Arrestohet autori i vrasjes së lezhjanit në Milano, në vitin 2012 vrau 3 anëtarët e familjes fqinje

20 Shtator 2014, 10:54Kronika TEMA

Kastriot Zhuba, njeriu i cili në vitin 2012 vrau tre anëtarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës, është arrestuar në Milano.  Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit 2014 në Milano të Italisë.

Burime nga Interpol Tirana informojnë se në bashkëpunim me policinë italine është vënë në pranga 49- vjeçari Kastriot Zhuba, i cili më 25 shtator të vitit 2012 ka vrarë me breshëri automatiku fqinjët e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në familjen Shtjefni në vitin 2012.

Dy bashkëshortët, Rrok dhe Miranda Shtjefni, 52 dhe 50 vjeç, u ekzekutuan ndërsa hynin në banesën e tyre së bashku me djalin e tyre, Fatjonin 24 vjeç.

Gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes dy familjeve Shtjefni dhe Zhuba.

Ndërkohë menjëherë pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk mundi të bjerë në gjurmët e tij.

Falë punës së Interpol Tiranës u arrit që në bashkëpunim me homologët italianë, të vihej në pranga autori i vrasjes së trefishtë, i cili fshihej prej më shumë se dy vitesh në Milano, të Italisë.

Por Zhuba dyshohet edhe për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Milano.

Arben Kthella 40 vjeç nga fshati Manati i Lezhës është ekzektuar, ndërsa është plagosur djali i xhaxhait të tij, Mondi pak pas orës 21:00 të së enjtes së 18 shtatorit 2014, në një lagje të Milanos.

Në këtë ekzekutim ka mbetur i vdekur edhe një shtetas egjiptian,  Ibrahim Sharara, 36 vjeç.

5 komente në “Arrestohet autori i vrasjes së lezhjanit në Milano, në vitin 2012 vrau 3 anëtarët e familjes fqinje”

  1. Liri says:

    O policia!!! Po ai eshte arrestuar para tre ditesh menjehere sapo kishte kryer vrasjen ne Milano. Cfare meritash I jepni vetes ju ne Shqiperi, kur ate rastesisht e arrestojne ne Itali per te tjera krime!!! Te ishte per policise tone nuk do ishte arrestuar kurre.

    1. Adriatik says:

      Policia e anadollakeve e lejon te vrasi 3 persona dhe zhduket pa gjurme qe te vrasi ne itali serish. Ky cuditerisht kur vrau u mesua se edhe kryetarin e komunes e kishte te aferm. Do thoni tani qe nuk e ndihmoi familjari i vet te ikte si zot i ne itali ?

  2. UN says:

    SHiko mir artikullin se nuk po mburret policia por artikullshkrusi sqaron qe kerkesa ne europol u realizu me kapjen e tij.

  3. E. Sallaku says:

    Ne Zadrime thuhet, se “edhe mizave te dheut u ka borxh ky Kastriot Zhuba”, çka do te thote, se sikur te behen mire hetimet, kushedi se sa i shkon “fatura”!-Tung!

  4. mirel says:

    Monster, te varet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje