Kryeministri Edi Rama shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e mazhorancës për të diskutuar me opozitën cdo pretendim apo kërkesë të saj që do ti japë fund përsëritjes së historisë në lidhje me bojkotet parlamentare apo që opozita margjinalizohet për fajin e Qeverisë.
Në konferencën e përbashkët për mediat me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle në përfundim të takimit të nivelit të lartë BE-Shqipëri, Rama theksoi se ky takim së pari vlejti për të takuar opozitën, si dhe për të shprehur vendosmërinë për ccuarjen përpara të reformave.
“Jemi të vendosur për të realizuar reformat dhe për të cuar përpara reformat e nisura. Jemi shumë të vëmendshëm vecanërisht për gjithëpërfshirje, sepse në kushtet kur vendi angazhohet për reforma reale, ne na takon si shumicë qeverisëse të mos margjinalizojmë opozitën për fajin e qeverisë.
E kemi detyrim ndaj vetes dhe ndaj zgjedhësve, që asgjë që ne kemi provuar në kurriz si pasojë e padrejtësive të ish-Qeverisë, opozita e sotme nuk do e provojë. Faktet flasin për seriozitetin tonë”, tha Rama.
Referuar bojkotit që opozita po i bën Parlamentit prej disa muajsh, Rama e konsideroi si pretekst arsyen e këtij vendimi.
“Opozita braktisi Kuvendin me preteksin se dy deputetë të mazhorancës u përplasën fizikisht me një të opozitës. Ne e dënuam aktin e dy deputetëve tanë, u dënuan administrativisht nga Kryesia e Kuvendit, dhe sot si asnjëherë më parë me një akuzë të Prokurorisë do të dalin në gjyq dhe do të mbrojnë veten.
Ne kemi inkurajuar drejtësinë të bëjë drejtësi dhe distancohemi nga cdo veprim që bie ndesh me bashkëjetesën politike jo vetëm në Kuvend, por edhe në politikën shqiptare. Madje në dokumentin e Grupit Parlamentar do të ketë sanksione, që mund të shkojnë deri në përjashtimin nga grupi parlamentar në rastet e përdorimit të dhunës”, theksoi Rama.
Duke e konsideruar vijimin e bojkotit si një të drejtë të PD-së, Rama shtoi se është e drejtë e kësaj partie që të bëjë pjesën komike të përsëritjes së historisë, pasi në këndvështrimin tonë nuk e shohim si një arsye për një hap të tillë.
“Gjithsesi ne nuk mendojmë se kundërshtarët tanë janë anti-europianë, janë albanofobë, apo që janë përfshirë në ndonjë komplot në Bruksel kundër Shqipërisë.
Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi cdo pretendimi të arsyeshëm të PD për tu kthyer në Kuvend. Ne jemi të hapur për cdo kërkesë, mjaft që mos na kërkojnë që vendimet të mos ti marrim vetëm ne.
Opozita është në hall të madh dhe ka të drejtën e vet të përdorë ilaçin e gabuar. Ky takim ishte për të nënvizuar se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo pretendimi të arsyeshëm të PD për tu kthyer në Kuvend.
Kemi dëgjuar të betohen se s’do kthehen pa marrëveshje. S’e di cdomethënë kjo marrëveshje, por ne jemi të hapur për çdo kërkesë, mjaft të mos na kërkojnë që të mos marrim vendime kur ata s’janë dakord me ne. Që të enjten jemi të gatshëm për të miratuar çdo komision hetimor të kërkuar nga PD”, tha Rama.
Referuar akuzave të PD në lidhje me të shkuarën e personave të veccantë që mund të jenë pjesë e politikës apo e administratës, Kryeministri theksoi se “në të gjitha rastet ne i jemi referuar dëshmive të penalitetit që rezultojnë të pastra. Nëse PD ka ndonjë vizion strategjik lidhur sesi mund të pengohen njerëzit të hyjnë në politikë apo administratë, jemi gati të ulemi dhe ti diskutojmë, mjafton që mos bien ndesh me të drejtat e njeriut”.
Gjithsesi Rama ironizoi pjesëmarrjen e deputetit Arben Ristani në tryezën e nivelit të lartë duke u shprehur “edhe ato kanë njerëz që kanë bërë burg dhe që marrin pjesë në takimet e nivelit të lartë me Brukselin”.
Por kreu i Qeverisë nuk ka nguruar t’i bëjë një përgjigje me batutë edhe kritikave të herë pas hershme të opozitës ndaj komisionerit Fule.
“Unë dua ta felenderoi komisionerin për gjithë këto vite të marrëdhenies intensive shpesh here të tendosura mes tij dhe nesh, ku here ne, qeveria e sotme dhe herë opozita e sotme jemi ankuar se Stefani ka anuar nga ana tjetër. Në fakt të pëlqehesh nga dyja anët duhet të jesh Papa i Romës ose kancelarja e Gjermanisë. Prandaj komisioneri duhet të jetë i kënaqur për punën e tij me ne.
Në fakt komisioneri duhet të jetë i kënaqur për punën e tij me ne, sepse të dyja palët janë ankuar për të në kohë të ndryshme…nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë koha e shërbimit të Stefan Fyles si komisioner, e cila ka nisur fill pas zgjedhjeve të kontestuara të 2009 e deri për të arritur në zgjedhje të lira në 2013 dhe kulmuar me marrjen e statusit.
Përtej përjetimeve të këqija, me 21 janarin që mbetet i hapur sa drejtësia të bëjë drejtësi, bilanci i tij konsiderohet shumë pozitiv. Kjo konsideratë për bilancin s’do të ishte e tillë pa kontributin e përkushtimin me durim të Fyles ndaj Shqipërisë dhe ecurisë së vendit tonë drejt BE. Në emër të popullit dhe vendit tonë e falënderoj me mirënjohje për gjithçka bëri për të na ndihmuar. I uroj shëndet, fat, sukses në detyrat e reja”, ka thënë Rama.
Thjesht, është i zgjuar. Meriton ate qe i dha populli, te udheheq qeverin pavarsisht se rrugen e ka te mbushur me egersira.
Nuk e meriton opozita kete vemendje nga ana e mozhorances por tani behet fjale per nje mazhorance racionale dhe ska si te jete ndryshe.
respektojme cdo vendim te kryeministrit pavaresisht se opozita shqiptare nuk e meriton.
Po ctoleron opoziten amon se po te lene mrapa. Ato ate qellim ka e tepengojne punen e ksaj qeverie duke bojkotuar e duke mbajtur peng cdo gje te mundshme kshuqe leri te vazhdojne.
Po ca kriminelash flasin ato aman. Ata qe kane vrar e kane vjedhur e jane korruptuar pa fund kerkojnete kapen kto?!
Edhe ata qe akuzojne per kriminele kane qene te tyre. Saliu i mbledh kriminelet dhe jo PS. Ristani nuk ka lene njeri pa sulmuar si kriminel e burgaxhi dhe ka qene vet ne burg. Hajduti i zgjedhjeve dhe rrugaci je ti more alabak i ndyre. Ti je nje felliqesire e paedukuar. Ti meriton te futesh ne burg prape per vjedhjet e hapura te zgjedhjeve. More arrogant i ndyre!
Thjesht po te bejne ato qe bere ti.
Pasi jeni pjella te peshtira bastarde qe dolet te gjithe nga i njejti bark i trazuar i buces me emer PPSH.
Dhe show-bizet qe ben ti sot hidhu dege me dege pa zgjidhur asnje problem por vetem duke e futur vendin ne kolaps ekonomik,nuk japin asnje premtim.
Kolapsin ekonomik e sollet ju. PS po e rikthen vendin ne zhvilim. Te gjithe ne jemi te kenaqur me perjashtim ju te PD-se qe po pellcisni qe qeveria po ben pune te mire. Ju keni ardhe nga barku i tradhetarit dhe kriminelit me te madh te Shqiperise, Sali qeni, qe brez pas brezi u shitofte.
Mire o Rama por po na dukesh ca qullash.
Aman , o Ristan, nje qen si ste han. Po cpune ke ti aty more Ristani i kutiave ?
21 janarin e Harrove Z.Rama ,Gerdecin e harrove Z Rama,Rrugen Durres Kukes Morin e harrove Z.Rama,dhe Sajmiri i harroj.jeni plehrat e Shqiperise si te majte dhe te djathte.
Duhet te jesh me i vendosur Rama, nuk eshte e lehte por ta dish se ke shumicen e POPULLIT qe te mbeshtet.
Ne burg duhet te ishte 99% epolitikaneve shqiptar po te kishte pak shtet o Edi Rama.Ti vete e ke akuzuar kryehajdutin shqiptar qe vodhi me ze e me figure dhe tani e ke krahun e djathte apo i di te gjithe budallej ti.Ku vajten gjithe ato akuza per Ilir Kryemadhin,po genjeve kerko falje po per budallej mos na bej or PALLE.
Jam ne nje mendje me komentuesit qe kerkojne nga Z.Rama , qe te jete me produktiv dhe kembengules ne lufte kunder te korruptuareve.Qeve risja e Kaluar. teresisht e perdhosur dhe e korruptuar duhet te perballet me Ligjin.Boll me retorika boshe.Duam veprim konkret.Jepi Z.Rama, mos na zhgenje!!!!
I nderuar Z Rama, je ne lartesine e duhur,ne te gjitha aspektet,e ke shume te veshtire,por deri tani cdo gje e ke realizuar me sukses .ZOTI te ndihmofte.
Ristani kryekomisioneri i kutiave te KQZ.Shkurt,Ristan Kutia ne pritje me z.Fyle.Trumehaset kur i kujtojne burgun si produkt i drejtesise.
Shume vemendje po i jep opozites. Ajo ate pune ka. Ata akoma sjane zgjuar nga bataku ku jane zhytur. Lere ne llumin qe eshte e mos i hidh uje.