Lorik Cana: Në Kanunin tonë të Lekë Dukagjinit e kemi që kur e presim një mik brenda shtëpisë, ai është i sigurt qind për qind

16 Tetor 2014, 18:55Sport TEMA

Kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar në futboll, Lorik Cana, thotë se nuk e kishte pritur që përballja e Shqipërisë me Serbinë në stadiumin e Partizanit në Beograd do të degjeneronte në mënyrën se si ndodhi të martën në mbrëmje.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë” e cila transmetohet sonte në RTK prej orës 21:00 , kosovari me pasaportë shqiptare, thotë se ishte i sigurt që ndeshja do të shkojë drejt fundit, pavarësisht tensioneve që e përcollën këtë përballje që para ndeshjes.

I kthyer në Romë pas përjetimit që pati në Beograd, Cana tregon shenjat që ka marrë në një gisht të dorës. Thotë se këtë e ka nga tifozi të cilin e zaptoi pasi ai e sulmoi me karrige bashkëlojtarin e tij, Bekim Balaj, në momentin kur eskaloi situata.

“Ai tifozi i famshëm ma ka kafshu gishtin, donte të ma këpuste. Kam edhe një shenjë tjetër në një gisht tjetër por, të them të drejtën, nuk e di si e kam bërë”, thotë Cana në intervistën e dhënë përmes Skype.

Ai thotë se ekipi shqiptar nuk ka qenë në dijeni se çka mbante fluturakja e cila krijoi kaosin në stadium.

“Në fillim, nuk u kuptua mirë çka ishte. Kur u kuptua, ishte një acarim dhe nervozizëm nga tifozëria serbe”, thotë Cana.

Sipas tij, kur lojtari serb Mitroviq e kapi flamurin, lojtarët shqiptarë shkuan dhe e morën atë në mënyrë që “mos t’i ndodhë ndonjë gjë”.

“Qëllimi ishte që ta largojmë atë nga fusha”.

Cana thotë se mund të ndodhë që qëllimi i Mitrovic të ketë qenë edhe dorëzimi i flamurit te zyrtarët e UEFA-s anash fushës.

“Është e mundur, pse jo! Por ai flamur është i yni dhe ne duhet ta marrim e ta largojmë nga fusha. Është absolutisht e drejta jonë”, thotë ai.

Sipas Canës, për tërë këtë, faji nuk është i shqiptarëve.

“Faji nuk mund t’i lihet federatës tonë. Biletat që i janë dhënë federatës tonë, janë kthyer për shkak të kushteve që na janë vënë. Pra një faj i tillë nuk mund t’i hedhet federatës tonë”.

“Një diçka e tillë mund të vijë nga brenda, nga jashtë stadiumit, nga pala tjetër, nga jashtëtokësorët..n nuk mund ta dish se kush e ka bërë atë. Është absurde nga ana e serbëve”, tha ai.

Cana e vlerëson si absurd faktin që në vitin 2014, duhet të shkohet për të luajtur në një vend fqinj pa pasur të drejtë që ta kesh tifozërinë me vete.

Por thotë se nuk i ka munguar simboli kombëtar.

“Ne e mbajmë simbolin kombëtar me vete. E kemi në fanelë dhe për atë luajmë prej fillimit deri në fund duke dhënë gjithçka brenda vetes”, u shpreh ai.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë pas ndeshjes, Cana thotë se ato janë qesharake.

Ndërsa e mbron reagimin e tij ndaj një tifozi serb.

“Kur jemi ne, jemi bashkë. Jemi një trup, një njeri, një përfaqësuese, një komb”, thotë ai.

Cana thotë se për mënyrën se si eskaloi situata, nuk ka pasur vend që ajo të tejkalohet “me dialog”.

“Nuk besoj që ata njerëz që janë futur në fushë e kanë vendin brenda fushës për ta dhunuar një përfaqësuese të një vendi. Ata nuk kanë qenë aty për dialog”, tha Cana.

“Personat që janë futur në fushë, mund të ishin futur edhe me gjë tjetër, e jo veç me karrige. Zoti na ruajt, mund të ishin futur me thikë ose me diçka shumë më të rrezikshme”, u shpreh Cana.

Ndeshja e papërfunduar në Beograd tani i lë radhën ndeshjes së planifikuar pas një viti ndërmjet Shqipërisë e Serbisë në Shqipëri.

Cana thotë se mund të ndodh që UEFA të mos e lejojë zhvillimin e saj në Shqipëri.

Por shprehet se pala shqiptare do ta gjejë zgjidhjen për ta siguruar atë ndeshje.

Ai thotë se tifozëria shqiptare nuk ka bërë asnjëherë probleme në fushë dhe jashtë saj, si në ndeshjet e luajtur si vendas ashtu edhe si mysafir.

“Tifozëria e kombëtares sonë, si në shtëpi si jashtë ka pasur sjellje shembullore… Serbia ka pasur gjithmonë probleme me tifozërinë  e saj”, thotë Cana.

“Në Kanunin tonë të Lekë Dukagjinit e kemi që kur e presim një mik brenda shtëpisë, ai është i sigurt qind për qind”, u shpreh ai.

41 komente në “Lorik Cana: Në Kanunin tonë të Lekë Dukagjinit e kemi që kur e presim një mik brenda shtëpisë, ai është i sigurt qind për qind”

  1. ismeti says:

    shkau kurr msa qeni ska pas bes

    1. neda says:

      Me kanunin le te merren njerzit e mesjetes, ne kemi ligjet tona bashkekohore, ne mund te themi simbas tradites sone kombetare dhe jo simbas kanunit ne nuk jemi brezi qe i perkasim kanunit por kohes bashkekohore,botes moderne, kanuni nuk e nderon shoqerine tone, perkundrazi.

      1. Taulant says:

        Neda,vertet nuk jemi ne Kohen e Lek Dukagjinit,por te mirat dhe vlerat e cdo epoke le ti percojme bga brezi ne brez.Ai nuk thote qe kanuni ishte I shkelqyer por kishte nje vlere.Le ta marrim te mirem,vleren dhe ta adoptojme ne kushtet kohore

        1. kopliku says:

          taulant bravo ma ke mar krejt menimin loriku mori te miren e kanunit shqiptari mikpret edhe hasmin po I shkeli ne shpi ai nuk tha qe te zbatojm kanunin e lekes

      2. Wien says:

        Neda ,ai po thote nje te vertete ,kjo tregon qe edhe ne kohen e kanunit ,dmth ne mesjete Shqipetaret kane pasur tradita mikepritese dhe nuk i benin kurthe mikut ne shtepi te tyre .Biles historia ka treguar qe Shqipetaret dhe kur i shkonte hasmi ne shtepi nuk i ndodhte gje ,e prisnin dhe e percillnin mire .
        Shqipetaret per mikpritje njihen ne te gjithe Europen .

    2. Valbona ( Hasa ) Paskali says:

      I Nderuar vella Lorik. Ne Shqiptareve na detyrohet i gjith globi se , Heroi yn Kombetar SKENDERBEU mbrojti dhe respektoi Dinjitetin Kombetar dhe nuk lejoi CKISHTERIMIN E BOTES. Me Ismail Qemalin e Is Boletinin jua Rikujtuam se Ne me Dinjitet, Krenari, Trimeri e Kulture JEMI KETU. JEMI KRENAR QE EDHE PAS 100 VJETESH JU RESPEKTUAT MBROJTET ME DINJITET ORIGJINEN TUAJ. PERQAFIME

  2. durresi says:

    Akoma me kanunin ti re. ik re se qeke palle fare ti

    1. kuq e zi says:

      dursi
      kanuni nuk eshte vetem sy per sy dhe dhemb per dhemb
      eshte mikpritja,besa,ai sherri simbolik qe ti ben me miqt e tu se kush e kush te paguaj me pare,pra eshte nje pakete traditash qe quhet kanun dhe perben shtyllen kurrizore te kultures shqiptare
      dikush mund te thote skemi kulture kete do e shohim ne ndeshjen e kthimit
      jo qe do i japim mend serbeve por edhe europes

    2. Cfar idiotit ti je oo derrcak aj po tregon tamatan si lypet respektin nga musafiret ajo asht tradit nga gegeria apo shqiperija no cdo krahin

    3. Shqiptari says:

      Nqs i Madhi Lorik Cana ,flet per Kanunin ,ligjet e pritjes mikut e beses ,
      me kte ai kerkon te tregoj traditen e gjakut Shqiptare ne shekuj , e aspak ate qe ti “durresi” shpreh !!!
      Te pakten kur ti drejtohesh nji personaliteti Futbolli si Lorik Canaj , trego pak rrespekt ,sepse Lorik Cana meriton cdo rrespekt nga gjithe Bota Shqiptare.
      Mesoni te rrespektoni gjakun tuaj ,ata qe i kane dhene verte fanelles kombetare aq shume ,sepse nderoni vehten tuaj ne radhe te pare .
      Rrespekt Lorik Cana je dhe mbetesh nji nder me te medhenjt e futbollit shqiptare .

  3. akili says:

    Loriku vazhdon akoma me Kanunin e Lek Dukagjinit por duhet ta dije shume mire se miku dorezonte “armet” kur hynte ne kullen e te zotit te shtepise dhe nese leshonte ndonje fyerje nuk dilte i gjalle prej saj. Kanuni nuk ka vlere ne Serbi dhe per me teper pse duhet te hysh dhe te rrish ne shtepine e tij kur ai te pret me kembet e para dhe te fyen ndersa ti jo vetem qe rri aty por ne nje moment i kerkon “pjese” ne shtepi dhe pret qe ai te te ferkoje krahet. Lojtaret tane rane preh te nje provokimi te bere me harten e shqiperise etnike dhe s’ka rendesi se nga kush. Ata s’duhet ta kishi prekur ate banderole se edhe sikur ta kishin grisur serbet faji do u mbetej atyre.Por ndjenjat nacionliste triumfuan mbi permbajtjen nderkohe qe kur na u fershellye himni dhe na kerkonin vdekjen si Shqiptare duhej ta kishim nderprere ndeshjen ne menyre demonstrative. Kam frike se i beme llogarite keq. Me Serbet duhen 7 hile dhe nje trimeri.

  4. Klimax says:

    Ate thote kanuni? Po kur “miku” te tregon me “dokumenta” brenda ne shtepine tende se ajo shtepi eshte e tij, atehere cfare thote kanuni?

  5. keto fjale jane per te ter fisin e berishes me kuc e mac se jane te pabes e kane me qene gjithmone te pabese dil sli e thuejna ndonje fjale apo je tuj mbush hundet se sbajne efekte ma ilacet e dites

  6. Hm... says:

    Ju lumte cuna! Me ate terror psikologjik qe patet fillimisht dhe privilegjimi i i UEFA per kushtet e ndeshjes (nese Serbia nuk e garantonte sigurine, atehere UEFA ta kercenonte me zhvillimin e ndeshjes ne fushe te trete po kjo nuk ndodhi se lobi serb eshte kudo ne Evrope dhe frankofonet), ju u treguat shume shume gjakftohte. Keni bere promovimin me madheshtor te imazhit te Shqiperise ndaj fqinjeve ne Ballkan sepse edhe greket me mavri jane. Ju lumte, edhe Jezusi me ato qe u bene do ngrinte doren e shpagimit lart.

  7. Hajni says:

    hahahhahah cdo deklarate e ma budallenj kta karaxhozet e kombtares. Sidomos Kosovaret

    1. Ron says:

      o karagjoz, si thua ti?
      Xhaka Loriku Balaj me shoke, te veshtronin se si nje serb para syvet te tyre te dhunoj flamurin kuq e zi,
      a e kupton ti sa je i mjere,
      ndoshta ende nuk e paske kuptuar, por te keshilloj te konsultohesh me ndonje psikiater!

  8. haha says:

    po per claire morgan dhe shoket e saj cfare thote kanuni o Lorik?

  9. kujtojne says:

    S’ishte e nevojshme droni per anullim ndeshjeje.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Kush merret me fjalen e Cana-s per Kanunin,sillet njesoj sic merren,huliganet politikane Serbe,me banderolen dhe dronen dhe jo me rrahjen dhe thirjet anti Shqiptare te 32 mije huliganeve ne stadium.Ideja e Cana-s,nuk eshte zbatimi i Kanunit,por eshte zbatimi i nje tradite te lashte Shqiptare,per pritjen dhe sjelljen ndaj mikut…

  11. drinni nga Kosova says:

    Injoranti duke jetuar ne me shekullin e kanunit, tipik koktule dhe tru peshku

  12. leke dukagjini says:

    Deri tani ke qene mire, se ke folur pak. Edhe doni te dukeni europiane, edhe me referoheni mua qe kam ikur per lesh para 500 vjetesh. Fol si Bamiri, me heshtjen tende, dhe do te te duan te gjithe.

  13. skorpionsi says:

    ai kanuni juj na ka lone kaq mrapa…….rraca juj boni sherr ne beograd se shqiptaret e shqiperise dine te sillen si duhet…

    1. Tironsi_Belgjike says:

      Pusho ti o scorpions. Cfare duhet te bonin ata sipas teje?

  14. zoro says:

    oh oh re cana . lere kanunin por mendoni qe shqiperia rezikon te mos luaj me per dy vjet . e di qe do merziteni shume jy kosovaret se keni koh qe e prisnit kete katastrof te kombetares. ade kitburdam

    1. janullatos pederasti says:

      Zoro rrocka, ty ste duhet se cbejne shqiptaret. Ti shiko jepi gjineken efendikoit qe te te mare me sy te mire.
      Ay gamisou yeeftos

  15. tani says:

    O lorik merre ne tel ate hysaj mbrojtesin dhe thoj mos te flasi per ndeshjen me serbin se nuk di cfare thot .e degjova nje ore perpara ne sala stampa empoli dhe o nuk kupton mire ata qe thote se per pak sa nuk e morri fajin per vete ej zot me keta .po peshoni llafet para se te flisni.

  16. alban says:

    Usht filluan keta pedot antishqiptare te shajne Canen . Usht ora b q

  17. pretorian says:

    Ti Lorik Cana meriton respekt, jo per ate qe bere ne Beograd, por per ate qe je gjithmone.
    Problemi eshte, se tash nuk eshte koha e kanunit, por eshte koha e ligjit, e demokracise, e respektit reciprok, e harmonise dhe e miqesise, e zhdukjes se urrejtjes dhe e mbjelljes se bashkejeteses paqesore.
    Pastaj ti te kishe bere ate qe beri Ivanoviç, te ishe sjelle po ashtu.
    Nqs ti do ti referohesh kanunit te Lek Dukagjinit, ju atje ne Kosove, vetem 3-7% e popullsise e njeh ate, e respekton, e ka si simbol te ligjit dhe shtetit kur mbi shqiptaret behej genocid dhe kthente ne islamik me force, me pare, me kolone, me ofiqe 93-97% te popullsise ne islamike.
    Dhe kjo shumice islamike nuk e njeh kanunin, nuk e njeh Lek Dukagjinin dhe principaten e tij, luften e tij kunder turkut islamik, qendresen e tij, ligjet dhe venomet e tij.
    Dhe ti nuk e njeh kanunin e Lek Dukagjinit. Lexoje ate, sepse nje kosovar kristian e ka mbledhur, nje burre i madhe dhe i kendueshem, nje fare AT SHTJEFEN GJEÇOVI nder dhe krenari shqiptare.
    Po ta kishe lexuar mire ti ate, do shikoje se ti ke drejta, por ke edhe detyra.
    Dhe kur je ne shtepine e tjetrit ke detyra ne radhe te pare pastaj te drejta.
    Ti nuk te drejte ta fyesh ate tjetrin ne shtepine e tij. Ti e fyen dhe pastaj kerkon te drejta?
    Po sikur te kishte ndodhur kjo ne Shqiperi, do e permendje ti kanunin e Lek Dukagjinit?
    Do e lije ti serbin te qete ne kete rast?
    Pastaj, pastaj shko merr flamurin, mblidh lojtaret, qetesoji grumbullohuni bashke dhe prisni reagimin e drejtuesve te ndeshjes.
    Ti nuk je gladiator, ty kanuni s’te jep te drejte ne kete rast te reagosh per shume arsye, aq me teper qe dihet qe je kosovar dhe dihet qe nese ka ndonje vend sot ne bote qe duhet te prezantohet mire nga kosovaret dhe shqiptaret ky eshte imazhi i shqiptareve.
    Ne shkuam per te luajtur futboll aty, per ta perdorur kete eveniment sportiv si reklame te emancipimit kombetar, kulturor, shoqeror, si mundesi dialogimi
    per nje fqinjesi te mire, per bashkepunim pse jo dhe miqesi.
    Ti e di Lorik, se populli serb dhe ai shqiptar jane te denuar perjete te jene fqinje.
    Fqinjesia e mire eshte vellazeri e mire. Pse jo dhe me serbet?
    Gabuan ata, por me shume gabuam ne, gaboi media, politika dhe shume syresh, figura shoqerore dhe intelektuale.
    Pse kjo urrejtje, pse ky pretekst kot per nje reagim disproporcional?
    Lorik, mos e keqperdor kanunin e Lek Dukagjinit, sepse po te ishte per kanun te Lek Dukagjinit, per interpretim dhe zbatim te tij, shume syresh kosovare otoman nuk do e meritonin te jetonin.

  18. rrnoft Pi Di,ja says:

    O alban o koqe,qe sdi te shkruash as emrin tend.Nuk e shajne Canen,por gabimi i tije eshte se nuk duhet te prononcohet me Kanunin e Lek Dugagjinit,kur shume mire mund te thote qe eshte Kanuni Shqiptar,ose shqip eshte tradite Shqiptare qe mikpritja nuk pritet ne bese.Prandaj per Canen,eshte me mire te mos flasesh kot.

  19. vlera e vertete says:

    lorik cana
    je vlere e vertete e padiskutueshme ne ekipin kombetar,
    qe nuk je tur pas pasurise
    por je tur pas krenarise per te ngritur lart ekipin kombetar shqiptar, ne finalet e europianit.
    ju lumte
    ashtu miku nuk pritet ne bese.
    por shovinizmi nuk njeh fqinjesi e miqesi dhe ndonese popujt aspirojne per europianizim ne B.E

  20. best says:

    O Cane o rrote
    thuhet sipas Tradites se Shqiptarit, kush vjen mik pritet si mik deri ne fund jo sipas Leke Dukagjinit se na merrove fare me keq se xhaka qe thoshte mbrojta flamunin nga shkavi hahahahahahahahah
    se mana duan serbe legenat qe te degjojne se ti ecen ende me Leke Dukagjinin jo me ligjin modern e tradita miqesie
    hahahahaha
    hahahahaha
    cna gjeti
    I ka perfshi Orgjia Emocionale gjithandej

  21. best says:

    Gjithsesi plako hallall per ate qe bete ne Beograd, treguat se nuk u trembet nga asgje, megjithese mafiozet e UEFA-s ju cuan mes ujqerve e hienave, ua treguat vendin
    por deklaratat ti kishit me te kursyera dhe reagimet apo festimet
    Ne duhet te ishim hequr si viktima qe nga fillimi jo si heronj
    gafe e madhe e te gjitheve perfshi qytetaret
    duheshin protesta ne shesh jo festime per 3 piket
    po hajt ma e bejme ndonje budallik ne shqiptaret
    jemi pasardhesit e Pelegut (sipas Bibles)
    Dhe pelegu ishte shume harrakat ne natyre, gjaknxehte shume

  22. adan says:

    ….LORIK CANA KRENARIA KOMBIT TU BAFTE DITA 1000…..

  23. dinjiteti says:

    Mikpritja eshte vlere per ne shqiptaret,dhe kete ta ka pasqyruar dhe kanuni DHE KJO NUK DO TE THOTE TE KTHEHESH MBRAPA PO TE RUASH VLERAT PER CAR BEHET FJALE,mendoj qe nje shok apo nje mik qe te vjen ke pergjegjesi keto pasqyrohen edhe ne kanun,DHE FJALET E TJERA JANE bla bla bla….

  24. Ju nuk doni njoni tjetrin prisni tju doje uefa edhe Europa nji tuf me byhqr qe kundershtojn canen dallime krahinore dhe ofendime.nuk montoemi me ne shqiptaret jemi vrk .

  25. frank says:

    ju qe komentoni nxitoheni shume sepse edhe loriku nuk eshte njeriu i kanunit se ai jeton ne majat e jetes moderne te europes dhe ashte i martuar me italiane pra e ka thyewr dhe kanunin dhe te gjitha ato mentalitete te vjetra qe thoni ju por une jam shume dakort dhe ai ben shjume mire qe e lidh ate me kanunin sepse kjo ne kete rast eshte nje vlere e jona e cila dhe ne momente te kohes se veshtire historike shqiptaret gjeten ne nje fare menyre te bazohen ne nje fare menyre ligj i percaktuar dhe te gjithe marrrin denimin sipas ketij ligjit por vlerat tona si njerez te beses me kto dhoj komshinjesh nuk mund te behat ktoi vetem njohin pabesine me duket

  26. Une says:

    “Kosovari me pasaporte shqiptare”.,,,o zot ca nuk po shkrujne gazetaret injoranta.nqs don me cilesu prej nga vjen thuaj shkodrani,vlonjati,gjakovari,pejani,korcari.

  27. Rigoni says:

    Nje pjese e komentueseve mendoj se e keqkuptuan mendimin e Loriku.Respekte Lorik Cana-shqiptar I vertete.

  28. maximus says:

    shume bukur fole LORIK, por e dhjeve me kete reshtin e fundit, LEKE DUKAGJININ, te cilin serbet e duan aq shume, se ju beri realitet endren e tyre, ate te zhdukjes se shqiptareve, prandaj mos e permend me kete bastard apo kopil te serbeve

  29. Pellazg says:

    Respekt LORIK CANA e meriton.Kanuni ka vlerat pozitive ne aspektin e pritjes se mikut ne shtepi si dhe kur hasmi te vjen ne dere i hapet dera i jepet buke e strehe e siguri jete deri sa te dali nga kufiri i trojeve Shqiptare.Vetem bastardet mbare nga e gjithe bota bejne veprime te kunderta.Kujtoni filmin e Mel Gibson Skocia me Anglin si Anglezet i thirren per bisedime dhe i dogjen te gjalle ne kasolle te asaj kohe dhe kjo ka hyre ne histori per keq si cdo rast te ngjashem.Pellazget-Iliret-Dardanet-Shqiptaret kurre nuk do jene Kali I Trojes.Kush do qoft armiku ne trojet tona nuk i gjen gje.Ju kujtoj dhe nje gje tjeter kur perballesh me nje njeri dhe je ne pozita superior ose inferior nga rrethanat i thua une jam nga ata qe te them ik shko ne shtepi se te vi dhe ta bej kete edhe aty ku jeton nese nje Shqiptar e ka nda mendjen.Perfundimisht Kushdo sllavi,grek etjer ne trojet tona SHQIPTARE nuk i prek kush qofte edhe armiqt e tyre ne vendet e tjera.Faleminderit

  30. Pa dyshim qe Loriku i referohet vlerave kombetare si Shqiptar ,
    kur permend Kanunin e Lek Dukagjinit ,i cili eshte nji VLERE SHQIPTARE qe nuk duhet par ne kontekstin e moderrnes ,por si vlere e tradites ,nji vler qe per epoken ne te cilin u shkrua ,ndoshta ishte nji art kushtetute qe shume popuj edhe si kta europiane qe sot jane shume me te zhvilluar nga cdo pikpamje se ne shqiptaret nuk ja kishin idene . Pra flasim per kohen ku kanuni u formulua nga shqiptari ,imagjino se ne c’egersi jetonin popujt rreth nesh e me gjere.
    Diku kam lexuar rastesisht se Japonezet kan qen shume te interesuar per filozofine e Kanunit si shume studjues europiane te cilet e shikojn sigurisht me rrespekt dhe si nji vler njerezore.
    Duke qendruar ke japonezet do thosha se ,ai shpirt krenar prej Samuraj qe motto te jetes ka ; Nderi Burrit vlen me shume se vet Jeta ,gjeti ke Kanuni Lek Dukagjinit mesiguri ato Vlera Njerezore te genit Shqiptare .
    Gjithcka ne kte jete ,ne kte Bote ka te bej me gjakun qe rrjedh brenda njeriut ,ne te cilin jeton dhe shpirti .
    Edhe njiher rrespekt Lorik cana .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje