Rimbursuan TVSH-në në mënyrë të paligjshme, kallëzohen penalisht 6 ish- drejtues të Tatimeve

29 Shtator 2014, 11:13Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së rrethit Fier 6 ish- drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kallëzimi u krye pas një auditimi në lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë drejtori rajonale, në të cilin rezultoi se gjatë periudhës maj – qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm për disa subjekte, ndër to edhe subjekte të lojërave të fatit.

Kallëzimet penale janë bërë ndaj ish- drejtorit rajonal T. Allkushi, ish- drejtorit të kontrollit E.Allkaj, ish-drejtorit të Drejtorisë së Vlerësimit A.Selimaj, ish- përgjegjësja e sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri.

4 komente në “Rimbursuan TVSH-në në mënyrë të paligjshme, kallëzohen penalisht 6 ish- drejtues të Tatimeve”

  1. elona says:

    Pse i jepni me iniciale keta hajdutet e lekeve tona?Po ju ruani namuzin ketyre derrave?

    1. Pilo Lala says:

      Ka nje shkelje shume te madhe te ketyre punonjesve te Tatimeve.
      Keta punonjes edhe ju bejne taksat Bizneseve, edhe i kontrollojne ato vete.
      Ky eshte konflikt interesi, dhe Ministria e Financave duhet te pezulloje kete, sepse kjo menyre ben qe bizneset te fshahin taksat.
      Ky duhet te jete ALARM per Qeverine.

  2. NJE MIK QE UA DO TE MIREN says:

    EJ ! PSE SCONI NE FIER ATE QE DUHET ?!
    BESOJ QE ME KUPTUAT ??
    APO JO ?
    KETO TE SALES , BENE NJE QE SHUME TE BUKUR “DECENTRALIZIMIN” E ADMINISTATES TATIMORE . NE ADMINISTRATEN TATIMORE3 TASHME ESHTE GJITHCKA E CENTRALIZUAR ,DUKE MOS MJAFTUAR KJO , DUKE QENE SE “ME KUSHTETUTE” KETO JA KAN DHENE KETE PJESE QEVERISESE ALEATEVE TE TYRE SI MOTRA , ATO KAN VENDOSUR NJERES QE JAN BERE KRISTAL : BESOJ SE ME KUPTUAT .
    TASHI , KESHILLA JONE , ESHTE QE TE MARTONI VAJZEN TUAJ ME NJE DJALE QE ESHTE I DENJE PER FAMILJEN TUAJ .
    TASHI KETU ME EMER KONKRET JOVAN NUCI BREGU SKA , POR TE SHIHET CV-JA , NE RADHE TE PARE , SE NDOSHTA KY NUK ESHTE NJE GABIM NGA ANA E ADMINISTRUESVE LOKAL TE KESAJ DREJTORIE RAJONALE , POR GJITHSESI VIHET RE QE SPECILISTET TATIMORE TASHME BEJNE INSPEKTORET , DHE KRISTALORET NGA “PARTIJA NAZE MOJ MOTER ” BEJNE DREJTUESIT .
    KY NUK ESHTE MENDIMI IM , POR TE PAKTEN ….KA ZERA ….E SIC THOTE “CERCIZ POPULLI ” : KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE .
    DHE NJE GJE :
    LINE FARE , SE U LODHA

  3. pellazgu says:

    Nuk e di si paskan qene ne rregull periudhat e meparme ne FIER.
    Çudi se tani ne FIER eshte drejtor ne tatime i njejti person qe ishte ne kohen e Berishes, a thua nuk ka Fieri, Mallakastra e Lushnje nje drejtues tjeter.
    Ky bobi qe ka qene dhe eshte DREJTOR, paska drejtuar “shume mire”, ndersa ca inspektor paskan vjedhur????? cudi e madhe
    ne fakt ky bobi aktual kerkonte deri ne 20% te TVSH-qe rimbursohej nddersa Allkushi per 2-3 muaj drejtor e rriti deri 30% te vleres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje