Policia e Burrelit ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të minierës së Martaneshit, lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e të martës, ku humbën jetën dy minatorë si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor.
Policia e Burrelit ka arrestuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes pronarin e minierës së kromit, Shemsi Ballabani.
Në prangat e bluve ka rënë edhe drejtuesi teknik i minierës.
Të dy shtetasit akuzohen për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.
Mëngjesin e të martës, në zonën e Fushë- Lopës në Martanesh, humbën jetën dy minatorë nga Komsia e Matit: 30- vjeçari Donald Barçi, baba i një fëmije, dhe 53- vjeçari Xhemal Sela, baba i pesë fëmijëve.
Humbja e jetëve për dy minatorët në galerinë private të Fushë-Lopes në Martanesh i shtohet një bilanci tragjik të aksidenteve të minatorëve, ku numri i të vdekurve shtohet dhe sërish biznesi vdekjeprurës i kromit lulëzon.
A1Report raporton se në zonat e Bulqizës dhe Martaneshit, prej 18 tetorit 2011 deri më 19 gusht 2014, numri i minatorëve arrin në 11 dhe të plagosurve 9.
Mjere ata qe iken, fatkeqesi e madhe dhe ngushellime familjeve per kobin. Ndryshimi midis ketyre sot dhe atyre qe ishin ne 2013, eshte se keta sot I arrestojne sot per show e PR dhe I nxjerr drejtesia nje dite me pas, e keto thone skemi ci bejme. Ata te tjeret e kishin te drejteperdrejte thonin se I kemi tanet e jane me pd keshtu qe jane te pafajshem. E ne fund ky vend eshte ne pike te hallit, te paret ishin arrogante e te pacipe, keta jane arrogante por me lezet, sa te mbyllin gojen se e dine cudia me e madhe 3 dite zgjat. Kjo eshte reale sot, kur te ndryshoje do themi te verteten e do falenderojme me shpirt.ngushellime familjareve e mos falni gjakun,pa drejtesi ky vend nuk behet.
kUSH I KE PRIVATIZUAR KETO MINIERA,, DHE GJEJA E PARE QE DUHET BERE ESHTE RISHTETEZIMI I TYRE.
E çfare se i « arrestuan » ?!
Do ti lirojne prape.
Gjithmone fajin e ka pasur ai qe nuk flet dot, minatori qe aksidentohet me vdekje.
E ku eshte faji i pronarit ketu ?! Ku i gjori leke do. Po nuk nxorri krom, nuk ka leke.
Po kromin nuk do ta nxjerre vete, do ta nxjerrin ata qe kane femijet pa buke, dhe qe per kete shkak ju jane errur syte aq shume, saqe pranojne te punojne si ne mesjete, ku propabiliteti per te dale gjalle nga miniera eshte 50 me 50. As ne lufte nuk e ke propabilitetinkaq te ulet te shpetosh i gjalle pas beteje.
Po tekniku çfare faji ka ?! Ai rrogen do, se edhe ai kerkon te mbaje familjen. Si do ti thote ai pronarit; – ndalo punen se nuk plotesohen kushtet teknike te sigurise ?!
Po rrogen ku do ta marre pastaj, po qe se nuk del kromi ?
As Reparti inspektim-shpetimit minierave nuk ka asnje faj. Kush do inspektoje, drejtori i ri, Rrapush Tola ?! Ka qene deputet i nderuar burre i botes, nuk mund ta ule veten te inspektoje galerite e vdekjes.
As ministria nuk ka faj. A nuk dolen ato ne media dhe thane se i kishin marre masat me se miri. Kryeministri po jo qe jo, nuk ka sesi te kete faj. Ai i ka premtuar minatoreve shume gjera, gojet e liga thone se ka nje marreveshje me shkrim me minatoret, por kane qene llafe fushatash. Cfare faji ka kryeministri pse minatoret i besuan ?! Se mos eshte i pari qe po i genjen !
Keto quhen deme kolaterale.
Nivele te kenaqeshme per Drejtusit ,Firmen.
Ne kto kushte mesjetare te minieres ,nji shifer e tille duhet t’na gezoj !
Mos cfar beni keshtu, e beni per inat te PD ngaqe ata nuk arestonin njeri sa here qe vdisnin kta te mjere.
A e mori vesh kryetari I sindikates se” pavarur ” Gezim Kalaja,se I jane vrare perseri minatore? Ne rastese eshte perseri ne gjume ,mos ja prishni terezine,te shplodhet nga” punet e teperta” e sidomos t’i kaloi ajo vuajtje ne Kohen e sistemit komunist.. .Ose te jete I shplodhur kur ta therres Saliu per beteja te reja.
PO bet mire qe I kini arrestuar,pasi minierat jane bere tmerri I njerezve qe punojne ne to. PO ja “shohim hajrin ” edhe privative,apo shfrytezuesve te popullit. Jemi si ne Kohen e larmadhenise; beu Be, qahajaj qahaja, bujku bujk. Krahasimet bejini vet.