Kaçi i Zi merr rolin e “Pentitos” tek Kunati

7 Gusht 2014, 21:34Antena TEMA

Kaçi i Zi u thirr nga Kunati. Ky i fundit ishte tek dega e Tiranës pasi po zhvillohen zgjedhjet e degës.

-Ka ardhur dita të aktivizohesh, i tha në telefon. Jemi shumë keq, tha, na duhet të flasim për Ramën. Universitetet na i mbylli, bankën do të na e marrë, CEZ na e mori, avokatët na i hoqi, duhet të bëjmë diçka.

-Mendova se më thirrët për zgjedhjet në Tiranë, tha Kaçi.

-Eja se jemi tek dega e Tiranës, i tha Kunati.

Kaçi pas pak mbërriti para selisë së vjetër të PD-së.

Hyri tek dega e Tiranës dhe pyeti ku është Kunati.

Roja e pa me dyshim

-Ço mor ky socialist që e kam pa në televizor, kërkon Kunatin, tha?

-Ore legen, kujt i thu socialist ti, i tha Kaçi, i nxehur me portierin. Nuk më njeh mua ti?

-Të njof mor burrë, socialist je, i tha roja. Ne jena robtu këtu, ti vje e do me u bë kryetar i Tiranës.

-Shko mor pirdhu, i tha Kaçi, idiot, do të marr dorën ty.

Roja u ndez në fytyrë dhe u mat t’i turrej.

-Mos më fol ashtu mu ti, se të njoh mirë kush je, socialist je, kuqalash je!

-Shko mor ti gabel Tirone, u bëre ti të më gjykosh mua, i tha Kaçi.

Roja ju turr ta qëllonte, por Kaçi hyri në zyrë të Kunatit.

-Ça ka ndodhur, i tha Kunati, kur e pa të skuqur në fytyrë?

-Ishte një legen aty, i tha Kaçi. Donte të provokonte, mendojnë se do bëhem kryetar i PD në njësinë time.

-Hajt mos u mërzit, tha Kunati, se u flas unë.

Hapi derën dhe pa një grumbull njerëzish tek dera.

-Çfarë keni, e pyeti Kunati?

-Kena dëgju që do me u bë kryetar i njësisë pesë, i thanë ata Kunatit. Se lejojmë kurrë.

-Ikni, tha Kunati, se i di unë këto punë. Mos u ngatërroni në punë partie.

Kaçi, që nuk i kishte ikur akoma, inati i shau përsëri.

-Shko mor ti gabel Brake, i tha portierit.

-Mbylle mor gojën ti komunist i qelbët, i tha portieri.

-Ik mor injorant, i tha Kaçi.

-Çdo këtu ti mor kuqalash, i tha roja?

-Po ik mor burrë, se do më detyrosh të bëj skandal, i tha Kaçi

-Ça do bësh ti mor burrë, një pëllëmb burrë, i tha portieri?

Kaçi këtu u tërbua dhe i iku truri!

– Mos më detyro të të çaj kafkën, i tha i tërbuar!

-Shko mor plehër, mor kuqalosh…mor ç’të të them …mor Fullan, i tha portieri.

Aty s’duroi as Kunati. Ju turr rojes deri jashtë derës dhe e pushoi nga puna.

Pastaj u kthye i qetë dhe përgatiti deklaratën për shtyp të Kaçit për krimet e Ramës

5 komente në “Kaçi i Zi merr rolin e “Pentitos” tek Kunati”

  1. Davidi says:

    Roja e selise se PD eshte ish roja e Drejtorise se Pergj te Rrugeve ne kohen e Andi Tomes.

  2. star domate says:

    Kacit kane filluar ti bien floket. Mos eshte marre nga nje vize ne dite?!

  3. petrit zela says:

    Jo zoti kunat,per krimet qe Kaci I zi i beri PD-es qe me themelimin e saj. Dhe ju akoma nuk po bindeni,se humbjen e 23-qershorit e keni peshqesh po prej tij..Vazhdoni ta perkedhelni,si nje njeri te deshiruar te gjetur rrugeve;;;;

  4. ztst says:

    Shume e bukur!Bravo!

  5. Artan plaku tapi kucov says:

    E bukür kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje