Takimi Serbi - Shqipëri, më shumë se një ndeshje

14 Tetor 2014, 18:05Sport TEMA

Ndeshja e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila luhet në mbrëmjen e së martës në Beograd, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian të futbollit “Franca 2016”, është tema kryesore, për të cilën flasin dashamirët e futbollit në Kosovë.

Madje, edhe ata që nuk e përcjellin këtë sport në vazhdimësi, ndeshja në Beograd, paraqet një ngjarje, të cilën do ta përcjellin me shumë vëmendje, por edhe me shumë emocione, vlerësojnë disa qytetarë të Kosovës.

Në Prishtinë, shumica e kafiterive kanë vendosur ekranet e mëdha, në mënyrë që kjo ndeshje të përcillet nga mysafirët. Nën organizimin e Komunës së Prishtinës, transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes do të bëhet edhe në qendër të qytetit, përmes një monitori gjigant.

Orik Drançolli, një i ri nga Prishtina, thotë se takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, është një takim i veçantë, i cili përcillet me shumë emocione.

“Takimet e kombëtares i përcjelli gjithmonë. Por, sot është një emocion shumë i madh dhe i veçantë dhe kisha pasur dëshirë që të fitojmë 1 me 0, për Shqipërinë. Duhet ta shikojmë lojën jashtë, sepse kemi për çka të festojmë. Nuk duhet të rrimë në shtëpi”, thotë Oriku.

Hekuran Shehu, nga Ferizaj, student në Universitet të Prishtinës, thotë se po e pret fitoren e Shqipërisë, edhe pse do të kënaqej edhe me rezultatin e barabartë Emocionet, sipas tij, nuk kanë të bëjnë vetëm me një fitore sportive, por  shumë më tepër:

“Kam për të bërë tifozllëk për Shqipërinë, deri në fund. Do ta shohim lojën në ndonjë lokal, besoj në Ferizaj. Kanë organizuar lokalet private dhe ka ekrane të mëdha, me projektor. E kam qejf fitoren, si të gjithë shqiptarët, por edhe barazimi nuk do të ishte i keq. Ka emocione, normalisht, sepse është hera e parë që luajnë Serbia dhe Shqipëria. Kështu që është një emocion i veçantë, besoj, sepse sporti duhet të japë një emision të veçantë dhe për ta dhënë këtë, atëherë duhet të ndërlidhet me diçka të veçantë. Në këtë rast, ne e kemi atë që duhet ta kemi, sepse kemi një lloj emocioni për shkak të luftërave që kanë ndodhur deri më tash”.

Takimin ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlerësojnë të rëndësishëm edhe ata që shumë rrallë shikojnë ndonjë ndeshje futbolli.

Blerona Shala, studente e ekonomisë, thotë se nuk e përcjell futbollin, në përgjithësi, por ndeshja në Beograd, sipas saj, është e parezistueshme për t’u përcjellë.

“Patjetër që do ta shikoj, në televizor, me siguri. Normalisht që është emocionuese, për shkak se historia me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë është shumë e gjatë dhe shumë po shpresoj se Shqipëria do t’i mundë serbët. Besoj që Shqipëria ka për të qenë, por edhe është një ekip shumë i fortë dhe ka shumë shanse që të fitojë”, shprehet Blerona.

Dibran Osmani është student i Kimisë Inxhinierike dhe dashamir i futbollit. Ai vlerëson se ndeshja Serbi – Shqipëri, i tejkalon suazat e një ndeshjeje sportive të zakonshme në kualifikime.

“Është më shumë se lojë. Për secilin shqiptar duhet të jetë ashtu. Në çdo fushë jemi rivalë me ta”, vlerëson Dibrani.

Ngjashëm shpreh mendimin edhe Albana Kadria, studente në Universitetin e Prishtinës:

“Më shumë ka emocione, unë nuk e përcjell shumë futbollin, por puna është se po luan me Serbinë. Nuk është shumë moti që kemi pasur përvojë të keqe prej fqinjëve, ta them kështu, dhe normalisht që kemi dëshirë shumë që të fitojë Shqipëria”.

Fixhri Hyseni nga Podujeva, vlerëson se për momentin, emocionet e qytetarëve  mund të arsyetohen nga pikëshikimi i shqiptarëve të Kosovës. Por, sipas tij, ndryshimet priten në të ardhmen.

“Së pari, kemi të bëjmë me kombëtaren e Shqipërisë dhe e dyta, kemi të bëjmë me një kundërshtar, i cili, pak a shumë, na trajton si komb që nuk meritojmë as në sport që të jemi prezent në arenën ndërkombëtare. Kjo është ndeshja e parë, pas dekadash, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve apo ndërmjet reprezentacionit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë. Me kalimin e kohës, besoj që edhe kjo do të shndërrohet në rutinë dhe më shumë do të merremi me anën sportive se sa me anën politike-emocionale, se kush, kundër kujt dhe si luajti”, thekson Fixhriu.

Por, si shihet kjo atmosferë për ndeshjen Serbi- Shqipëri nga pikëvështrimi i një profesionisti të futbollit?

Ramiz Krasniqi, ish-futbollist dhe trajner i futbollit, thotë se emocioni i ngjashëm mund të ketë efekte psikologjike edhe në fushën e futbollit.

“Situatë e tensionuar, sigurisht, sepse një pjesë e madhe, të themi 80 për qind e futbollistëve të Shqipërisë janë kosovarë. Sigurisht që nuk do të jetë e njëjtë sikur të luhet një ndeshje në Belgjikë, Francë ose Itali. Do të ketë emocione, por nga ana tjetër, duhet të përgatiten nga aspekti psikologjik, të jenë stabil dhe të gjitha aftësitë e tyre, madje edhe mllefin e tyre ta zbrazin në fushë nga aspekti sportiv, si dhe ta dëshirojnë fitoren”, vlerëson Ramiz Krasniqi.

Federata Serbe e Futbollit e ka cilësuar takimin Serbi – Shqipëri, “me rrezik të lartë” dhe ka kërkuar që në Beograd, të mos udhëtojnë tifozët e kombëtares shqiptare.

Ky vendim është marrë edhe pas rekomandimeve të ngjashme nga UEFA. Por, megjithatë, një numër i tifozëve nga Prishtina, të njohur si “Plisat”, patën paralajmëruar se do të shkojnë në Beograd për të mbështetur me tifozllëk kombëtaren shqiptare dhe tashmë, kanë publikuar fotot e tyre në rrjetet sociale, për të cilat ata thonë se janë bërë në kryeqytetin e Serbisë./REL

8 komente në “Takimi Serbi – Shqipëri, më shumë se një ndeshje”

  1. Perse jo says:

    Futbolli yn esht ne meshir te fatit pasi asnjeher s’kemi marur pjes ne kampionatin boteror.

  2. Riku says:

    Redaktoni ndonje tekst o redaktoret e Tema se na e shpifet me kete shqipe kafenesh te Prishtines. Kjo nuk eshte as shqip dhe as bjeshkarce po nje kombinim perdhes i se dyjave

  3. Karamahmud Pashe Bushati says:

    Hajde per hajr na kjofte, tani po i nxejme emocionet edhe ma shume me kete kenge:
    https://www.youtube.com/watch?v=E-DOHRMcF2w

  4. Claus says:

    Eshte me se anormale qe nje ndeshje futbolli te kthehet sikur je ne praglufte.

    Eshte skandaloze qe ti fryhet nje zjarri nacionalist ne kete pragndeshje.

    Faji mbi te gjitha bie mbi segmente te caktuara nacionaliste kosovare, por edhe ato ekonomike per te nxjerre perfitime maksimale.

    C`eshtje kjo urrejtje plot hipokrizi kur Kosova ushqehet me miellin dhe qumeshtin “Made in Serbia”?

    Perse i fryhet nje zjarri nacionalist primitiv, kur shume kosovare posedojne pasaporten serbe si jashte ashtu edhe ne Kosove, perfshi edhe imamin e Prishtines?

    C`eshte ky absurditet kur ne Shqiperi luajne me dhjetera futbolliste serbe se bashku me ata kosovare si ne klubin Partizani, ku nuk i preket asnje fije floku?

    “Praglufte” me ndeshjne kunder Greqise, praglufte ne ndeshjen kunder Serbise, praglufte ne ndeshjen kunder Rusise. Eshte turp i vertete kur nje loje kthehet ne shfryrje primitive nacionaliste.

    Ballkan hesapi, mos me keq.
    Shemti!

    1. Kacaki Junior says:

      Tungate Claus, “suck my dick”, mandej haje ti miellin e Serbise, ok?

    2. ladi gilan says:

      Jo o zotni skenke i informum informum, Kroaci-Serbi ashte “luft”, Greqi-Turqi ashte “luft”, Poloni-Rusi “luft” Gjermani-Franc ishte “luft”, etj. e Kosova pardon shqiptaria, qe 15 vite “skan” luft…, e le mos na shit pordh o preverz.

  5. babec says:

    Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)

    Rreth flamurit të përbashkuar,
    me një dëshir’ e një qëllim,
    të gjith’ atij duk’ ju betuar,
    të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ay largohet,
    që është lindur tradhëtor,
    kush është burrë nuk frikohet,
    po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
    të drejtat tona ne s’i ndajmë;
    Këtu armiqtë s’kanë vënt.

    Se zoti vetë e tha me gojë
    që kombe shuhen përmi dhé,
    po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

    O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
    te ty betonemi këtu,
    për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
    për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

    Trim, burrë quhet dhe nderohet,
    atdheut kush iu bë theror;
    Për jet’ ay do të kujtohet
    mi dhét, mi dhét si një shenjtor!

  6. Sami says:

    Nese lufte kerkojne, lufte le te behet, ne jemi gati per kombin tone, nje jete jetohet. Riperseris jemi gati, te tjerat vijne nen kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje