SKANDALI/ Fiks Fare: Si u “vetëmashtrua” qeveria me tregun “Dinamo”. Në tregun e ri, kushte skandaloze dhe tre herë më shtrenjtë

23 Shtator 2014, 17:25Politika TEMA
SKANDALI/ Fiks Fare: Si u “vetëmashtrua” qeveria me tregun

Ish- tregu i uzinës “Dinamo”

Në datën 19 gusht 2014, Task Forca e ngritur nga prefektura në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit morën vendim për mbylljen e tregut te uzina “Dinamo” dhe zhvendosjen e tij në autostradë.

Po në këtë datë, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, bllokoi me postbllok policësh të dy hyrjet e tregut. Nga kjo datë nuk futet asnjë lloj produkti, as ushqimor, as industrial. Policët nuk japin asnjë shpjegim, thonë vetëm që kanë urdhër që asnjë lloj malli të mos futet brenda në treg.

Tregtarët e shqetësuar, në prag falimentimi, u drejtuan tek “Fiks Fare”.

Tregtarët ankohen se po falimentojnë sepse mallin që kishin në dyqane e kanë pothuajse përfunduar dhe dyqanet nuk i furnizojnë dot. Ata tregojne se policia ndalon jo vetëm makinat, por edhe karrocat e dorës, madje edhe trastat, të cilat përmbajnë produkte që mund të tregtohen.

Kryetari i Unionit të Tregtarëve tregon për “Fiks Fare” se i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si edhe prefekturës Tiranë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Pamjet tregojnë konfliktin dhe dhunën që policia ushtron ndaj tregtarëve, të cilët tentojnë të fusin produktet e tyre në treg.

Tregtarët duhet të zhvendosen në tregun e ri, të ngritur në autostradë.

Tregu ishte pronë e njerëzve të familjes Berisha, të cilët tashmë kanë transferuar aksionet tek një “biznesmen” turk.

Në këtë treg kanë shkuar të gjithë tregtarët, të cilat janë larguar nga tregu i uzinës “Dinamo”, dyqanet e të cilëve u mbyllën për kushte higjieno- sanitare.

Ata tregojnë se kushtet në tregun e ri nuk janë aspak të mira, nuk ka ujë, nuk janë kushtet e përshtatshme për të tregtuar ushqime. Çmimet janë shumë më të larta se tek tregu ku ishin më përpara dhe se çdo gjë është shumë keq.

Më poshtë janë dëshmitë e tregtarëve:

 

Fiksi- Si janë kushtët, a janë të mira, ia vlejnë?

Tregtari- Nuk ja vlen…

Fiksi- Po pse? Ça thonë, si duken këto të rejat?

Tregtari- Është shumë vështirë këtu. Shumë që kanë marrë magazinat, unë të them tamam siç është, po i lënë avash- avash. Sot njërit i kishin hapur dyqanin, kanë hapur gjithë ato dyqane. I kanë vjedhur, erdhi dhe policia. Se magazinat nën 700.000 lekë një herë…

Fiksi- 700.000 lekë?

Tregtari- Në muaj.

Tregtari – Po s’i pate për tre muaj, hipën kamatë 10.000 lekë. Po na falimentojnë. E bënë për konkurrencë, jo për kushte.

Tregtari- Çfarë kushtesh, s’është punë kushtesh. Këtu bëhet fjalë si e si që konkurrenca, t’ia heqim këtij, t’ia kalojmë këtij, kjo ishte.

Fiksi- Po qiraja është shumë e shtrejtë?

Tregtari- Këtu është 12.000 lekë metri katror.

Fiksi- Sa është kjo?

Tregtari- Kjo është 80 metra, 960.000 (të vjetra) lekë është qiraja.

Fiksi- Edhe tre muaj më thanë duhet të paguash?

Tregtari- Tre muaj në dorë…

Fiksi- Po këto frigoriferët, gjërat duhet t’i sjellësh vetë?

Tregtari- Normale, të gjitha.

Fiksi- S’ka asnjë gjë këtu domethënë?

Tregtari- Asgjë… Këtu ke vetëm llamarinat e tyre.

Fiksi- Po këto kushtet si janë? Ujë, drita… Se thanë që…

Tregtari- Ujë s’ka, dritat i ke me sahat.

Fiksi- Po kushtet që thanë më mirë se te uzina “Dinamo”?

Tregtari- Ku ka kushte moj? Nëqoftëse tek uzina “Dinamo” ishin 300 euro, këtu i ke 700. I ke më shumë…

Tregtari- Këtu është… Nuk e di… Kemi hedhur gjithë këto lekë dhe po rrimë. Nuk kam që dua unë 60 metër dyqan, as 100 metra, mirëpo s’ka. Nuk ka zgjidhje tjeter. Ai thotë o këtë, ose ik fare… Ose s’të jep, nuk është puna… Të thotë ik. Nuk është se është zgjidhje kjo. Ka shumë shumë shpenzime, edhe nuk shof noj farë dritë jeshile.

Fiksi- Po kushtet si janë këtu? Ka ujë drita?

Tregtari- Ja, shikoje… 700.000 lekë (të vjetra) qiraja, edhe unë që nesër do ta lë.

Fiksi- Do ta lësh? Po pse?

Tregtari- Nuk mundem më. Më lodhi shumë. Shtatë kile kam rënë për 15 ditë.

Fiksi- Nuk ka as ujë, asgjë ë?

Tregtari- Fare… Ja shikoje ky është dyqani… Të vjedhin, të dhjesin… Se ti je fëmija im me moshë.

23 komente në “SKANDALI/ Fiks Fare: Si u “vetëmashtrua” qeveria me tregun “Dinamo”. Në tregun e ri, kushte skandaloze dhe tre herë më shtrenjtë”

  1. Agroni says:

    ne cdo vend te botes tregu i shumices ndodhet jashte qytetit. tregu i dinamos ishte katandisur si mos me keq. nese tregu i ri nuk ploteson kushtet, autoritetet duhet te veprojne qe ata te plotesojne kushtet, por kjo nuk eshte arsye pse te rihapet tregu i dinomos. ai u mbyll pasi nuk kishte standarde. u mbyll pasi perbente rrezik per qytetaret. ai nuk duhet te rihapet. Por tregu i ri duhet te kete standarde te larta.

    1. Bakshishi says:

      Ja ky Agroni ose Jola ose leshi ose preshi or zgjebarake muti qe dukeni qe jeni komentues te paguar mor plehra muti qe e shisni bythen per nje sufllaqe

      1. gazetar says:

        lere se eshte ne orar te punes, mos e nga Agronin

        1. ezopi says:

          Djema ate tregun e mbylli Rama juaj. Une nuk e di si jane kushtet ketu por aty tek Dinamo ka qene kandahar

    2. LED LLUSHI says:

      ata e bene kete gje vetem qe te lirohej tregu tek stadiumi Dinamo per te ndertuar ndertesen qe ata donin http://bit.do/skandali-fiks-fare

    3. shqipetari says:

      ne cvend paske qene ti or komunist i flliqur

    4. iliri says:

      Me fal per mosnjohjen time te te gjith botes por di qe ne Milano nuk eshte jasht qytetit ose ne nje qytet tjeter te afert.Nje nga merkatat grosiste ndodhet ne kordinatat 45°27’7.63″N dhe 9°13’55.54″E qe perkojn me nje distanc 3600 m nga Duomo pra qendra e qytetit qe per krahasim me Tiranen me raport me madhesin, I bie qe te ishin diku prapa hotel Tiranes.

  2. Bazarhesap says:

    Historia shume e thjeshte: Pasi presoni qe e kishte tregun ne autostrad e shiti te nje sipermares i huaj qe ishte i lidhur me qeverine,qeveria coje policine te uzina dinamo jo te mbronte tregetar si perpara por ti debonte ata dhe te mbronte interesat e atyre qe sponsorizojne ata!!!

  3. Kris 1 says:

    Agron ,mesa di une tregjet hapen per ti ardhur ne ndihme qytetareve dhe tregtareve.Pra sa me afer tyre.Ne amerike,Europe dhe ne vendet e zhvilluara ato Jane bere Brenda qyteteve.Ne Tokio pasha disa tregje si ai I uzines dynamo ne qender te qytetit.Pastertia dhe rregulli ishin shembullore sa qe ne shqiperine tone zonje nuk e gjen as ne spitalet.
    te mbyllesh tregun se nuk ploteson kushtet tregon paaftesine e pushtetit lokal dhe te qeverise.Ne kete rast kemi korrupsion te paster te bashkise se Lul Berishes dhe pushtetit qendror te Napoleon Berishes.
    ky Napoleon qe rri gjithe diten ne Facebook si nuk gjeti kohen tu pergjigjet votuesve te vet per tregun?

  4. Zef Kallami says:

    Keto jane muajt e shtatezanise per te rilindur,me gjase shtatanik,shteti nga pushteti.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Shume keq..

  6. A says:

    Tregjet e fruta-zarzavateve, tregjet ushqimore-mishit-qumeshtit dhe tregjet industriale jane ne qender te qyteteve qe te jene sa me afer klientit dhe konsumatorit. Nuk behen ne periferi, se nuk ka kuptim. Ne vendet e zhvilluara si vendet Nordike me ligj eshte qe te kete sa me pak supermarkete, ne menyre qe me dyqanet te kete sa me shume pronar te vegjel objekti ose biznesi. Pra fitimi te mos shkoj ne nje dore te vetme, monopol, por te haperdahet.
    Mire, kjo po pse Tirana, kryeqyteti i Shqiperise nuk ka Stacion Treni Udhetaresh dhe Stacion Autobuzesh Udhetaresh ne qender te qytetit si gjithe Evropa. Keto jane peshqeshet e politikes shqiptare te degjeneruar.
    Ka ardhur koha qe te filloje aksioni me goditje te perqendruar ndaj partiakeve, pushtetareve mashtrues, te degjeneruar dhe te korruptuar. Te kapen kudo qe te shihen dhe te hidhen ne KAZANAT e PLEHRAVE me te afert. Kjo eshte pika nr.1, ndaj ketyre maskarenjeve, qe njeri eshte me maskara se tjetri. Tung.

  7. era says:

    Horrat e shiten tregun e Dinamos sepse duan qe te betonizojne edhe ate njecike vend qe ka mbetur pa u betonizuar.
    Urdheri i Beogradit per tu degraduar perfundimisht cdo gje ne Shqiperi eshte akoma ne fuqi.

    Perverset politike ne fillim tentuan te perdornin armen e cianurit per te boshatisur tregin Dinamo.Kur pane qe bene autogol dhe ato bomba tymi nuk i hengi njeri, prdoren armen e mungeses se kushteve.
    Po ata horra dhe cuba perse e kane marre pushtetin? Pse nuk vendosin rregull dhe te rregullojne kushtet?Po lepuri fle tek 30% i betonizimit. Ky pazar ishte bere kur pushtetin ne Bashki e kishte Likja dhe Lulja dhe qeverine Padrinoja pervers i shpellave. Kjo nuk na cudit. Ajo qe na vjen keq dhe turp eshte votat qe i dhame RILINDJES.

  8. cukali says:

    Tek tregu Dinamo mund te kerkohej permiresimi i kushteve etj por jo shkulja me force e cila tregon qarte si drita e diellit se mbrapa ketij veprimi jane interesa te pastra pushtetaresh…!! Turp per bashkine e leshit dhe turp per qeverine e edi rames…
    Tregu duhet sa me afer qytetarit sepse uzina Dinamo ka sherbyer si treg shumice dhe pakice ndaj dhe tregtaret duhet te kthehen perseri tek Dinamo…

  9. fshatari says:

    O Arrnaute e doni tregun te koka e krevatit juve?…qe sapo te zgjoheni nga gjumi te zgjasni doren dhe te kapni koqen e molles.
    yyyyyyyyyyyyy popull pertac pa higjene

  10. Dr says:

    Shume shume keq. Gjynah kta njerez se jane famuljare e kane femije per te rritur. Harram leket qe vjedhin hajdutet e ndyre.

  11. sokrat says:

    Shqiptaret si dembele qe jane e duan tregun poshte ballkonit qe te ulin trastat nga larte-poshte dhe te bejne pazarin pa e levizur fare bidonin. Te gjithe qe japin mendime kane interesat e tyre, por kur bejne krahasim me vendet perendimore ja futin kot. Tregjet nuk behen prane banesave qe t’ju nxijne jeten banoreve 24 ore ne 24 ore dhe te ndotin vendin. Ne shtetet e perparuara europiane cdo dite shitja e fruta-perimeve behet ne supermarkete dhe dyqane te vogla te cilat kane edhe nje ndarje per kete shitje. Tregjet me te medha nuk jane te perhereshme. Ato jane te levizshme dhe funksionojne sipas nje grafiku javor ne disa vende te pershtatshme te caktuara nga bashkia. Tregu fillon funksionimin rreth ores 08:00 dhe perfundon rreth ores 16:00. Ne fund te dites tregtaret mbledhin tavolinat dhe tendat e cmontueshme, i fusin ne makinat qe kane dhe pastrojne vendin duke mos lene asnje therrime ne toke. Pas shitjes vendi kthehet ne gjendjen e tij normale dhe askush nuk mund te dalloje se cfare eshte bere aty. Perndryshe ka gjoba qe se merr dot veten.

    Ketu ne Shqiperi eshte njelloj si ne Kandahar.Cdo rruge dhe rrugice eshte bere treg shitje dhe disa tregje jane ndertuar prane pallateve duke jua nxire jeten banoreve. Kjo duhet te marre fund nese duam te behemi vend europian, pasi po lem kokrren e namit. Ne se nuk jane kushtet e duhura tek tregu i shumices tek autostrada te merren masat e duhura per ti permiresuar ato ne standartet e kerkuara! Te gjithe tregjet e tjere kudo ku jan ete hiqen dhe te funksionojne si ne Europen Perendimore!

    1. Sali QENI says:

      Sokrat, gjerat jane ne Europe siç thua ti, por ne shqiperi nuk mundet te ndodhe kjo e para per arsye se ne Europe tregjet e shumices te frutave e verdurave jane prone e Komunave ne shumicen e rasteve. Une kam pare tre-kater tregje te tilla e qe funksionojne gjate nates ne Milano (ka dy) e Bolonja. Ne keto tregje te fluturon truri, jane jashte qytetit dhe jane aq te medhaja sa nje qytet i tere mesatar i shqiperise.
      Shqiperia eshte e varfer vetem qirate jane te pasura. Eshte te qeshesh e te qash me ndertimet pa asnje standart ne shqiperi.

  12. Tironci 2013 says:

    Ne fakt tregu tek “Dinamo” ishte skandaloz dhe ne cdo moment mund te shembej dhe te zinte njerezit brenda. Ata qe e mbyllen tregun duhet te kerkojne kushte maksimale ne tregun e ri per te bere te mundur mbijetesen e shume familjarevet. Por besoj se shpejt do te normalizohet ashtu si ndodhi mbas prishjes kjoskavet.

  13. ilir says:

    Problemi eshte se Tirana nuk ka treg.
    Tregu i ri eshte ne Kashar, kouna Kashar.
    Po Tirana?

  14. ed says:

    Si thoshte Mero dje, ne na vjedhin nga kater anet dhe ne nuk e kuptojme.

    Kjo pra eshte kapja e shtetit dhe opozites, dmth gjithe politikes nga interesa private qe i paguajne te gjithe me pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje