Shërbimi i urgjencës mjekësore/Qeveria përcakton mënyrën e funksionimit dhe rregullatQeveria miraton p/ligjin për shërbimin e urgjencës mjekësore. Sipas relacionit që i bashkangjitet draftit që do të diskutohet dhe miratohet nga Kuvendi, ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nëpërmjet rregullimit të shërbimit të urgjencës mjekësore.
Ai përcakton parimet kryesore, rregullat e organizimit, mënyrën e funksionimit e të financimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Republikën e Shqipërisë.
Sipas draftit, shërbimi i urgjencës mjekësore udhëhiqet në bazë të parimeve të mëposhtme:
a) Respektimi i të drejtave të pacientëve sipas legjislacionit në fuqi.
b) Shërbimi i garantuar falas i urgjencës mjekësore në kohën e duhur për shtetasit që konsiderohen në gjendje rrezikshmërie të lartë jetësore, sipas protokolleve të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
c) Ofrimi i shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm në Shqipëri dhe për çdo shtetas shqiptar ose të huaj me banim të përkohshëm ose që është duke kaluar në territorin e Shqipërisë.
ç) Barazia në përfitimin e shërbimit të urgjencës mjekësore pa asnjë diskriminim për shkak të racës, gjinisë, orientimit seksual, besimit fetar, kombësisë, origjinës shoqërore, gjendjes ekonomike ose të mospëlqimeve personale.
d) Ndërthurja e veprimeve të emergjencës mjekësore me të gjitha emergjencat e tjera kombëtare (zjarrfikës, polici).
Organizimi i shërbimit të urgjencës mjekësore
Shërbimi i urgjencës mjekësore është pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor, i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor. Shërbimi i urgjencës mjekësore organizohet dhe ofrohet në nivel:
a) parësor;
b) spitalor;
c) spitalor universitar;
ç) spitali universitar të traumës.
Në të gjitha nivelet e shërbimit të urgjencës mjekësore duhet të ofrohet shërbim me standarde të përcaktuara, sipas të cilave sigurohen infrastruktura fizike, barnat dhe pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi.
Shërbimi i urgjencës mjekësore në strukturat shëndetësore private zbaton standardet shëndetësore të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Ngritja e shërbimit të urgjencës në strukturat private bëhet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi për licencimin. Të gjitha shërbimet e urgjencës mjekësore në strukturat private raportojnë periodikisht pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore bazuar në kërkesat e Regjistrit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Të gjitha shërbimet e urgjencës mjekësore në strukturat private, në rastet e emergjencave civile, bashkëpunojnë me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë për zbatimin e Planit Kombëtar të Emergjencave Shëndetësore.
Përgjegjësitë e shërbimit të urgjencës mjekësore
Shërbimi i urgjencës mjekësore është përgjegjës për:
a) ofrimin e cilësisë më të lartë të shërbimit në kujdesin parësor, spitalor, trajtimin dhe transportin me autoambulancë për në urgjencën spitalore;
b) ofrimin e ndihmës së parë për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore;
c) sigurimin e kujdesit mjekësor të specializuar për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore;
ç) sigurimin e ndihmës së parë dhe kujdesit mjekësor të specializuar në raste të emergjencave shëndetësore dhe civile;
d) sigurimin e transportit tokësor, ajror dhe ujor të përshtatshëm për shpëtimin e jetës, ofrimin e kujdesit shëndetësor në kushtet e urgjencës mjekësore dhe transferimin në strukturat e specializuara;
dh) sigurimin e ndihmës së specializuar mjekësore në kushtet e urgjencës mjekësore.
Shërbimi i urgjencës mjekësore në kujdesin parësor
Shërbimi i urgjencës mjekësore në kujdesin parësor organizohet në qendrat shëndetësore.
Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton hartën e shpërndarjes, standardet e infrastrukturës ndërtimore, pajisjeve mjekësore dhe të burimeve njerëzore të shërbimit të urgjencës në kujdesin parësor. Autoritetet e pushtetit vendor në bashkëpunim me strukturat lokale të shëndetësisë janë përgjegjëse për zhvillimin e veprimtarisë së shërbimit të urgjencës në kujdesin parësor për zonën që mbulojnë.
Veprimtaria themelore e shërbimit të urgjencës mjekësore në kujdesin parësor ka të bëjë me:
a) përgjigjen e shpejtë në thirrje;
b) dhënien e ndihmës së parë;
c) trajtimin e pacientëve në gjendje më të rëndë;
ç) trajtimin e pacientëve në vendin e ngjarjes.
Shërbimi i urgjencës spitalore
Shërbimi i urgjencës spitalore përbëhet nga rrjeti i shërbimeve të urgjencës në spitalet rajonale dhe universitare, si dhe nga rrjeti i shërbimeve të urgjencës 24-orëshe në spitalet bashkiake. Një spital rajonal dhe një spital universitar duhet të organizojë shërbimin e urgjencës spitalore. Për të funksionuar shërbimi i urgjencës spitalore, spitali rajonal ose universitar duhet të ketë në përbërje këto specialitete:
a) Mjekësi interne.
b) Kirurgji të përgjithshme.
c) Pediatri.
ç) Ortopedi.
d) Laborator.
dh) Imazheri.
e) Anestezi-reanimacion.
Shërbimi i urgjencës spitalore siguron ekzaminim të hollësishëm mjekësor të të gjithë personave që paraqiten në gjendje emergjente sipas protokolleve përkatëse, stabilizimin e tyre të plotë brenda mundësive dhe kapaciteteve të institucionit, si dhe transferimin në spitalin përkatës apo në shërbimin e urgjencës spitalore universitare. Shërbimi i urgjencës spitalore zbaton protokollin standard të urgjencës mjekësore, të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Ky protokoll përcakton se çdo shërbim i urgjencës spitalore duhet të ketë kapacitetin të përballojë mesatarisht 50 pacientë në ditë. Përcaktimi i nevojave të shërbimit të urgjencës spitalore bëhet në varësi të:
a) popullatës që mbulon;
b) faktorëve demografikë;
c) numrit të pacientëve të asistuar në ditë;
ç) distancës midis shërbimeve.
Shërbimi i urgjencës spitalore në një institucion spitalor duhet të presë të gjitha rastet mjekësore dhe kirurgjikale të referuara nga njësia e koordinimit të urgjencave ose të vetëreferuara. Për rastet e vetëreferuara pas ofrimit të ndihmës mjekësore të raportohet pranë njësisë së koordinimit të urgjencave.
Qeveria duhet te shtoje kontigjentin e makinave te ambulaces.Gjithesej jane
5 makina .
Te beje dhe ca tendera Beqja se nuk po ngopet me leket
Shisni kompiuterat e parlamentit, makinat e deputetve, dhe blini nga 3 ambulanca per spital.
Po per ata qe punojne si sherbetore te popullit ne keto urgjenca nuk thuhet as edhe nje fjale.Mungesa e sindikates njeanshmeria e urdherit te mjekut jane faktore diskriminues karshi ketyre sherbetoreve.
po more urgjencen ne tel:per ambulance me te ardhe ne ndihme te thote doktori hipi gomarit dhe ec ne spital po pate…ose vdis…dhe ambulancat jane per te semuret se me taksat e popullit blehen dhe ju futet nafte dhe jo me dergu doktorat femijet e tyre ne shkolle dhe gruan ne pune keshtu i shikon auto-ambulancat dhe makinat e policise.
Qeveria duhet te ndaloje korrupsionin se po u merr jeten pacienteve.
Vetem ne Shqiperi kam pare bluzat e bardha abuzojne me pacientet me kancer,….
Ne mbar boten pacientet me kancer ndihmohen nga charity te ndryshme qe tu jemi prane ketyre njerzve dhe tua bejme jeten same normale
Kurse ne Shqiperi Doktoresha e kimo Terapise ne QSUT ne Tirane nuk te jep receten per ilace,… gjoja nuk ka,….arsyja duan leke dhe shume bile
Ka dhe konkurrence mes doktoreshave per te pasur sa me shum pacient,…o jeten o kuleten behet fjale miliona ne dit
Po nuk u dhe leke ato do te shtyn kimo terrapin ndonje dite tjeter dhe keshtu me rradhe ,….qe me dokorature nuk eshte e rekomandueshme nje gje e tille per arsyje kimo terapia humb efektivitetin dhe perkeqeson pacientin
Sapo tu nxjerresh 50 mij lekshin rreceta gati,….rreceta gati po tani vazhdon sfida tjeter te fermacia e Spitalit : ,..te thon nuk kemi direct arsyja jane ilace te shtrejnta dhe vine me pakice,…..Por zotrinj komentues duhet te kuptojme ne Shqiperi nje personi te semur me kancer i hapet kartela qe do te thote kur porositen ilacet nga jashte nuk ka se si pacienti me kartele mos kete ilcet qe i mbajne jeten gjalle
ato kur porositen,…. porositen per te gjithe keto pacient jo vetem per disa
Atehere mbete te kapessh doktorin qe te ka persiper kurim e pacientit dhe i jep nje 100 mij leksh qe te te ndihmoj,… opaaaaaaaaa ilacet u gjeten ne te njeten Fermaci qe te thane nuk kemi,…Doktori per te te ven ne pozit te veshtire per kete marrje leku ne menyr sistematike edhe pse e paguajte te thot : ,…keto ilace kushtojne behet fjale me 400 700 euro
por gjithsesi keto paguhen nga shteti ose ndonje fondacion qe vjen per keta pacient me semundje te rende.
Tani pacienti para se te beje kimo terapine duhet bej ilace lehtesimi nga qe keto ilace jane te renda dhe kane pasoje te keqija po nuk u ndihmua me i ilacet ndihmese
Tani futet infermjerja ajo ilacet lehtesuse ti ben vetem po i dhe nje 50 mijleskesh ose perndryshe do perpallet me pasojat qe kimo terapia do te jape,…..qe zotrinj komentues dhe gazetar mos pafshi kend ne ate gjendje eshte tmerruse
Pra dua te them te semuret me kancer duht te perballen cdo tre jave me keta monstra apo katila apo te pa shpirt nuk di se ca epiteti tu ve
Shuma 200 mij leke eshte normale cdo tre jave disa here varion dhe me shume pershembull 300 400
kto leke i duan ne menyre sistematike,..dikush mund te thoje po pse nuke e denocon ,….u betohem para Zotit qe e kam denoncuar,….i kam marr ne tel Ministrin e Shendetsise dhe nuk te linin me folur per situaten te thonin mer antikorrupsionin
OK ma jep numrin i thoja ,na merrr mbas disa oresh se jane ne mbledhje,…po ca nuk ekziston kush atje qe te marr problemet qe has populli ai institucion duhet te jete ne gadishmeri ,…i thoja ,…perfundimisht nuk ma dhane numrin
Pastaj me thane ke email ne Website dergoje aty shqetesimin tend,… e bera
po ashtu ja dergova dhe Piktor Rames ,…se i ka zgjidh gjith hallet tjera dhe piktura kishte mbet mangut ne kryeministri zotit Rama.
Si perfundim korrupsioni vazhdon,…ca vdesin ,..ca shtyjn naj dit
E dini se ca ndryshimi kishte bere ministri Beqaj ,…ilacet e shtrejnta do te mbahen ne fermacine e Spitalit per Siguriiiiiiiiiii
Se po te jene ne duart e privatit atehere ky zinxhir i bluzave te bardha nuk mund me vjedh per dite ,……kurse keshtu atyre u shkon rroga ne dite per person ja ti bejme llogarite
Doktoresha e recetes 50 mij minimum per person,….tani ajo shikon te pakten 40 ne dite ndoshta me shume se leku te ben te besh dhe 100 ne dite po te themi 40 shumzim 50 mij lek = 2 milon te vjetra ne dite fito doktoresha vetem konsultim i analizave dhe receten qe te jep per kimo terapi. pastaj vazhdojne hallkat tjera infermjerja ,…doktori dy fish
Pra rroga e shteti 400 apo 500 ne muaj eshte me ble kruajtse dhemesh per Doktor apo doktoresha apo infermjere te ketij kalibri qe ka Shqiperia.
Shteti me mire te pranoj korrupsionin dhe ti lere te ven cmimet e veta sipas cefit
Te pakten do ket konkurenc dhe ndoshta dhe pagesa do jete me e ulet ,…
Se saper sherbim falas apo ilace falas per te semuret me kancer nuk ekziston ,……ndoshta edhe me i shtrejnte se private.
Dhe jeten ua vene ne rrezik me lojrat qe bejne per te grabitur parat
Ligjet jane fjale boshe, duhen veprime konkrete dhe te pergjegjeshme ne ndihme te qytetarit.
Ministri i Shendetesise eshte PERFAQSUESI me diskreditues i kesaj Qeverie, ai duhet hequr nje ore e me pare.Premtimi per shendetesi falas eshte nje tullumbace.
Me duket se behet fjale per spitalin qendror te Tiranes qe ka 5 makina.
Qe ne Kabul ka 10 fishin kjo nuk ka diskutim dhe per ne eshte nje turp mesjetar te cilin duhet ta mbaje politika jone çkombtarizuse.
K/ministri te beje te pamunduren,tju heqe kokave te borgjezise qe drejtojne institucione nga nje makine dhe tja akordoje spitaleve,dhe kjo mund te quhet ndihme direkte e popullsise ne nevoje per ndihme mjekesore.( per shembull ore)
Ka ikur koha e pallavrave duhet pune konktere,çfar mund te beje spitali Nene Tereza me 5 makina kur dihet se ne Tiranen Saliane jetojne nje miljone fryme,kesaj shtoje edhe prurjet nga rrethet dhe shikojeni vete se ku jemi me kete sherbim te quajtur mjekesor humanitar.
Me vjen per te dhene kujen kur ne Tirane nuk shikon asnje korsi rruge per emergjencat por shikon vetem makina te markes se fundit duke bere gara para spitalit per ti thene popullit fukara mbylleni gojen se ketu jemi ne dhe jo ju qe ju marrim voten kur te duame dhe si te duame.
Mos valle kjo eshte demokracia Saliano shqipetare?????
Kemi pare nga afer te drejtat dhe detyrat e bashkise se Tiranes dhe ato nuk kane te bejne fare more po e thekesojme fare me ate per te cilen eshte ngritur bashkia.Pa le nje Lulezim i thoshin qe ka marre me force drejtimin e kesaj bashkie nuk gjendesh fare per tre dite te javes ne pune por rrugeve degjonim se shkuaka ne Hollande per te nderruare stilin,se ç ishte kjo nuk e morem veshe fare,ikem duke thene mjere moj shqiperi ne dore te kujt ke rene,mjere moj Tirane kush po te drejton.