Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ndodhen sot në Beograd, për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Ballkanit.
Bushati ka thënë për mediat serbe se kjo vizitë e zyrtarve të Shqipërisë nuk duhet të shqetësojë Beogradin.
“Kjo vizitë nuk duhet t ju shqetësojë, është një praktikë normale e vendeve evropiane. Serbia ashtu si Shqipëria është kandidate për në BE. Serbia të shikojë kursin në raport me perëndi. Ajo cfarë ndodhi gjatë ndeshjes nuk na pengon të vijmë në Serbi”, ka thënë Bushati.
Përsa i përket incidentit që ndodhi në stadiumin “Partizani” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ai ka theksuar se ka dënuar dhunën dhe provokimet.
Gjithashtu Bushati foli dhe për Kosovën duke thënë se tashmë Kosova është një realitet reajonal dhe europian.
Konferenca është një vazhdimësi e nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit, por edhe e Konferencës së Ballkanit në Berlin.Për herë të parë në Konferencën e Ministrave të Ballkanit ndodhen edhe dy ministrat kosovarë të Punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë ./n.d
Po Sali Berisha…cfare thote?
U fol per forcen e Shqiperise. U fol per Kosoven.
Eshte dakord me Ditmirin? D.m.th me Edi Ramen?
hajde babe te tregoj arrat,i thone kesaj!O bushat dukesh si adoleshent para diplomatve ,pa peshe hic
Jo more jo, nuk duket si femije po eshte tej mase i pregatitur dhe po ben nje pune te mrekullueshme deri me tani, shpresojm te vazhdoje keshtu.
Po te kishte qene nje si bushati me kohe sa ndryshe do i kishim kto marrdheniet diplomatike ne me boten, sdo kishim diplomat injorant te futur per te marre nje rroge si puna e cekes e luis ejlit qe e mori bonus nga dashnorja.
U kthye ministria e puneve te jashtme ne nje ndermarrje per te bere qoka nga ana pushtetareve e per te dhene rroga, imagjino diplomacia ne shqiperi eshte drejtuar me se shumti nga jozefina topalli qe nuk dinte te fliste njerzishte.
fol me te pabeset o Bushati…..
bushati thot se eshte nje praktik normale europiane ,por bushati haron ose ngaterron kohrat , ose nuk eshte koherent me rrjedhen e ngjarjeve dhe drejtimet ne te cilat po drejtohet serbia,serbia ka politikan te holle qe kan ditur historikisht te bejne interesat e tyre sa me mire dhe te lidhen aleanza per interesat e tyre ,sebia ka kohe qe po kerkon te lidhet me aleancen asiatike ku ne te cilen ka dhe statusin e veshguesit eshte nje nga vendet e pakta ne europ qe nuk i praktikoj sanksione rusis ,ka lidhur marrdhenie tregetare me rusin persa i perket industris se mjeteve zastava qe kane plataformen fiat dhe asaj ushqimore ,rusia dhe sebia kan lidhur acordin per ndertimin e gazesjellist qe do te funizoj europen duke anashkalura ukrainen dhe europa dhe shba e din shum mire kete porjane te pa fuqishme per te ber dicka sepse sebis nuk i intereson hyrja ne eu , duke qene se reusia do te ndertoj nje baze ushtarake ne serbi ne kufijt e kosoves ,ndaj te ciles rusia nuk e ka njohure por vazhdon ta quaj pjes te serbis , ndaj si rama si bushati munde te thuan cte duan sebis nuk i intersojne bisedimet me tiranen ,jo rama por dhe europa jan te pafuqishme ne bisedime serbin serbia e ka ber zgjedjen dhe pozicionimin e saj dhe rama genjen vehten kur mendon se mund te dialogoj me serbet