Përfundon afati i aplikimeve pranë Presidentit të Republikës për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se interesim për këtë pozicion kanë shprehur 31 kandidatë ekspertë të fushës, që të gjithë me shtesësi shqiptare.
Aplikimet janë dërguar në Presidencë përmes postës online në adresat të cilat u hapën për këtë proces.
Duke i’u referuar Kushtetutës, zgjedhja e Guvernatorit është një e drejtë e Presidentit dhe pritet që brenda javës Kreu i Shtetit të përzgjedhë një emër për t’ia dërguar Parlamentit për miratim.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se paralelisht pritet që Kreu i Shtetit të zhvillojë konsulta me drejtues të grupeve parlamentare, për arritjen e një konsensusi sa më të gjerë mbi emrin që do të propozohet. Sipas burimeve, kjo procedurë synon të shmangë kontestimet nga palët politike mbi emrin që do të përzgjidhet.
Nishani ka deklaruar publikisht se nuk do te përzgjedhë nje emër te huaj per te drejtuar Bankën Qendore, pasi sipas tij ligji i Bankës së Shqipërisë e thotë shprehimisht që anëtaret e Bankës duhet të jenë shtetas shqiptar.
Këtë fakt Presidenti Nishani e ka evidentuar edhe në kriteret që ka vendosur teksa hapi dy jave me parë procesin e aplikimeve.
Paralelisht me këtë proces, Qeveria është në fazën e përzgjedhjes së emrave që aplikuan, për të plotësuar vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërië. Për këtë proces shprehën interes mbi 150 kandidatura.
Or po me fullonin cpo bonet.
Emri me i sakte qe ka nga 30 propzimet Presidenti eshte David Kantozi qe ka 24 qe punon ne sistetemin bankar ne Izrael
Dominique Strauss Kahn eshte ai qe I duhet BSH te pakten nje mandat.
(Odetka e rrotes se Jarit te vishet si pastruese me perparese .. pa breke dhe …)