Nxënësit që duan të studiojnë për bujqësi, kulinari apo se si menaxhohet një biznes në këto fusha, zgjedhja e duhur do të ishte shkolla e re e mesme profesionale “At Gjon Fausti” në Zadrimë.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e shkollës që do të hapë për herë të parë dyert në 15 shtator, e cila vjen si një bashkëpunim midis MMSR-së, Ipeshkvisë Sapa dhe shoqërisë së bashkëpunimit bujqësor Sapa-Zadrima.
Ministri Veliaj vlerësoi se shkolla bujqësore profesionale është një shkollë elitare, e cila synon të ndihmojë sipërmarrjen e Zadrimës me profesionistë të vërtetë në fushën e bujqësisë, kulinarisë dhe agroturizëm. Sipas tij, ka ardhur koha që arsimi profesional të rilindë në funksion të kërkesës së tregut të punës dhe sipërmarrjeve.
“Kjo shkollë është një shembull i mirë për prindërit që duan të investojnë për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ajo nuk është një shkollë ‘shumë e për lumë’, por do t’i ngjajë shkollës austriake elitare në Tiranë, ku do të pranojmë një numër të kufizuar nxënësish me mesatare të lartë, pasi duam t’i kthejmë lavdinë e dikurshme arsimit profesional”, deklaroi Veliaj, duke nënvizuar se shkolla “At Gjon Fausti” do të përgatisë menaxherët e ardhshëm të agrobiznesit.
Ai vuri në dukje se, gjatë këtij viti shkollor, do t’i jepet fund kulturës së të bërit mësim vetëm në klasa të mbyllura.
“Tridhjetë përqind të kohës së mësimit, nxënësit do ta kalojnë pranë një biznesi në fushën përkatëse, ndërsa mësuesi do ta ndjekë gjatë praktikës në vendin e punës. Kështu, do të imitojmë suksesin e shkollave profesionale në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, tha ministri Veliaj.
Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh u kënaqur që Bordi i shkollës bujqësore “At Gjon Fausti” ka në përbërjen e tij drejtues bankash dhe bizneseve të zonës, çka siguron që asnjë nxënës të mos mbetet pa bërë praktikën mësimore. Ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve që janë financuar nga buxheti i shtetit për investime në fusha të ndryshme, që të hapin dyert e biznesit të tyre për të mirëpritur nxënësit praktikantë të shkollave profesionale në të gjithë vendin.
Fillimi i mbare gjysma e punes thote populli. Le te shpresojme. Sa per dijeni, ketu ne Zvicer nje person qe meson per elektricist shkon kater dite ne jave ne nje firme elektrike ku punon si te gjithe te tjeret dhe VETEM nje dite ( pra vetem 20% ) ne shkolle. Nuk arrij te kuptoj se pse duhet te perdoren shprehje budallaqe si “shkolle elitare etj.” Ku e kane gjetur politikanet tane kete fjalor “budallenjsh”. Faktet flasin me ze me te larte se fjalet. Te kesh nje “shkolle elitare ” duhet te kesh me dhjetra vite eksperience dhe leke, leke, leke. Cfare lekesh, arka e shtetit eshte bosh.
M.gj.ate mendoj se ky eshte nje fillim i mire. Konfuzi ka thene : “Cdo udhetim i gjate fillon me hapin e pare.” Suksese ne pune.
Enderat nuk do na shuhen,por shume prej tyre
po realizohen dhe te tjera jane duke u menduar.
Suksese! Suksese dhe te pandaleshme.Shqiperia
po behet.Enderat po kthehen ne realitete.Rinia po
dine se ku te vershoi.Te gjitha Dyert jane hapur.
Vetem deshira te kene.Dhe i jepni seriozitet te ardhmes.
Mos e bjerrni adolishencen dhe Rinine ashtu kot.
Neser do shijoni c,kini mbjelle.Kotesia,kotesi te jep.
Shkolla te sigurone Jete.Bejeni Shkollen enderen tuaj.
Ajo le te jete gjumi juaj.Kur shkone ne te,do shohesh
se sa ndryshon.Behesh tjeter njeri.Shume me i mire madje
ke per ti thene vetes: Tani kam filluar ta dua me te vertete Jeten!
Dhe nga ketu nisin te tjera endera edhe me te bukura.
Atehere Suksese juve te rinjeve por edhe Stafit tuaj.
Paci fat dhe kemben e mbare.ju pershendes xha koli.
Ky Minister pergjigjet edhe per arsimin!!!ore po ky me arsim te mesem per vete edhe nuk pritet!!!po te kish mbaruar universitet kushedi sa shtete do ishim futur ne lufte per ta blere Erionin!!!
Bravo …..ja cfare i ka munguar ketij vendi …shkollat e mesme profesionale ,jane ruga e duhur per te ecur perpara ,bravo Lezha
Te gjithe qe do te mbarojne kete shkolle do te bejen kerkese per tu pranuar polici………
Shqiperine mund ta shpetojne dy dege (apo dy zhvillime):BUJQESIA DREJTESIA.Po nuk u vune keto si prioritete ne do te vuajme me shume sec kemi vuajtur deri tani.Kur Hollanda ja dedikon edhe sot e kesaj dite mireqenjen bujqesise,po ne me cfare do hecim perpara me fasone apo me televizione?Bravo z>Veliaj.
Mezi po presim qe rilindesit te dergojne edhe femijet e tyre elitare ne keto shkolla ne menyre qe te japin shembullin e mire.
Ne lidhje me shkollat e mesme te karakterit profesional dhe bujqesor duhet falenderuar prej kohesh kleriku katolik me origjine nga Italia nga rajoni i Lombardise Don ANTONIA SHARRA, i cili ka vdekur perpara do kohet, i cili mundesoj hapjen e tyre ne zonen e Fishtes te Zadrimes (Lezhe-Shkoder).
Me keto zanate dhe profesione merren te gjithe si meshkujt dhe femrat krah per krah njeri tjetrit duke i dhene zhvillim dhe begati zones. Duke futur frymen e punes se Italise se Veriut te zhvilluar, ku dhjetra persona nga kjo zone ky klerik ka derguar, edhe me vite, neper kurse dhe specializime ne Italine e Veriut, si per shembull per qeramike dhe vinokulture. Pra nuk eshte merite e ndonje partie ose politike e kujdo krahu. Politika shqiptare dhe pushtetaret shqiptar kane vetem shume pak pune, por fjale me shumice pa asnje bereqet. Me shumice kane vetem grabitjen, vjedhjen, shperdorimin, korrupsionin dhe rasti me flagrant eshte vjedhja e Bankes se Popullit dhe Shtetit Shqiptar e pavarur nga populli shqiptar nga governatori i saj Don ARDIAN FULLHAJNI. Ku asnje krah i politikes shqiptare nuk po reagon dhe bejne sikur nuk ka ndodhur asgje. Ne lidhje me kete nga keto politikan ose pushtetar eshte “mire” te “hapen” shkolla profesionale si te vjedhim te gjithe, site te grabisim te gjithe, si te bejme korupsion te gjithe. Jo vetem nje grupim i vogel maskarenjesh, njeri me horr se tjetri, gjersa ti nxjerrim ne menyre perfundimtare themelet. Kjo eshte e verteta.
ne kete shkolle do I coj femit e vet erioni
Bravo Zadrime e dashur,Zadrima e njerezve te ndritur.Zadrima,djepi i dijes,kultures,e i njerezise.Nje krahine model ne te gjitha drejtimet.
Zoti te dhashte te mbaren,ty dhe njerezve tuaj Zadrime e dashur.
Pergezime e suksese.
Mos nguroni qeveri …. !Edhe kooperativat bujqesore na mungojne, se diktatura nuk kishte brire, ne te njejten rruge po ecni bravo.
Problemi nuk ka qene se nuk ka pasur shkolla profesionale, problimi ka qene dhe eshte mentaliteti i shqiptareve per tu bere te gjithe jurista, ekonomista, artista apo deputete a drejtore ndersa profesioni eshte pare me permim. Poqese nuk hiqet ky mentalitet keto shkolla shume shpejte do te mbyllen.
Nje revolucion I madh po behet me keto shkolla profesionale, se ngeli rinia rrugeve pasi mbarojne gjimnazin dhe universitetet private.
…arsimi i mesem dhe i ulet po behet corap, mesuesit jane ne panik per klasat me pak nxenes qe mbyllen dhe ngelen mesues pa buke,…Erjoni del dhe flet per arsim profesional qe dmth hapja e shkollave te reja profesionale , forcim i atyre egzistuese dhe rritje e stimujve qe nxenesit te interesohen per arsim profesional, dhe eshte po ky Erjon qe para do ditesh deklaronte kushte diskriminuese te tipit :…Kemi dhene Orientim stafeve Pedagogjike te Ruajne ekuilibrat Gjinore ne regjistrim (?!) pasi nuk do te kemi vetem klasa Cunash (?!).Nga njera ane flasim per rritje dhe zhvillim , nga ana tjter vendosim kritere diskriminuese ,kjo duket qe nuk eshte naivitet…..qellimi i vertet me ngjan se eshte i motivuar nga arsye Buxhetore .Ma merr mendja se po i vihet gershera dhe kuadrit ne arsim per te nxjerre sa me shume mesues pa pune.Kjo eshte ne kundershtim te hapur me profilin social qe duhet te kete nje qeverisje e majte, sikunder dhe FMN dhe WB kane deklaruar se i kushtojne vemendje 2 prej kollonave te mirqenies se nje shoqerie qe Jane Arsimi dhe Shendetsia,perkunder kesaj duket qe fondet po vijne ne ulje dhe perdoren per diversion keto historite me suksese te kesaj apo asaj shkolle per te maskuar ne fakt GERSHEReN