Arrestohet një 20- vjeçar nga Lazarati/ Iu gjet në celular një video duke qëlluar mbi policinë me mitraloz

24 Gusht 2014, 10:27Politika TEMA

Një 20 -vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë, pasi bënte pjesë në grupin e personave që qëlluan me armë ndaj policisë gjatë operacionit anti- kanabis.

I riu Juxhin Boçia u kap në një lokal në Kordhocë dhe në momentin e arrestimit iu gjet një laptop, një server i kamerave dhe një celular, në të cilin u gjetën video ku shfaqej Juxhin Bocia dhe A. Aliko që qëllonin me mitraloz efektivët.

Sipas policisë së Gjirokastrës, në lokalin ku u arrestuar Boçia u gjetën edhe 2 pistoleta me silenciator.

Fillimisht prokuroria e kishte lënë Juxhin Boçinë me detyrim paraqitje, por me gjetjen e provave të reja, çështja e 20- vjeçarit kaloi te Krimet e Rënda.

Ndërkohë A. Aliko është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij.

4 komente në “Arrestohet një 20- vjeçar nga Lazarati/ Iu gjet në celular një video duke qëlluar mbi policinë me mitraloz”

  1. vloraku says:

    Po ky paska qene ekzemplar. Ja paska siguruar provat hetuesise me deshiren e tij. Te lumte dora e madhe dhe celulari i vogel.Te ma gezosh.

  2. tani.deutschland says:

    Hallall o trim

  3. gentian says:

    rambo plera na filmoke dhe veten, tashi burg dhe vetem burge, plera!!

  4. Al says:

    Tia lejojne celularin edhe ne burg qe te filmoje veten duke nxjerre tym nga marmita..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje