vazhdojme keshtu , vitin tjeter E.Rama ka te humbur me shumice zgjedhjet vendore . I vetmi shpetim eshte qeverisja pa Ilirin . Alenaca PD LSI nuk eshte prishur . Nese nuk e besoni hidhini nje sy admistrates publike ne cdo cep te Shqiperise .

  12. elisabeta says:

    Mjaft u moret me llogaritje se prandaj I beni lemsh punet. Deputetet me keto levizje le ta vrasin mendjen per integritetin e tyre. Mjaft me pazare!

  13. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SI KA MUNDESI QE KETA HAJDUTE DHE KRIMINELE NUK PO DENOHEN ACOMA ,,,,POR VAZHDOJNE ME
    LODRA FJALESH DHE TALLEN NGA MENGJEZI NE DARKE ME SHQIPETARET ,,,,,,

  14. Cami i Grekut says:

    Keta cemerit e felliqur kujtojne se mund te zhysin ne halene e tyre edhe idealet dhe emrin e paster te socialisteve te thjeshte. Idrizi ky hajdut i shkolles se Fatosit fillimisht doli deputet i PS ne Vlore dhe kur ne dolem ne opozite u bashkua me PD. Vodhi sa u dend me parate e njerezve dhe kandidoi ne keto zgjedhje si deputet i PD. Tani qe humbi PD kerkon te kaloje me PS. Nuk e di nese EDIN e ka lene mendja dhe pranon,por kjo do te ishte vetevrasje per PS. Ky cami i pabese duhet bere shembull dhe si tradhetar i gjithkujt mos te pranohet nga askush. Kam bindje se kete do beje EDi RAMA. Sa per camerine e tyre,nese keta plera ju ngjajne baballareve,mire ju a ka bere Greku qe i ka zhdepur ne dru dhe ju ka thene te zhduken nga syte kembet. Rrace e pabese dhe e felliqur.

  15. . says:

    =====================================================================

    “O cope-mishi me dy sy” ….

    Dule eshte vetem nje deputet, kurse PDIU eshte me 5 deputete.

    Maxhoranca do behet me 88-te deputete dhe
    do te arrestojne Ty o hajdut-kriminel i Peshkoppie.

    =====================================================================

  16. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Ti dhe Bab Sal Bisha qe te ka berresuar,

    do te jepni llogari per vjedhjen e Bankes Shqiperise

    nga njerezit e kohes tuaj.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  17. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Ti dhe Bab Sala jot jeni

    pergjegjesit dhe bashkepunetoret e vjedhjes Bankes Shqiperise dhe

    gjithe vjedhjeve makabre ne Shqiperi.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  18. toni says:

    Cami grekut paske probleme me kuptimin e fjales pabesi,pres te me tregosh nje emer politikani te beses ne shqiperi.

  19. . says:

    ===============================================

    Ku i cuat leket e “Hotel Dajtit”
    qe gjoja ja shitet Bankes Shtetit ne bashkepunim me Fullanin ?

    ===============================================

  20. NACIONALISTI says:

    mos kur te vijn ne keto IKU TERRITORI I VENDIT ,sic bon me detin , posht PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje