Dëshmia e 29- vjeçares: E mbyta foshnjën, në fshat opinioni të bën copash/ Babai, një mik i familjes

5 Shtator 2014, 09:14Politika TEMA

Erjona Sirika, 29- vjeçarja nga Borizana e Krujës, e cila mbyti menjëherë pas lindjes foshnjën e saj dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë, tregon se ka qenë e detyruar të ndërmarrë një akt makabër, pasi fëmijën e saj nuk e donte askush, madje i ati biologjik i kishte thënë se do mohonte se e kishte njohur nëqoftëse mbante foshnjen.

“Po, kam qenë shtatzënë dhe kam lindur një djalë në datën 2 shtator.

Djalin e linda në shtëpi.

Ishte i shëndetshëm e nuk kishte asnjë shqetësim.

Por e kisha vendosur që nuk do ta mbaja, sepse nuk kam kushte që të rris një fëmijë.

Unë jam e papunë dhe me dy prindër të moshuar në shtëpi.

As ata dhe askush nuk mund të më kuptonte që unë të mbaja një fëmijë, ndërkohë që edhe babai i fëmijës nuk do ta pranonte asnjëherë si të tijin”, është shprehur ajo.

Erjona ka thënë se gjendja e vështirë ekonomike, pasi ajo jetonte vetëm me dy prindërit e moshuar, por edhe opinioni i rëndë që do kishte në fshat, si një nënë beqare, e kanë shtyrë të bënte këtë çmenduri, të cilën do ta fshijë nga mendja.

“Nuk e di se më kishte ikur mendja.

Nuk mund ta mbaja dot. Dua që të gjithë atë skenë ta fshij nga mendja ime.

Është kaq e dhimbshme për mua, kaq e rëndë ajo që ka ndodhur. Por nuk kisha asnjë mundësi ta rrisja e vetme.

Ai nuk jeton më. Kishte muaj që unë duhej ta kisha abortuar se askush nuk e donte atë fëmijë, por nuk mundesha ta abortoja.

E kam mbytur dhe e kam futur në dhe në oborrin e shtëpisë”, tregon e reja.

29- vjeçarja thotë se vetëm prindërit e saj ishin në dijeni të shtatëzanisë.

“Vonë e mësuan prindërit e mi, me të cilët jetoj.

Ata janë të moshuar.

Më thanë që kush është babai i fëmijës, por nuk ua kam treguar. E kuptoj shumë mirë edhe gjendjen e tyre të rënduar.

Në fshat opinioni të vret shumë.

Këtu përflitesh për çdo gjë. Mua si nënë beqare me fëmijë do të më bënin copash”.

Ndërkohë pas dëshmisë së vajzës në polici është marrë në pyetje edhe personi, me të cilin e reja pretendon të ketë pasur lidhje dhe e cilëson si babain e foshnjës.

Ky i fundit ka mohuar të ketë pasur lidhje me 29-vjeçaren dhe jo më të jetë përfshirë në krim.

Mësohet se babai biologjik është një 44- vjeçar nga Thumana e Krujës, baba i pesë fëmijëve.

Sipas raportimeve, 44- vjeçari ishte mik i babait të Erjonës.

19 komente në “Dëshmia e 29- vjeçares: E mbyta foshnjën, në fshat opinioni të bën copash/ Babai, një mik i familjes”

  1. 100vjetori says:

    Po perse moj kanibale e pafytyre,ty te mbyti opinioni dhe te ben copash…nuk te mbyti ty ndergjegjja kur shkove me nje 45 vjeçar…dhe te vrasesh nje engjell te pafajshem…po pati drejtesi duhet te kalbesh ne burg…

    1. vemendje* says:

      Sepse nuk kishte mundesi,apo aftesi te njihte nje cun,burre tjeter,a kupton realitet ti?.

    2. ALpini says:

      Patjeter psikologjia e rilindjes,e mbyta se ishte pa leje,njelloj si ndertimet pa leje qe prish rilindja.

  2. Andreas says:

    I drejte arsyetimi i kesaj mazllemes; me mire te me perflasin si kriminele se sa te me perflasin si beqare me femije!!!! Ata te ISIS-it qenkan kot fare para kesaj!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Mos e gjykoni kaq ashper ket grue.
      Ndoshta shtatzanija osht produkt perdhunimi dhe poshtrimi….ndoshta Prandaj nuk ka mund te ndjej dashni per foshnjen ne trupin e saj.
      Osht injoranca qe e detyron nji nane me mbyt pjellen e vet.Edhe kafsha nuk e bon nji gjo te tille.
      Njeriu osht shtaza ma egoiste e planetit.

      1. Andreas says:

        Kohet e fundit shume mundohen te justifikojne barbarite me injorancen. Dhe Bushati kete justifikim idiot gjen per shqiptaret e ISIS-is. Me te njejtin arsyetim, çfare i bie te themi per ata injorante qe jane njerez te mire e prinder te perkushtuar? Eshte valle perkushtimi i tyre si prinder dhe njerez te mire produkt i injorances se tyre? Apo eshte thjesht e bukur nje vlere e shpirtit dhe njerezore qe shkon pertej te qenit ose jo injorant? Une besoj ne kete te dyten.

    2. MERITONI says:

      ANDREAS

      une non stop e potencoj kete,se incesti dhe pedofilia jane shume me te renda!!
      e ketu disa derra!!!!

  3. plaku says:

    Mendoj se eshte nje teme shume e veshtire. Ka te beje shume me “moralin” e shoqerise sone, “rregullat budallaqe te tij”,anen ekonomike, informacjonin e munguar nga ana e shtetit per grate qe ndodhen ne keto kushte.
    Mua me pelqen shume proverba gjermane qe thote : “Asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje”. Jeta ka shume prita dhe kjo vajze-nene eshte gjetur vetem perpara nje shoqerie me “norma morali te egra”, te nje shoqerie injorante e llafazane qe me keto “norma morali” te poshtera e detyroi te bente ate qe kjo vajze-nene nuk do te bente kurre ne nje shoqeri normale.

    1. Andreas says:

      Po o çam po, ti e nxorre te pafajshme tani!

      1. plaku says:

        Andreas,
        Mos harro more minorikar, se tani jemi ne demokraci dhe demokracia nuk eshte Janullotasi, ajo ka rregullat e veta. Keto rregulla kontrollohen dhe zbatohen nga institucjonet perkatese.
        Po te jete per mua, une mendoj se kjo vajze-nene e mjere do te denohet por do te kete patjeter edhe rethana lehtesuese. Une nuk kam monopolin e se drejtes ose te vertetes por jam njeri dhe gjysh.
        Andreas, minorikari, mos harro se nuk eshte Janullatosi qe ben diellin dhe shiun ne Shqiperi. Ne Shqiperi vendosin shqiptaret dhe jo minorikaret si puna jote.
        Andres, minorikari, behu i ditur qe te behesh i lire. Duhet te dish se te jesh njeri i mire nuk eshte kollaj. Populli shqiptar thote se kur do te gjykosh te tjeret duhet ta vesh vehten ne poziten e te tjereve. E di qe Janullotosi nuk eshte dakord me proverbat e popullit shqiptar por nuk kemi cfare te bejme. Keto proverba kane dale nga nje jete njemijevjecare dhe Janullotosi yt do te jetoje maksimumi deri afer 80 vjec. Filosofi gjerman Niçe thote se edhe pleqeria ( ne kete rast e Janullatosit ) ka nje fund.
        Te fala prej meje kur te takosh Janon.

        1. Andreas says:

          “..behu i ditur qe te jesh i lire” me thoje edhe tek nje koment ku prtendoje se Putin nuk ishte ne skene kur u shpall pavaresia e Kosoves, po pasi te solla data e fakte, fute bishtin ne shale dhe u zhduke. ti ngaterron diturine me deshiren o plak matufashtu siç po ngaterron kot se koti tani kete barbaren sunite me perkatesine time minoritare. ju çemerit e keni zakon ti perzieni pak te vertetat kur nuk u vijne per shat. po rezultati eshte qe ju keni vulen e nxire te historise mbi kurriz.

          1. plaku says:

            Andreas,
            A i dhe te falat prej meje Janos apo jo. He, edh nje ose dy vjet dhe do kemi shefin shqiptar te ordhodoksise shqiptare. Me ne fund do vdesi ky soj shefi grek. Ku do ta varosni kur te vdesi ?

      2. vemendje* says:

        Uaaauu andreasss uuaaauuu.Je shume exsitus uaaauuu.

        1. Andreas says:

          e paske te lehte exitimin.. ta dish ti se çheq une me “plaken” time?!! ?

  4. Drejtesi says:

    Ti duhet te varesh moj monster, fare thjesht mund ta jepje per adaptim jo te mbysje nje engjell qe ska as me te voglin faj.

  5. vemendje* says:

    Nje dhe vetem nje eshte e verteta.
    Mos Fuksinicmi i institucioneve shteterore.
    Sa media kerkuan persene dhe pse?Ku eshte numri i telefonit qe kjo grua ta dinte apo qe ta dine te tjerat per me vone?
    Po luhet nje loje e qelbur ne shqiperi,
    prokurori,media,shtet.
    Tema qe duhet te tundet vendi,kalojne pa u bere asgje,fillon me mediat(qe te ulet revoltimi!ja e dha tv,frike,genjeshtra e.t.j)pastaj futet prokuroria dhe thote qe ato qe degjuat ne tv nuk ishin aq te sakta(ketu fillon populli dhe thote:ore mos eshte ndryshe se mos valle prokuroria po punon,e tv si gjithnje genjen)e pastaj vjen shteti qe thote:shshshshesh mos beni zhurem se gjerat duan qetesi(keta sikur jane institucione jo fitim prurse,e jo qeverri),me avash dhe do harrohet.Pa zhurem qeverritar ndertoni istitucionet,por me zhuerm ngrini popullin kunder trgjedive,kaq e thjeshte.
    Ne evrope do kerkohej llogari e papare tek institucionet tek ministria tek shoqeria civile tek mediat,dhe kur keta e kishin bere punen e ture sic duhet,pastaj do merreshin me njerulijn.KETE DO EDHE POPULLI SHQIPTAR O EDI,POR TI DJE THE SE NUK LEXON GAZETAT ME TRIMERI,KY TREGON SE JE SHUME LARG HALLEVE.

  6. Ai paska qen mik i forte i shtepise…njerez pa karakter dhe pa fije bese!
    Kur i futesh dikujt ne shtepi, duhet te njohesh mire veten tende,perndryshe mos shkel vend e pa vend.
    Kurse gjykimi anormal i kesaj tyryfuckes….te bene te vjella. Nji foshnje ne nji shtepi, sado i perfolur…ai mbron veten.

  7. Arturi says:

    Ne fakt, vrasesit e femijes jemi ne, te cilet me “moralin” tone i veme me shpatulla per muri viktimat e shoqerise. Edhe ne qytetet tona, ka njerez qe duan t’u bejne moral te tjereve, edhe pse mund te jene te dhjere per vete dhe ne familjet e tyre. Te mos flasim per fshatin… ?

  8. Punetori says:

    Varfeia po i shtyn njerezit ne krime makabre,mungesa e zbatimit te ligjeve dhe indiferenca e shoqeris per ndihme po e thellon perdite gjendjen.Opinioni eshte dicka qe e rendon situaten.(Derezeza ime bije,burre s’ka e ben femije).Kjo denon shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje