Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka mbajtur një konferencë shtyp për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Më poshtë deklarata e plotë e tij:
“Dje në orën 15.00, Ministria e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni nga Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka mbi bllokimin në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, të rreth 45 shtetasve shqiptarë, kryesisht gazetarë, sipërmarrës, njerëz publikë dhe të ftuar të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Menjëherë pas njoftimit u morën masat e nevojshme nga ana jonë për zgjidhjen e situatës. U instruktua ambasadori jonë në Beograd për të kontaktuar autoritetet serbe dhe për të mbështetur qarkullimin e lirë të shtetasve tanë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Kam kërkuar zyrtarisht komunikim të drejtpërdrejtë edhe me homologun Ivica Daçiç, me synim zhbllokimin e kësaj situate, komunikim i cili nuk u realizua për shkak të mungesës së disponibilitetit të palës serbe. Në të njëjtën kohë Minstria e Punëve të Jashtme thirri Ambasadorin e Republikës se Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zaric, duke i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar ne Aeroportin e Beogradit dhe faktin se nuk do të toleronim që të cenohej asnjë shtetas shqiptar në Beograd. I kërkuam palës serbe që të dëshmonte maturi dhe vetëpërmbajtje dhe të mos përdorte një ndeshje futbolli për politikë, të bindur se vendi i futbollit është në fushën e blertë dhe jo në dyert e aeroporteve dhe korridoret e kancelarive diplomatike.
Lidhur me këtë incident, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë duke bërë me dije shqetësimin dhe qëndrimin tonë për situatën e krijuar. Në orën 20:45 në fillim të ndeshjes Serbi-Shqipëri në prani të autoriteteve më të larta të Shtetit serb, tifozët në stadium kanë përdhosur himnin kombëtar dhe simbolet tona. Turma prej mijëra tifozësh serbë shpërthyen në thirrje urrejtjeje dhe britma kërcënuese si, ‘Vritini shqiptaret’. Jo vetëm kaq, por tifozët serbë që ndodheshin poshtë tribunës VIP, ku ndodheshin personalitete të larta serbe dhe shqiptare, përsëritën të njëjtat thirrje të ulëta dhe gjeste tepër ofenduese në drejtim të të ftuarve shqiptarë.
Për fat të keq, tensioni në radhët e tifozëve i tejkaloi dimensionet e një ndeshje futbolli. Pas hedhjes në mënyrë sistematike të sendeve të forta në fushë, është tërhequr me forcë nga lojtarët serbë, një banderole me imazhe kombëtare, gjë që ka shkaktuar reagimin e lojtareve shqiptar. Situata ka degraduar me ndërhyrjen e dhunshme të huliganëve serbë në fushë dhe ushtrimin e dhunës ndaj lojtarëve tanë. Gjithashtu pjesëtarë të stafit te sigurisë së stadiumit që kishin për detyrë garantimin e sigurisë, u përfshinë ne dhunën fizike kundër lojtarëve të kombëtares
sonë.
Sa më sipër nuk janë pretendime por fakte të evidentuara, që mbështeten në fotografitë dhe pamjet filmike të ndeshjes, shumë prej të cilave kanë bërë tashmë xhiron e botës.
Pas vendimit të UEFA-s për pezullimin e ndeshjes djemtë e kombëtares, stafi teknik, gazetarët dhe të ftuarit e FSHF-s u gjendën në një situatë presioni psikologjik të pashoqë. Pavarësisht provokimeve dhe situatës së nderë, si ekipi kombëtar ashtu edhe të gjithë shtetasit shqiptarë të pranishëm, dëshmuan vetëpërmbajtje dinjitoze dhe korrektësi për t’u përshëndetur.
Në rrethana të tilla personeli i Ambasadës sonë në Beograd është instruktuar vijimësisht për të bashkëpunuar me autoritetet serbe për qartësimin e rrethanve të ngjarjes, si dhe në garatimin e integritetit, të drejtave dhe dinjitetit të shtetasve tanë. Fatkeqësisht, përpjekjet e Ambasadës sonë për të komunikuar me autoritetet përkatëse nuk gjetën mirëkuptimin e palës pritëse, madje personeli i ambasadës tonë në Beograd u bë subjekt i një trysnie të paprecedente psikologjike.
Në të njëjtën gjatësi vale, në mbështetje të përpjekjeve tona, Ministria e Punëve te Brendshme të Shqipërisë i komunikoi palës serbe shqetësimin për garantimin e sigurisë të të gjithë shtetasve shqiptare te pranishëm.
Pas rreth 3 ore bllokimi në stadium, u bë e mundur që falë angazhimit maksimal të autoriteteve më të larta qeveritare, ekipi kombëtar dhe të gjithë shtetasit shqiptarë, të niseshin drejt aeroportit të Beogradit.
Në aeroportin e Beogradit kombëtarja dhe shtetasit shqiptarë të pranishëm, u bllokuan edhe një here për rreth një ore, nën pretekstin e kontrolleve te mëtejshme.
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën, provokimet e ulëta dhe keqinformimin mediatik, të cilat bien ndesh me parimet e sportit dhe politikës së fqinjësisë së mirë.
Mikpritja, kjo vlerë e shenjtë për të gjithë popujt ballkanas, u nëpërkëmb si asnjëherë tjetër në një atmosferë antisportive dhe ksenofobe.
Jemi të keqardhur që autoritetet më të larta serbe nuk kanë gjetur ende kurajon për t’u distancuar dhe dënuar aktet e dhunës si dhe urrejtjen e shfaqur haptazi ndaj simboleve tona kombëtare si dhe atyre të aleancës atlantike.
Sjellje të tilla ekstremiste kërkojnë të mbajnë peng popujt tanë në qerthullin e një të kaluare të dhimbshme. Jemi të ndërgjegjshëm për dallimet e mëdha që ekzistojnë mes nesh, dhe po kaq të vendosur për të vijuar me durim dhe kurajo rolin tonë si promotorë të zhvillimeve demokratike dhe stabilizuese në rajon.
Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, kandidat në BE, të qartë dhe krenarë për përkatësinë tone perëndimore. Kjo përkatësi dëshmohet përditë përmes përputhshmërisë së plotë të vlerave, vizionit dhe objektivave të politikës sonë të jashtme me ato të SHBA dhe BE.
Ftojmë autoritetet serbe që të evitojnë epitetet fyese dhe në bllok ndaj shqiptarëve si dhe keqinformimin që nuk i shërben askujt.
I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, të cilat kishin përgjegjësinë e plotë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që të dënojnë pa asnjë ekuivok dhe të nxjerrin para
përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit për incidentet e shkaktuara, para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Inkurajojmë autoritetet serbe që në vend të keqinformimit dhe propagandës që synon të përfshijë autoritetet e larta shqiptare, të hetojnë plotësisht ngjarjet, të faktojnë pretendimet dhe të nxjerrin përgjegjësitë.
Ftojmë autoritetet e UEFA-s të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për një hetim dhe një raportim të paanshëm duke dëshmuar se futbolli është arenë e miqësisë dhe e qytetarisë.
Dëshiroj së fundmi t’i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, Tuz dhe Mitrovicë që të ruajnë gjakftohtësinë, të tregojnë qytetarinë, kulturën dhe fisnikërinë që karakterizoi kombëtaren tonë gjatë sprovës së djeshme“.
——————————————————————————————-
… Faj kane dhe shqiptaret e Maqedonise qe ngriten flamurin mbi fushen e nje shtetit tjeter (qe nuk na duan) edhe pse qeveria shqiptare i ruhej provokacionit.
… Gabim, tamam nese Greket do ngrinin flamurin e tyre mbi fushen e Shqiperise.
… Shqiptaret e Maqedonise prishen imazhin e Shqiperise ne BE.
——————————————————————————————
Shko ore pirdhu!
JU RA NDER MENDE?
serbia para 4 ore ka kerku,qe shqiperia te kerkoj falje!
FSF,po kerkon qe edhe rezultati zyrtar te jet 3:0,per serbin!
EDI,mos shko ne beograd,kane me te nenqmu,mos lejo?!
krejt tereni po pregaditet per nje nenqmim te kryeministrit edhe nje her MOS LEJO.
MERITON paliokounistra,ai monkey qe qiti ”bajrakun” ishte vllau yt………hahahaha
Bravo, me ne fund pas nje hiatusi 25 vjecar, nje minister shqiptar, i kerkon te drejten dhe ngre zerin ndaj nje ministri fqinj. Te lumte Ditmir! Edhe 50 vjet e ke voten prej meje.
apo nuk kemi dhe nje ministri te jashme nga brenda vendit……popopopopo
keta akoma e fshijne bithen me gisht…..e jo te bejne polike te jashtme,keta i thone Doganit ”byrazer”!!!
Nuk me pelqen qasja e Ministrit rreth ngjarjes.
Lexoni se cfare thote rregullorja e fedarates futbollit Serb, si ndeshkon ajo tofozet e saj per ndodhi te tilla dhe perdoreni si argument tek Fifa
UEFA
Ky cop ministeri eshte nji pule ,maskuar me pupla kaposhi .
Deklarate dinjitoze e nje qeverie dinjitoze. Bushati po ben punen ashtu siç i takon. BRAVO!
Pse i fshite komentet e meparshme o Tema?