INTERVISTA/ Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri

16 Shtator 2014, 19:40Kulturë TEMA

Më 8 nëntor 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një ekip mjekësor amerikan që udhëtonte me avion nga Siçilia për në Bari të Italisë, bëri ulje të detyruar në Shqipërinë e mesme, për shkak të motit të keq. Në këtë grup ishin 13 infermiere amerikane. Për dy muaj me radhë, infermieret dhe amerikanët e tjerë të ndihmuar nga forcat partizane dhe pastaj ato nacionaliste përshkuan një rrugë të gjatë derisa dolën në bregdetin e Karaburunit, duke arritur t’u shpëtojnë nazistëve që kishin pushtuar Shqipërinë. Në fillim të janarit 1944, ato u shpëtuan nga shërbimet e fshehta angleze. Kolegy ynë Ilir Ikonomi bisedoi me zotin Timothy Gay, autor i një libri që flet për sagën e amerikanëve nëpër Shqipëri. Libri titullohet “Savage Will” – “Vullneti i Ashpër” dhe është botuar në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës:  Si ishte gjendja në Shqipëri në kohën për të cilën po flasim?

Timothy M. Gay: Ishte e ndërlikuar si shumë gjëra të tjera në Ballkan gjatë luftës. Kishte elementë të rezistencës që ishin rreshtuar qartë me aleatët, kishte elementë të tjerë që ishin skeptikë për t’u lidhur me aleatët; kishte anëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar që ishin ose asnjanës, ose, në disa raste të lidhur me gjermanët dhe italianët. Një njeri i quajtur Hasan Gina, njëri ndër udhëheqësit e rezistencës, ishte i pari që arriti bashkë me grupin e tij, në vendin ku avioni bëri ulje të detyruar. Ai u tha amerikanëve: “Unë jam një nga të paktët njerëz në Shqipëri, tek të cilët ju mund të keni besim. Gjërat janë të ndërlikuara këtu dhe ju nuk do ta kuptoni dot kurrë se çfarë mund t’ju ndodhë.” Por, pasi grupi filloi udhëtimin, amerikanët e kuptuan se mund të tradhtoheshin në çdo çast nga njerëzit që ata mendonin se ishin miqtë e tyre.

Zëri i Amerikës:  Pra askush nuk e dinte se ç’mund të ndodhte. Dhe ky njeri i përkiste partizanëve?

Timothy M. Gay: Është e qartë se Hasani ishte partizan dhe komunist, që i merrte urdhrat nga Hoxha dhe nga udhëheqës të tjerë komunistë të komandës ushtarake. Pasi ai u raportoi se një avion amerikan transporti me një personel mjeksor prej 30 vetash kishte bërë ulje të detyruar, Hoxha dhe ndihmësit e tij i thanë Hasan Ginës të vazhdonte t’i çonte amerikanët sa andej këtej, sepse kjo i duhej për propagandë. Ata donin t’i bindnin shqiptarët se këta amerikanë ishin pararoja e një force çlirimtare imagjinare, ndërkohë që grupi i amerikanëve thjesht kishte humbur rrugën mbi Detin Jon dhe Adriatik dhe ishte ulur aksidentalisht në Shqipëri. Për më tepër, këta amerikanë ishin të paarmatosur dhe mbanin shenja që i identifikonin si infermiere dhe ndihmës-mjekë. Megjithatë, kjo propagandë funksionoi. Ju jeni vetë nga Berati dhe ndoshta e dini se çfarë ndodhi kur pas disa ditësh grupi i amerikanëve hyri në qytet dhe u pritën si heronj çlirimtarë. Ata ndenjën atje tre ditë dhe ikën përpara se gjermanët ta sulmonin qytetin më 15 nëntor.

Zëri i Amerikës:  Kur e kuptuan gjermanët që këta amerikanë ndodheshin në Shqipëri?

Timothy M. Gay: Nuk e dimë me saktësi, por dimë se në ditën e dytë pas uljes së detyruar, më 9 nëntor, pra përpara se grupi të nisej për në Berat, një avion gjerman zbulimi fluturoi pikërisht mbi vendin e rrëzimit. Dimë gjithashtu se kur grupi arriti në Berat, në qytet kishte agjentë të gjermanëve, të cilët duhet të kishin raportuar se amerikanët ishin vënë të parakalonin nëpër rrugë, se ishin pritur me madhështi dhe se kishin qëndruar aty tre ditë duke shetitur nëpër qytet. Jam i sigurt se gjermanët duhet ta kenë ditur, sepse siç përmenda, ata e sulmuan ashpër Beratin, me tanke dhe mjete të blinduara si dhe me avionë bombardues Stuka dhe Messerschmidt, duke e shkatërruar qytetin.

Zëri i Amerikës:  Njëri nga personazhet interesante në gjithë këtë histori ishte Kostaq Stefa, njeriu që shërbeu si shoqërues dhe përkthyes i amerikanëve, i cili pas luftës u burgos dhe u ekzekutua nga komunistët. Çfarë roli luajti ai në shpëtimin e amerikanëve?

Timothy M. Gay: Pa Kostaq Stefën, ata nuk do të kishin shpëtuar kurrë. Ai kishte qenë kryeinspektor arsimi në Berat, një nga njerëzit më të shquar të qytetit dhe një pjesëtar shumë aktiv i rezistencës. Nuk është e qartë as sot nëse ai ishte një partizan me bindje aq të forta sa ç’mendohej nga grupi i amerikanëve. Ai mund të ketë patur lidhje me nacionalistët, të cilët në fakt ishin reshtuar me gjermanët. Pas luftës, fakti që Kostaq Stefa ndihmoi aq shumë për të shpëtuar amerikanët, ngjalli dyshime tek regjimi dhe ai u ekzekutua tragjikisht nga njerëzit e Hoxhës në vitin 1948. Gruaja e tij Eleni Stefa ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 102-vjeçare. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur për Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore, sepse pa ata, amerikanët nuk do të ishin shpëtuar dot.

Zëri i Amerikës:  Cili ishte perceptimi i shqiptarëve për amerikanët gjatë asaj periudhe?

Timothy M. Gay: Amerika ishte e dashur për shumë njerëz në Shqipëri për shkak se Presidentit Woodrow Wilson në konferencën e Versajës ishte i pari udhëheqës perëndimor që njohu nevojën e Shqipërisë për pavarësi dhe gjatë Lidhjes së Kombeve, e cila ishte një krijesë e Wilsonit, në fillim të viteve 1920, Shqipëria eksperimentoi me demokracinë për një periudhë të shkurtër. Si mirënjohje për Presidentin amerikan, ata propozuan që porti i Shëngjinit të quhej Porti Wilson. Mijëra shqiptarë mundën të kontaktojnë me grupin e amerikanëve gjatë udhëtimit të tyre nga një fshat në tjetrin nëpër Shqipëri.

Zëri i Amerikës:  Si ndodhi që, siç e tregoni edhe ju në këtë libër, shpëtimi i amerikanëve u mor përsipër më pas nga nacionalistët?

Timothy M. Gay: Është e ndërlikuar dhe nuk e di nëse do ta mësojmë ndonjëherë historinë e saktë, por është e qartë se aleatët kishin biseduar për këtë çështje jo vetëm me Hoxhën por edhe me disa elementë të lëvizjes nacionaliste dhe me Ballin, disa prej të cilëve bashkëpunonin me gjermanët. Agjenti britanik Gary Duffy, i mori ata nga Shqipëria lindore dhe i çoi nëpër male, deri në Dukat. Aty ata u pritën nga njerëz të Ballit dhe bashkë me një oficer amerikan të zbulimit, kapitenin Smith, u zbritën në një pikë të bregdetit, ku kishte disa shpella dhe kështu gjermanët nuk arritën t’i kapin. Dua të tregoj diçka interesante. Dy nga njerëzit e ekuipazhit të anijes që i mori fshehurazi amerikanët për t’i kthyer në Itali, njëri anglez dhe tjetri amerikan, më vonë u bënë aktorë të njohur, njëri prej tyre, ka luajtur rolin e një polici në filmin “Godfather”, (“Kumbari”).

Zëri i Amerikës:  Si u prit lajmi i shpëtimit këtu në Shtetet e Bashkuara?

Timothy M. Gay: Për arsye sigurie, që gjermanët të mos e kuptonin se sa i gjerë ishte rrjeti i rezistencës në Shqipëri, lajmi i shpëtimit nuk u lejua të përhapej. Ai u bë i ditur vetëm pas gjashtë javësh që kështu të mbroheshin edhe njerëzit në Shqipëri, të cilët ndihmuan në këtë operacion. Madje gjatë kësaj kohe, nga amerikanët u përhapën qëllimisht informacione të rreme për të çorientuar gjermanët. Unë nuk e dija këtë dhe e kuptova vetëm pasi i hyra seriozisht kërkimeve për të shkruar librin. Dua të përmend edhe diçka tjetër: kur gjermanët hynë në Berat, tre infermiere nuk arritën dot të largohen. Ato u strehuan nga familja beratase Karaja, Nani dhe Goni Karaja, që treguan një guxim mjaft të madh. U deshën të kalojnë edhe tre muaj të tjerë që, me ndihmën e disa njerëzve të Ballit Kombëtar ato të mund të largoheshin nga Shqipëria në mars të vitit 1944.

15 komente në “INTERVISTA/ Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri”

  1. tiqe says:

    po nje avion i rrezuar ne lke te ponareve ne tropoje diku ne 1943 1944 qe ishin ekuipzh 3 4 persona dhe vdiqen nga uria dhe iftohti apo nga kafshet grabiqare dhe flitet se njerit nga keta i punonte ora kur e gjeten te shkrire te bores ku avioni u be cope nga nj erezit e atyre zonave ku munde te gjesh edhe sot ndonje mbetje te tij pse szbehet nje kerkim per me teper kush ishin ata njerez se ndoshta i duhen dikuj pse lihet ne harres

  2. razo says:

    E bere corbe historine o amerikane… Berati nuk eshte shkateruar ndonjeher nga Gjermani dhe as bombarduar.

    E mos te ishte per Partizanin Hasan nje mut kishin shpetuar.. Per ironi te fatit me duket se edhe ky Hasani u denuan ne kohen e pas luftes ashtu si edhe Kristaqi. Partizant qe ben luften hengren burgjet nga Enveri ndersa ballistet i fali ai shkerdhata.

    Na mbyten budallenjte me nje fjale.

    1. beni says:

      ME TE LUMTE O RAZO MA HOQE LODHJEN E DITEES,, MIRE E KE NA MBYTEN BUDALLENJTE

    2. vemendje* says:

      Ashtu eshte,Razoo.
      Burgjet e Enverit!,me duket se u fut ne burg,po mos te ishte 1 njeri qe e kishte shtepine hotel.

      Na mbyten budallejt,si thua?.

  3. Filip Pulo says:

    Te aferm te familjes tone kane dhene kontribut te veçante ne shpetimin e grupit te infermiereve amerikane.I pa harruar kujtimi i tyre!

  4. Filip Pulo says:

    Te aferm te familjes tone,T.Sh. e S.L. kane dhene kontribut te veçante ne shpetimin e grupit te infermiereve amerikane.I pa harruar kujtimi i tyre!

  5. nastradini says:

    Enver vrau bahri omarin kunatin e tij .
    Bahriu e kishte majt te shtepia.
    Enveri kishte vu edhe bombat tek kanali i korvuzit dhe vrau anglezer.
    Enver vrau fashistat dhe legalistat se ja falen kuroren e zogut vitorio emanueles.
    Prandaj une nastradini ju bej thirje ta urreni enverin .

    1. KOQI XOXE says:

      O TRANSLATOR,TRANSEKSUAL ,PERKTHYESI LEGJENDAR I VEPRAVE NE TURQISHT TE XHAXHIT
      ENVERI DO TE PAGUANTE ME FLORINJ PER SHERBIMIN QE PO I BEN.TE QUAJME DEBIL DO ISHTE NJE PERKEDHELJE.

    2. erghalhasdfl anticensurë says:

      o derzi o nastradin,po koqe mbete tërë jetën a i vrarë!!
      po të është fiksuar te bari omari o trap!
      po pse kujton ti se ai bari kryeballisti ishte ëngjëll dhe enveri e pushkatoi përse i kishte bërë motrën?jo mor debil,ai përfundoi në gjyq dhe u dënua si shumë kryeballistë të tjerë!!enveri nuk bëri atë që bëjnë shqipot gjithnjë!!nuk ndërhyri për njeriun e tij,duke mos ndërhyrë për të vetin bllokoi të tjerët që të mos shpëtonin qindra tradhëtarë,që morën dënimin e merituar për bashkpunimin me gjermanin!!
      inteligjenca tënde shkon deri tek goja,or nastralesh!ky veprim i hoxhës theu mentalitetin shqiptar të “miqësisë”!mentalitetin që ka egzistuar dhe egziston akoma,”miku tim është i mirë”!këtë po e përjetojmë akoma sot!arrestohet hajduti që vjedh një bukë për të mbushur barkun dhe ska “miq” dhe lirohet krimineli ose fullahjni që është me miq gjithandej!!
      futi në të kënduar o përkëthyes leshit!këndo atë këngën “lëri shero nazet se stë ka lezet”,ajo të përshtatet!

  6. al_man says:

    cudi se ai koloneli britanik ka treguar tjeter histori per shpetimin e amerikaneve

  7. mihal karbunara says:

    Ky autor Timothe Gay qe ka shkruar nje liber per aventuren e zonjave infermiere amerikane qe rane se bashku me avionin qe i transportonte ne gjolin e Cerages prane Lusnjes shkruam me supozime bile dhe te tepruara. Aroplani sapo ra prane gjolit u ndihmua nga partizanet qe po ndiqnin fluturimin ulet te detyruar te tij dhe duke dalluar yllin te vizatuar ne areoplan menduan se mos ishin forca ruse dhe shkuan menjehere dhe i evakuan ato sa me shpejt sepse gjermanet prane Kocoves e kishin vene re avionin amerikan dhe leshuan avionet e tyre te zbulimit Une kam njohur dhe kam biseduar me mjaft nga ata ish partizane qe ndihmuan ne ate ngjarje dhe te gjithe me kane treguar me saktesi ndodhin. Ata menjehere moren masa dhe dogjen aroplanin amerikan qe te mos kishte gjurme per gjermanet te cilet nuk vonuan e kaluan mbi zonen ku po digjej aroplani, pra nuk u larguan te nesermen sic pretendon ky shkrues me emrin Timothe Gay.Komandanti partizan Rrahman Ruci dhe shoket drejtues te grupit muaren vendim te menjehershem per largimin nga ai vend dislokimi per ekuipazhin amerikan dhe per vet forcat partizane. Ne ate shtab ishin mbi 20 vete qe dinin gjuhe te huaja se vinin nga shkolla teknike amerikane e Tiranes dhe Kavajes. Hasani ishte i ri komunist kishte ndjekur kete shkolle dhe kish dale heret partizan me mjaft shok studenta. Nuk e kupton ky Timothe se sa e veshtire ishte ne ate kohe te lidheshe me qendren ku ishte Enver Hoxha, duheshin te pakten 2 jave kohe, por ai ska si ta kuptoje ate situate se nuk e njeh mire realitetin,mendon se ishte e njejte situate normale me lidhje telefonike e radiodhenese sic ishte ne Amerike apo ne frontet e tjera antinaziste. Hoxha dhe shtabi partizan e mori vesh shume vone kete ngjarje por partizanet me inisjative, guxim e trimeri diten te vepronin dhe shkuan prane Beratit se aty ishte edhe shtabi partizan e Qarkut te Beratit dhe mundesia per te ndihmuar edhe me e madhe.Nga intervista e shkurter kuptoj se do te dale nje liber me ngjarje te deformuar dhe nuk ja vjen ta lexosh mashtrimin e paguar ketij personi. Korespodenti Konomi le tja transmetoj kete mesazh Timotheos…por mir te na i bejne kur shkruajne te huajt sic ju do qejfi dhe interesi. Une mund tju ve perpara mjaft nga kujtimet e atyre ish partizanve qe shpetuan vajzat infenmjere amerinane ne ato kohe..

  8. durim Satka says:

    SHKRIMTARJA AMERIKANE CATE LINEBERRY TREGON Pse e shkroi “SHPËTIMIN SEKRET” NË SHQIPËRI
    Nga Raimonda MOISIU

    *Shkrimtarja amerikane, Cate Lineberry: “The Secret Rescue (“Shpëtimi Sekret”)-është jo vetëm historia e një udhëtimi të guximshëm e kurajos drejt së panjohurës, por edhe topografia e shpirtit, heroizmit, bujarisë dhe guximit të pashoq të shqiptarëve./
    *Intervistë me autoren amerikane të librit “The secret Rescue”(Shpëtimi Sekret”) – Cate Lineberry/
    NGA RAIMONDA MOISIU/
    “ The Secret Rescue”-(Shpëtimi Sekret”)- është libri i parë i shkrimtares së mirënjohur amerikane, Cate Lineberry. Autorja rrëfen një histori të rrallë dhe të patreguar më parë, të një skuadroni amerikan, me mision ndihme mjekësore, i përbërë nga doktorë dhe infermierë amerikanë. Ishin nisur për në Bari të Italisë, por që për shkak të kohës së keqe me stuhi, aksidentalisht ulin avionin e tyre në territorrin shqiptar të pushtuar nga nazizmi gjerman gjatë Luftës Së Dytë Botërore. Libri është kanditat për Edgar Award dhe vlerësuar një nga librat Bestseller të Facts Crime & #1 Wall Street Journal. Ky libër në mënyrë të habitshme e të jashtëzakonëshme, rrëfen një nga ngjarjet më të rralla historike dhe të mrekullueshme gjatë Luftës së Dytë Botërore, të lënë qëllimisht në harresë nga protagonistët e mbijetuar të ngjarjes. Tridhjetë amerikanë, duke përfshirë trembëdhjetë infermiere femra, zbarkojnë në Shqipërinë e pushtuar nga Nazistët dhe nën kontrollin e oficerëve anglezë, të Inteligjent Servis-it Britanik. Detajet e izolimit total të tyre,mbetën rrëfenja personale të kufizuara për dekada të tëra, dhe ngjarja e plotë kurrë nuk u rrëfye deri më tani. Në nëntor të vitit 1943-e, njëzet e gjashtë amerikanë të Ushtrisë dhe Forcave Ajrore Amerikane, mes tyre mjekë dhe infermierë, në një avion transporti ushtarak, u nisën drejt vijës së frontit të luftës, në Bari të Italisë, për të marrë ushtarët e plagosur e të sëmurë në luftë. Papritmas, avioni kapet nga një stuhi e fortë me borë, shi, bubullima e vetëtima, duke e nxjerrë kështu jashtë kursit të fluturimit, dhe e hedh drejt orbitës së aeroplanëve luftarakë gjermanë. Pa radio marrëse dhe busull, ekuipazhi u detyrua të ulej në një terren të egër dhe të panjohur-në Shqipëri. Nën brutalitetin e pushtimit nazist gjerman, ky vend i varfër ishte në kaos dhe rrezik, por ata luftuan vetëm me një pushkë krahut, për muaj të tërë dhe në një luftë të gjatë, që të mbijetonin dhe të shpëtonin nga rreziku nazist. Në mesin e acarit të dimrit, ekuipazhi mjekësor amerikan u përball me rreziqe dhe kërcënime për jetën, nga sulmet vdekjeprurësë të nazistëve gjermanë, uria, sëmundjet, dhe nën terrorin psikollogjik të vazhdueshme, -frikës të kapjes nga nazistët. Gjithmonë në lëvizje, amerikanët u ndihmuan dhe u strehuan nga njerëzit e thjeshtë, fshatarët dhe partizanët shqiptarë, të cilët ndanin së bashku edhe atë pak ushqim që kishin në vatër, dhe rrezikuan jetën e tyre, deri në vdekje, për t’i ndihmuar e mbrojtur ata.Shpresa e vetme e ekuipazhit amerikan për t’i nxjerrë nga Shqipëria, ishte besimi që ata kishin ndaj oficerëve që punonin për organizatat klandestine britanike dhe amerikane.Vajza dhe mbesa e dy infermiereve amerikane,autorja amerikane Cate Lineberry, pikërisht mbesa e infermieres së mbijetuar amerikane Helen Porter nga shteti Utah,- na rrëfen historinë e rrallë brengosëse e të mbijetuarve të aksidentit ajror në vitin 1943 –e, në Shqipërinë e pushtuar nga forcat naziste. Frika dhe ankthi për të mos rrezikuar jetët e atyre partizanëve dhe fshatarëe shqiptarë që i ndihmuan, i strehuan, dhe i ushqyen,- i detyroi të mbijetuarit për të mbajtur të fshehtë këtë histori për vite të tëra. Fshehtësia i këtij shpëtimi, ishte për të mbrojtur popullin- partizanët dhe fshatarët shqiptarë, të cilët kishin ndihmuar ekuipazhin e infermierëve dhe të mjekëve amerikanë së bashku me mjetet e arratisjes të aviatorëve, -me një heroizëm, bujari e kurajo të pashoq.Pas luftës, Enver Hoxha u bë diktatori i Shqipërisë dhe të mbijetuarit amerikanë ishin të shqetësuar për fatin dhe jetën e atyrë njerëzve të mirë shqiptarë, që iu shpëtuan jetën. Për këtë arësye, ata, – të mbijetuarit -kurrë nuk i përmendën emrat e tyre. Madje të mbijetuarit amerikanë vonë mësuan se një nga partizanët që indihmoi ata, Kostaq Stefa u burgos menjëherë pas luftës dhe u ekzekutua përfundimisht. Në këtë intervistë, autorja Cate Lineberry na tregon “Pse-të” që e inkurajuan dhe ngazëllyen atë, për të shkruar këtë histori të parrëfyer më parë, të atyre njerezve të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë në të përditshmen njerëzore, të cilët i bënë ballë sfidave të tëjskajshëme, në kohën më të errët të nazizmit, në historinë e botës. Çdo gjë në libër është e vërtetë, fakte që janë sjellë me anë të intervistave, ditarëve personale, raporteve zyrtare dhe artikuj gazetash.
    -Znj. Cate, sapo keni nxjerrë nga botimi, librin tuaj të parë “The Secret Rescue”. Ishte vërtet krenari dhe admirim i vecantë, kur mësova se ju aty, keni rrëfyer një histori të patreguar më parë, për heroizmin, kurajon, guximin dhe bujarinë e popullit tim shqiptar. Libri juaj dëshmon një histori të vërtetë. A është ky libër i bazuar në fakte reale dhe ngjarje të vërtetë?
    Përgjigje:- Ka qenë një dëshirë dhe përkushtim i kënaqshëm absolut, njëkohësisht edhe nderim për të rrëfyer këtë histori të parrëfyer më parë, të atyre njerezve të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë në të përditshmen njerëzore, të cilët i bënë ballë sfidave të tëjskajshëme, në kohën më të errët të nazizmit në historinë e botës. Çdo gjë në libër është e vërtetë fakte që janë sjellë me anë të intervistave, ditarëve personale, raporteve zyrtare dhe artikuj gazetash.
    -Cfarë hulumtimesh keni bërë dhe cfarë ishte me vlerë në lidhje me këtë eksperiencë mbresëlënëse për ju?
    Përgjigje: Kam shpenzuar shumë kohë duke hulumtuar, që të sigurohesha, dhe për të pasur sa më shumë të qe e mundur materiale dhe fakte reale, për ta rrëfyer sa më mirë jetëshkrimin e kësaj ngjarje. Kam qëndruar rreth dy javë në Shqipëri duke ndjekur hartën dhe ecur në ato vende, shtigje e male ku patiecur edhe grupi i infermierëve. Kam bërë kërkime dhe hulumtime në arkivat e SHBA-s, Angli, dhe Gjermani. Intervistova të mbijetuarin amerikan, të fundit që është ende gjallë nga grupi i atyre të 30-ve, të cilët ishin në aeroplanin që u rrëzua në Shqipëri.Kam parë e lexuar dokumente të rëndësishme ushtarake, imazhet dhe mbresat nga të mbijetuarit e tjerë, por që tani disa prej tyre kanë vdekur, dhe kam intervistuar me sa kam mundur të gjej, anëtarë të familjeve që kanë të bëjnë me këtë ngjarje të patreguar dhe të mbajtur sekret për një kohë relativisht të gjatë.
    -Nga ku i keni marrë subjektet? Ishte e vështirë për të arritur në ato gjëra që ju shkruani në lidhje me to? Që ku fillon ky libër?
    Përgjigje: Në lidhje me historinë jam njohur përmes një shkrimi historik në një gazete lokale. Teksa e lexoja shkrimin, mu ngjallkureshtja të dija më shumë për këtë histori, veçanërisht për stafin mjekësor infermierët dhe mjekët amerikanë të përfshirë në të, por në mënyrë të posacme për popullin shqiptar, ata fshatarë dhe partizanë luftëtarë të thjeshtë shqiptarë, që rrezikuan gjithçka për t’i ndihmuar këto gra dhe burra amerikanë. Libri fillon në kohën kur infermierët dhe mjekët amerikanë janë me një mision ndihme mjekësore përtej Atlantikut, për të ndihmuar në evakuimin e ushtarëve të plagosur dhe të sëmurë në Mesdhe. Gjysma e skuadronit që ishin në një avion, synonin të mbërrinin në Bari të Italisë, por shpejt e kuptojnë, që janë përfshirë nga një kohë e keqe me shtrëngata të forta atmosferike, me erërat e forta, shi, bubullima, vetëtima, dhe avioni i tyre pa e ditur kaloi detin Adriatik dhe aksidentalisht bie në territorin shqiptar, pikërisht në një hapësirë të ngushtë ku kishte avionë luftarakë gjermanë, por pilotët amerikanë përfundimisht mundën të gjejnë një të carë mes maleve dhe bien në një vendbanim të panjohur –në Shqipëri- por që shumica e tyre nuk kishin aspak njohuri rreth atij vendi.
    -A keni pasur miq të tjerë, që ju dhanë idenë për rrëfimin, “The Secret Rescue” ?
    Disa të afërm të familjessima jua dhashë të lexonin dorëshkrimin, para se t’ja dërgoja atë redaktorit dhe u konsultova edhe me disa ekspertë, rreth disa paragrafeve, vetëm e vetëm për tu bindur në saktësinë e tyre.
    -Libri “The Secret Rescue” ka një strukturë veçanërisht interesante. Si e keni realizuar atë?
    Përgjigje: Dëshiroja që audienca e lexuesve të kuptojë e bësojë sa më mirë rrëfimin e ngjarjes, se si këta burra dhe gra amerikane, e gjetën veten prapa linjave të armikut. E fillova duke mbledhur informacione rreth historive personale të jetës së tyre,pregatitjet dhe trainimin e tyre, para se ata të niseshin me mision ndihme mjekësore në Bari të Italisë dhe deri në momentin që ata bënë uljen emergjente në Shqipëri. Dhe ky është një rrëfim dhe sa më shumë që rrëfehet bëhet më bindës, kur ata takohen befas me partizanët dhe fshatarët shqiptarë, të cilët ju ofrojnë ndihmë, ndërsa edhe vetë ata përballeshin me mësymjet e gjermanëve nazistë, kohën e keqe me stuhi bore, dhe rreziqet e tjera që ju kanoseshin, përgjatë udhëtimit të tyre, jashtëzakonisht të papritur. Sikundër shprehet shpesh Harold Hayes, një nga të mbijetuarit e kësaj ngjarje, i mbetur ende gjallë deri më sot, -që amerikanët nuk do të kishin mbijetuar pa ndihmën, kurajon dhe heroizmin e popullit shqiptar.
    -Cilat ishin impresionet tuaja të para? si keni arritur të realizoni botimin e tij?
    Përgjigje: -Unë isha tejet e ngazëllyer nga fakti, që gjeta një histori të tillë interesante nga Lufta e Dytë Botërore, histori, që gati ishte harruar për vite të tëra. Agjenti im ju ofroi librin tim disa shtëpive botuese, dhe unë kam qenë vërtet me fat, që bashkëpunova me Little, Broën, një shtëpi botuese e mrekullueshme dhe mbështetëse dashamirëse e një sërë autorësh amerikanë me emër. Mbasi mbarova hulumtimet e mija dhe shkrova librin për më shumë se një vit, më pas ia nisa redaktorit tim në Little, Broën, John Parsley.
    -A keni menduar ndonjëherë për ta shkruar skenar filmi? Dhe a do të jeni në gjendje ta shkruani atë ?
    Përgjigje: -Mendoj se kjo histori kaq intriguese do të dalë një film i mrekullueshëm. Me shpresë që Hollywood-i ta marrë në konsideratë dhe biem dakord.
    -Nëse kjo do të ndodhë, si do të ndiheni ju, në rast se “ The Secret Rescue” që ju keni shkruar, bëhet film, por dikush tjetër do të jetë regjisori i saj. A do ta mendoni se kjo do të jetë ende krijim i juaj?
    Përgjigje: Do të jetë një vlerësim dhe nderim i madh, që ky libër të bëhet një film sepse shumë e më shumë njerëz do të mësojnë dhe njohin këtë histori të rrallë dhe se si amerikanët dhe shqiptarët, njerës të thjeshtë e të zakonshëm, treguan trimërinë, bujarinë dhe guximin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, për miqësinë e hershme të dy popujve që ka qenë prezente, që në atë kohë. Që do të thotë se filmi është një medium krejtësisht i ndryshëm, kështuqë unë i mirëpres që skenari i filmit të jetë disi ndryshe nga libri, rëndësi ka të bëhet një film për këtë ngjarje të rrallë.
    -A mund t’na tregoni kush është shkrimtarja Cate Lineberry? Ku jetoni?Kur keni menduar për herë të parë, t’i përkushtoheni artit të të shkruarit?
    Përgjigje: Kohët e fundit kam lëvizur përsëri në Raleigh, North Carolina, me burrin tim, pasi jetuam e punuam për 18 vjet në Uashington, DC. Para se të shkruaja librin, kam punuar në revistën National Geographic dhe revista Smithsonian, ku unë kam qenë në gjendje për të ndjekur pasionin tim për të mësuar në lidhje me kulturën dhe historinë. Unë gjithmonë i kam dashur të dyja; letërsine artistike, dhe letërsinë historike të bazuar në fakte, ngjarje reale dhe njerëz reale, si biografinë apo historinë e tyre. Kam marrë “Master” per letersine nga Universiteti John Hopkins.
    -Besoj se kjo zgjuarsi vjen nga diku në gen….A ka qenë ndonjë nga prindërit të cilët kanë shkruar? Kush ju ka inkurajuar të shkruani?
    Përgjigje: Nëna ime ka punuar infermiere për 46 vjet dhe baba im ka qenë neurolog. Të dy janë shkrimtarë të mëdhenj dhe më kanë inkurajuar gjithmonë të bëj atë që unë dua. Jam shumë me fat në këtë drejtim.
    -Pse shkruani? Të shkruarit ishte instinkt i brendshëm apo ju e ndjenit se duhet të shkruani?
    Përgjigje: -Të shkruarit më lejon mua për të shprehur vetveten dhe të shkruarit histori të vërteta, më lejon mua të mësoj më shumë gjëra, ndërsa unë jam duke studiuar apo bërë hulumtime. Më ngazëllejnë dhe shtojnë kurreshtjen vecmas nga historia dhe tregimet e njerëzve pak të njohur, por të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Kështu që kjo është një dhuratë, që ja vlen për t’i përkushtuar kohë nga koha ime.
    -Na tregoni diçka rreth librave të tjerë që keni shkruar. Çfarë po shkruani për momentin?
    Përgjigje: “The Secret Rescue” (“Shpëtimi Sekret”) është libri im i parë.Aktualisht jam duke shkruar librin e dytë me ngjarje të vërteta historike, gati njësoj si i pari-Nonfiction.
    -Një mesazh për komunitetin e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë…
    Përgjigje: Fusha e botimit është një bisnes e rreptë, i rregjur dhe fitimprurës, që nuk lëshon pe, por askush nga ne nuk duhet të ndalet se shkruari e rrëfyeri ngjarjet dhe mbresat, historitë e jetës, që janë aq të rëndësishme për ne.
    Bisedoi: Raimonda MOISIU
    Gusht 2014
    Gusht, 2014

  9. julius.... says:

    po c’ne te merrej Enveri me amerikanet ne mes te luftes…ata u ndihmuan nga partizanet shqiptare. Ky amerikani eshte nje idiot qe e ka mesuar kete ndodhi si perralle nga Peter Lucas…

  10. lili says:

    Amerikanet,po anglezete edhe ma shume,Kane lujte nje loje te fliqet ne shqiperi para,gjate e pas luftes:Kane shkatuar vellaverasjen nershqiptare,per interesa te nje pale tjeter,edhe vazhdojne kete loje te pistet me perkrahjen pa rezerv per’burr shtetin’tone berisha,qe po na dell nje kriminel 24 karat si pas deshmise se ish bodygardit te tij,e qe vazhdoj vellavrasjen e initiuar nga amerikanet dikur ,gjate ketyre 23 viteve.
    Libri lane ‘mut me shurr’…

  11. kuq e zi says:

    hahhaaaaaaaaaaaaaaaaa
    me ket dosier e keni qelbur a e keni bere klasen e katert?????????
    sepse ne baze te asaj klase une e shpjegoj gjeografine
    nga pika e nisjes sicilia dhe pika e mberritjes bari kemi vetem calabrine dhe bazilikaten c’hyn ketu shqiperia?????
    nqs ti nise me makine nga tirana ne durres maksimumi te prishet makina ne vore jo ne shkoder
    prandaj nje here beri ulje te detyruar, ne mrendesi te artikullit kishin humbur rrugen, thuajeni te drejte qe ishte nje fluturim i planifikuar dhe shenjat e kryqit te kuq ishin si mjekrrat e sill ne afganistan qe nuk bindin as qente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje