Veliaj, thirrje prindërve: Bëni zgjedhjen e duhur, arsimi profesional ofron më shumë punësim

23 Gusht 2014, 10:48Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u bëri thirrje të shtunën nga Vlora të gjithë prindërve që janë duke menduar shkollimin e përshtatshëm të fëmijëve të tyre, që t’i hedhin sytë nga arsimi profesional.

Sipas ministrit Veliaj, në këtë periudhë regjistrimesh në shkollat e vendit, prindërit kanë mundësi të zgjedhin dhe të bëjnë dallimin midis një diplome dhe një arsimi që ofron punësim të sigurtë.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme industriale “Pavarësia” në Vlorë, pjesë e turit promovues që ai po zhvillon nëpër të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë.

“Arsimi profesional është një arsim që ofron punësim. Punëdhënësi më i madh sot është privati, jo shteti. Privati nuk pyet i kujt je apo për cilën parti ke votuar, por pyet çfarë di të bësh me duart e tua”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se një shkollë e tillë, si shkolla e mesme Industriale “Pavarësia” e Vlorës, është një destinacion ideal për çdo prind, i cili kërkon ta shohë fëmijën e tij të punësuar në fund të procesit arsimor.

“E kemi nisur këtë tur nëpër shkollat tona profesionale, si nevojë për të inkurajuar sa më shumë prindër që t’i drejtohen shkollave profesionale, kur vjen puna tek vendimmarrja për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha ai.

Veliaj shtoi se statistikat kudo në botë, por edhe në Shqipëri, tregojnë se kush ka arsim profesional është më i punësueshëm dhe më i punësuar se sa një kategori tjetër që ka ndjekur gjimnazin e përgjithshëm ose zotëron një diplomë si ato që janë prodhuar me shumicë në tetë vitet e fundit.

Shkolla e mesme industriale “Pavarësia” funksionon që prej 42 vitesh dhe degët që ajo ofron janë: teknologji informacioni dhe komunikimi, elektroteknikë, teknikë ndërtimi, termohidraulikë, mekanikë dhe automobila.

20 komente në “Veliaj, thirrje prindërve: Bëni zgjedhjen e duhur, arsimi profesional ofron më shumë punësim”

  1. webapp says:

    si guxon ky te ofendoje nje popull juristash…

    1. JULI says:

      nje popull dijetar moreeeee nje popull dijetar! Eri shpeto sa te mundesh nga milionat e familjeve qe harxhojne neper uni private e perpiqu qe te fusesh sa me shume ne keto pune qe japin buke!

  2. Femra me gjoks te madh says:

    ka shume te drejte arsimi profesional eshte zgjidhja….e kam nga eksperienca http://bit.do/Berisha-human

  3. xixa says:

    mir o velia ne prinderit a duhet te pyesim femijet se ne cfar shkolle a profesion done apo te bejme ne mendjen tone cfar na thua ti se ne nuk po e kuptojme a kuptojne se jemi dhe te pa te ardhuna

  4. Egi says:

    Dava beratsi, kastravec, beni si them une jo si bej une….

  5. ??????? says:

    ore ministre koqe po ti hap pune per baballaret profesioniste qe po rrine gjithe diten rrugeve kot neper kafe, se elektriciste e mekanike e saldatore e hidraulike ke me kova qe s`po kane leke te ushqejne keta cilimijte qe zotrote po ja udhezon ti cojne ne shkolla profesionale .
    je bere zotrote tamam “mali digjet e kurva krihet “.

    1. webapp says:

      kta me kova jane te gjitha ustallaret ne shqiperi qe ste mbarojne dot nje pune ne menyre te sakte, nga ai qe meret me makina, ai qe lyen shtron pllaka etj, dhe kjo rrjedh nga mungesa e kualifikimit profesional, pasi te gjithe jane tip “mjekesh popullore” qe i din te gjitha dhe asnje pune sdine te bejne te sakte.

      te gjesh nje profesionist per x pune ne shqiperi eshte shume e veshtire per momentin, madje ata qe jane vertet te aferte nuk u del koha te rrine rrugeve ose kafeve sic pretendon ti , kafeve ke kta pseudo-zanatcij qe si afron kush per pune se dine cfare ofrojne

      1. mullixhiu says:

        jane me diplome juridik…
        ? ? ?

  6. shkodrani(austri) says:

    TE GJITHE BOTA E QYTETERUAR I JEP NJE PARESI ARSIMIMIT PROVESJONAL; PRANDEJ KETU KRAHAS ARSIMIT TE LART ECEN PARELESHT EDHE ARSIMI PROFESJONAL I CILI NE NJE SHOQERI MODERNE ESHTE I DOMOSDOSHEM DHE PSE JO NGANJEHER EDHE ME SHUME FITIM PRUES SA I NJE MESUESI APO I NJE NEPUNESI TE KETIJ RANGU

  7. shkodrani(austri) says:

    NUK PO ME PLAS PER Velin aüpo per Ramen por keshtu duhet te behen gjerat per te ece me perpara shoqerija se boll ma u bane tane avokat e ekonomista .

  8. niko says:

    Ote bejme o miq,duhet ti durojme. Por per sa kohe akoma.

  9. lili says:

    Shume mire e ka ministri. Bile edhe jashte me nje kualifikim professional bien Pune ma mire.

  10. Kris says:

    Mire e ka por thirrja nuk u drejtohet prinderve por femijve se ndryshe shkelen te drejtat dhe enderat e tyre.Hapni shkolla profesionale dhe kompanite e ndertimit,Keshi apofasonet te hap in kursejne te licensuara per punonjesit e tyre.

  11. realisti says:

    Ne kete artikull ngrihet problemi i zgjedhjes se lloit te shkolles. Por perpara se te zgjedhim duhet te marim ne konsiderate a e kemi mundesine financiare per te zgjedhur. P.sh. ne tirane shkolla profesionale (ish Poloteknikumi) eshte bere shume e kushtueshme. per ato cmime qe ka nuk eshte per hallexhinjte. Ka ne Tirane kurse te ndryshme profesionale te gjitha me pagese. E si mund te zgjedhesh nje shkolle te caktuar te paguash edhe nje thes me para dhe nuk te garanton kush pune per profesonin e zgjedhur. Me kujtohet njeherenjekohe kur mbaroje shkollen dy vjecare ose kater vjecare per tornitor apo per elektricist apo per mekanik apo per marangoz punen ne profesion e kishe te siguruar. Prpjekja behej per nje vend te rehatshem por profesioni nuk diskutohej. Nese z.Veilaj do te beje dicka le te hapi kurse dhe shkolla profesionale publike(pa pagese nga ana e nxenesit)si fillim. Pastaj te nreje cilesine e ketije shkollimi frofesionel. Psi te kete bere keo do te shikoje qe prinderit dhe nxenesit do te dine te zgjedhin pa i keshilluar kush

  12. Erald says:

    Erion Veliaj – ekspert punesimi!

    Po ky dhe miqte e tij, cfare shkolla profesionale ndoqen per tu bere brenda pak vitesh milioner?

  13. Mashtruesi says:

    Nuk i duroj dot me keta plerat e qeverise,me zor cpres te vijne zgjedhjet. Ky hajduti Veliaj qe shtiret ne te gjitha deklaratat e tija eshte duke ‘menaxhuar’ para te madhe,ben mire te ruaje ca per avokatet se me siguri do kalbet burgjeve.

  14. A says:

    ERION VELIAJ, eshte e vertete se punedhenesi me i madh sot eshte privati dhe jo shteti jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote.
    Gjate fushates zgjedhore qe fituat me date 23 QERSHOR 2013, si EDI RAMA dhe ti ERJON VELIA deklaruat se sa te vime ne ne pozite, ne fuqi dhe ne qeveri per 4(KATER) vjet do te hapim 300.000 vende pune. Ku tani ne muajin shtator te ketij viti 2014, viti i PARE i qeverisjes i bie qe te keni hapur 75.000 vende pune??!!
    Tani na thoni se vendet e punes i hapen privati dhe jo qeveria. Pra, del qe ju keni mashtruar dhe genjyer individin, familjet, shoqerine dhe popullin shqiptar se ju e paskeni patur te qarte se nuk do te hapnit kokerr vendi pune.
    Do te thote ndonjeri po PARTIA DEMOKRATIKE kur ISHTE ne pozite, ne fuqi dhe ne qeveri me Kryeminister mashtruesin tjeter SALI BERISHA, cfare beri, hapi vende pune??!! Edhe ky si demagog dhe mashtrues kalibri tha qe per 8(TETE) vjet do te hapi 250.000 vende pune dhe i bie qe per cdo vit te hepeshin 31.250 vende pune dhe ky nuk hapi kokerr vende pune deri ne fund te mandatit te DYTE. Pra, deri ketu kemi 2(DY) PARTI POLITIKE qe MASHTROJNE qe flasin non stop kodra mbas bregut. Vetem nje gje e kane te sakte, te qarte dhe jane bere specialista vetem qe te mbushin pa hesap me pare, me pasuri dhe priviligje vehten, familjen dhe klanin e tyre mafioz. Rasti me tipik eshte deri dhe vjedhja e THESARIT TE SHTETIT nga Governatori i Bankes Shqiptare ARDIAN FULLHAJNI.
    Sa per arsimin, shkollen ju politika shqiptare u bene 24 vjet qe nuk keni asnje platforme dhe program zhvillimi, por vetem reforma pa filluar ju kane deshtuar sepse nuk keni mendjen per ti bere reale, te sukseshme dhe frytedhenese per mbare moshen e re qe puna e saj eshte shkollimi dhe arsimimi me i mire qe kur ta mbarojne te kene sa me te lehte hapjen e dyerve per pune.
    Duhet thene edhe kjo tjetra se me Teorine e Shockut dhe Ekonomine Zero qe ju vuat ne praktike ju shkaterruat te gjitha Kombinatet, Uzinat, Fabrikat, Institucionet dhe Ndermarrjet pa asnje studim. Prandaj sot nuk ka vende pune ku ti cosh dhe ti sistemosh rinine shqiptare. Me FASON qe trumbetoni nuk ka zhvillim sepse nuk punon njeri me 150.000 lek te vjetra ne muaj = 150 USD ne muaj sepse nuk del per te bere asgje me koston e jetes qe eshte ne Shqiperi.
    Ju politika shqiptare e te DYJA KRAHEVE trumbetuat me te madhe hapjen e Shkollave te Larta, Universiteteve, vend dhe pa vend, nje dege universiteti qe u bente ose u kryente per 3(TRE) vjet e bete 5(PESE) vjet duke shtuar si vitet dhe lende studimore vend dhe pa vend kur nuk hyjne ne pune. Kjo eshte bere vetem per te shtyre moshen e rinise te shkolluar per te dale ose hyre ne pune. Tani, jeni perpara nje fakti te kryer qe gjithe ky kontigjent qe gatuat ju, si “gjelle” kerkon vende pune. Si do ta zgjidhni eshte puna e juaj, s’kam ndermend te lodh mendjen per ju “PA PARE” dhe “GRATIS”.
    Kurse, tani hidhni versionin e hapjes se Shkollave te mesme teknike ose profesionale sepse me keto lloj shkollash gjen pune??!! Ku, si, ku ka, ku jane paskesaj vendet e punes??!!
    Si perfundim, si PARTIA DEMOKRATIKE qe ka ndenjur ne pushtet 13-te vjet dhe PARTIA SOCIALISTE qe ka ndenjur 8(TETE)vjet ne pushtet + 1(NJ) vit qe ka ne pushtet = 9(NENTE) VJET ne pushtet, kane bere vetem demagogji politike dhe mashtrues kalibri. Tung.

  15. fredi guri says:

    femijve te vet arsim professional do I japi ky 99

  16. bariu says:

    PO PSE MOR VELI…, NUK I COJNE SOCIALISTET FEMIJET E TYRE NE SHKOLLA PROFESIONALE,…. SIC THUA TI POR I COJNE NE UNIVERSITETET ME TE MIRA JASHTE VENDIT,A E SHPJEGON DOT AJO MENDJA JOTE E HOLLE KETE.

  17. Kendveshtrim tjeter says:

    Thirrja eshte shume e sakte,por qe problemit ti shkohet deri ne fund,duhet bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Sportet.
    Ne shkollat profesionale duhet te behen ndryshime ne strukturen e lendeve mesimore.Kur flsim per saldator,marangos etj,nuk duhet ti kerkojme ketyre nxenesve, provim ne lenden e matematikes.Matematika apo disa lende te tjera duhet te jene lende dytesore,jo ti mbetin keta nxenes ne mature.
    Rregjistrimet e nxenesve me note mesatare 6-te,detyrimisht duhet te behen ne shkollat profesionale.Mbingarkesa qe krijohet ne shkollat e mesme te pergjithshme,me nxenes te te gjitha niveleve,duhet te mos bejne rregjistrime pa kufi.
    Lendet mesimore si informatike,elektrnik dhe te tjera me karakter profesional,duhet te hiqen nga programet e shkolave te mesme te pergjithshme,per ti kaluar vetem tek ato profesionale.
    Bashkepunimi midis dy ministrive do ti sherbej me mire punes ne shkollat e mesme profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje