Intervistë e Sonilës me rivalen e saj italiane Sabrina Ferrili

2 Nëntor 2014, 21:52Antena TEMA

Sabrina Ferrili, e mirënjohura e ekranit italian, ka mbërritur në Shqipëri për të bërë një emision të ngjashëm me Sonilën, por për llogari të italianëve. Me këtë rast Sonila i mori një intervistë për emisionin e saj.

Sonila: Sabrina Ferrili, ju jeni një emër i madh i ekranit italian, me të cilin jemi rritur dhe personalisht kam qenë e obsesuar nga sharmi yt dhe një përthithje e mendimeve të mia në ato që dëgjoja prej teje, në sensin që dukej sikur thonit pikërisht atë që mendoja, pra që ishte në një farë mënyre një enturazh i atyre ideve që më nxitën të guxoj dhe tashmë të mbetem rob i një afeksioni që gjithsesi ka një kapilaritet organik me atë çfarë ju jeni. Ajo që desha t’u pyes në fillim të kësaj interviste dhe që nuk do të thotë se është më e rëndësishmja, por thjesht për ta filluar, ka të bëjë pikërisht me të kundërtën e asaj çfarë më ka obsesuar mua dhe që në një farë mënyre jemi kuriozë ta dimë, pra a e keni menduar dhe ju si unë të kundërtën e asaj që unë mendoja për ju dhe të ardhmen time?

Sabrina Ferrili: No

Sonila: Kisha një parandienjë e cila më ngacmonte thellë në inkoshiencën time se kështu do të ishte. Pra, në një farë mënyre është e vërtetë dhe s’ka si të mos jetë ndryshe, që pavarësisht realitetit që ju jeni sot në studion time dhe këtu kam nderin t’iu falenderoj, përsëri është anormale në logjikën e një njeriu të famshëm si ju ta vendosni veten të projektuar në një të ardhme nga ekranet e Italisë në Kashar. Pra, kam një mirëkuptim në atë që ju thoni se nuk e kishit menduar ndonjëherë kështu, ndryshe nga unë që e kam pasur ëndërr të isha si ju. Por, ajo që dua të pyes, dhe këtu me lejoni t’iu pyes sinqerisht dhe të kem një përgjigje sa më të sinqertë, nëse jeni ndjerë me fat që më në fund do vini të punoni në Shqipëri?

Sabrina Ferrili: No

Sonila: Është me të vërtetë një përgjigje e sinqertë që në fakt buron nga një karakter i lirë, që i vendosur në një kontekst më të gjerë shoqëror, mbart idenë e një reflektimi më të gjerë që duhet të bëjmë dhe ne kur përgjigjemi për pyetje që janë me të vërtet të sinqerta. Atëhere ajo që desha të pyes unë dhe që ka lidhje me dy të parat është nëse fakti që ju do të bëni një emision si i imi me të njëjtin emër, dhe që do të jetë i dedikuar për publikun italian, a është një shenjë e suksesit të emisionit Kontratë?

Sabrina Ferrili: No

Sonila: Në fakt prisja një përgjigje tjetër, por sidoqoftë është natyrisht e pranueshme, në sensin që papranueshmëria e rivalitetit është një moment metafizik që bën diferencën mes konkurrencës dhe të punuarit me emër. Ajo që desha t’iu pyes është nëse pas fillimit të punës suaj këtu, dhe që natyrisht është një vend pune për të cilin kemi dy vjet që derdhim djersë, a shikoni se shembulli juaj do frymëzojë gazetarë të tjerë në Itali të vijnë dhe ata këtu?

Sabrina Ferrili: No

Sonila: Ja pra të dashur shikues, që kjo dëshmon forcën e TV tonë dhe ekipit tonë, i cili nuk është as i ngjashëm, as i imitueshëm dhe as i ndjekshëm dot edhe nga media më prestigjioze, siç janë ato italiane. Kjo, falë talentit tonë, vullnetit për punë, por natyrisht dhe mbështetjes së pronarëve tanë. Sabrina Ferrili jam shumë e lumtur që jemi bashkë dhe shpresoj që edhe emsioni juaj si ai imi të filloj të ketë sukses. Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’u falenderoj që jeni këtu dhe ty pyes nëse keni diçka për të shtuar.

Sabrina Ferrili: No, quando sarebbe bene per fare l’intervista insieme?

15 komente në “Intervistë e Sonilës me rivalen e saj italiane Sabrina Ferrili”

  1. bato says:

    Humor i goditur pikerisht per nje tip te tille si Sonila!

  2. arif says:

    Kjo Sonila eshte femra me e uryer e tv shqiptare. Ja ka kaluar edhe zhozit.Idiote e talentuar mund,po mund ti thuash,se i pelqen vetja shume.

  3. ardi-mamurrzaku says:

    po simulonin seks kto….???!!! NO NO NO NO NO.

  4. ivani i madh says:

    kjo Sonila eshte njelloj si Grida llap llap e te can menderen .Femer llafazane dhe idiote .

  5. elio says:

    si osht puna, sonila qeka alter ego e ferilli-t….me duket se po flisni si sala qe e krahasoi gjermanine me shqiperine….nejse pune superfuqish..

  6. Davidi says:

    Sabrina Ferrili e “la grande bellezza” ne Kashar… ja qifsha jeten.

  7. Labi Vlore says:

    Hahahahhahahahaha.Nje liber pyetje,dy shkronja pergjigje.No!!

  8. ILIRET says:

    Nuk po kuptoj asgje. Ju e keni botuar me hile kete interviste per te nxjerre ne pah se sa tyryfyçke eshte Sonila.
    Kush e ka mare ne interviste tjetren, sepse me duket se kjo Sabrina ka folur aq sa ke folur edhe ti qe po lexon keto radhe. Pra nuk ka foluir hic.
    Te jete kaq budallaçke kjo Sonila Meç0!!!??? Le qe mosha si beqare ben te veten.

  9. doktor frojd says:

    Nëse ka një shembull egocentrizmi qe tejkalon çdo masë në median vizive shqiptare,pa as dyshimin më të vogël që do të renditej e para Kjo Sonila e cila ka ka frekuentuartë gjithë TV-et shqiptare(me pare shumë).Por siç kanë përcaktuar mjaft filozofë e psikoilogë të njohur,shkalla e parë e marrëzisë fillon atëhere kur mendon se je më e/i zgjuar se të tjerët.Më pas kuptohet se vazhdojnë të rëndohen simptomat dhe të tjeret të duken budallenj,të paaftë etj.Këto shenja të sëmundjes shfaqen me biseda boshe,llafollogji të mërzitshme e me të vetmin kuptim që të evidentojnë vehtveten, sa të intervistuarit mezi presin te largohen nga studioja,prandaj dhe i pergjigjen pyetjeve 5-10 minuta të gjata vetëm me JO ose PO.Mendoni se çfarë durimi duhet të ketë publiku qe të ndjeki intervistat e emisionit të sëmurës S.Meçe, që veë tjerash vuan edhe nga sindromi të qënurit sipas saj, nga femrat më të “bukura”!!!!!

  10. doktor frojd says:

    Nëse ka një shembull egocentrizmi qe tejkalon çdo masë në median vizive shqiptare,pa as dyshimin më të vogël që do të renditej e para Kjo Sonila e cila ka ka frekuentuartë gjithë TV-et shqiptare(me pare shumë).Por siç kanë përcaktuar mjaft filozofë e psikoilogë të njohur,shkalla e parë e marrëzisë fillon atëhere kur mendon se je më e/i zgjuar se të tjerët.Më pas kuptohet se vazhdojnë të rëndohen simptomat dhe të tjeret të duken budallenj,të paaftë etj.Këto shenja të sëmundjes shfaqen me biseda boshe,llafollogji të mërzitshme e me të vetmin kuptim që të evidentojnë vehtveten, sa të intervistuarit mezi presin te largohen nga studioja,prandaj dhe i pergjigjen pyetjeve 5-10 minuta të gjata vetëm me JO ose PO.Mendoni se çfarë durimi duhet të ketë publiku qe të ndjeki intervistat e emisionit të sëmurës S.Meçe, që veë tjerash vuan edhe nga sindromi të qënurit sipas saj, nga femrat më të “bukura”!!!!!

    Zoterinj te nder.Ky koment eshte i pari qe po e bej ne ket moment.Nes ju ju vika keq per keto qe shkruaj per Sonile,eshte tjeter muhabet.Por te thoni se eshte koment i perseritur eshte njeloj siç thone policet rrugore kur duan te kapin ne gabim shoferi e automjetit e hyre me te kuqe,duke e ditur se nuk ka kamera.Megjithateme vjen keq qe u lodha me ju….

  11. matteo says:

    Te kesh nje grua si Sonila…dhe te mos lidhesh koken me peshqir! Interviste e vertete kjo eshte. Ajo kerkon pergjigje me Po ose Jo, se i ka thene, analizuar, komentuar vete qe ne pyetje-pergjigjen e saj drejtuar atij/asaj qe duhet te fliste.
    LUM ai televizion qe e ka ate lume te turbullt fjalesh!

  12. progonati says:

    Vertet je i madh Mero , pasi kur kalon me pult ne dore nga nje kanal tek tjetri ,sa shikon tek Agon kete fytyre tmerresisht hipokrite , po hipokrite te marrezi ,e kalon me shpajtesi tek nje kanal me tutje i tmerruar nga fytyra e montuar ,nga gjestet e duarve dhe levizjet po ashtu te kalkuluara para pasqyrave .
    Per nje moment e pashe kur kishte te ftuar nje vajze te vogel, jetime nga shtepia e Zyber Hallulllit Tirane , epo thashe me ne fund nje bisede me ndjenja ,por jo kjo i fliste vajzes njelloj sikunder u flet plot mendjemadhesi te ftuarve te tjere ,qe degjon dhe flet vetem per vete.
    Nuk e di por italianet e ketij TV -je se besoj te gjejne nje binom te kesaj karikature ne Itali .
    Te kanale 5 ,shikon cdo dite nusen e djalit te Berluskonit dhe ke qejf ta ndjekes nga thjeshtesia dhe modestia me te cilen drejton emisionin ,te krijon respekt dhe mirenjohje edhe pse parate i ka me male ,ndersa kjo “baxhella ” thone ketej nga anet tona nuk durohet dot .
    TV AGON humbet 1/2 e audiences vetem nga kjo spitullaqe egoiste hipokrite e mendjemadhe . Besoj se nuk e ka te gjate.

  13. Arturo says:

    Hahahaha Sonila dhe Ferilli – dy bote te ndryshme. Sonila si trans, Sabrina si yll.

  14. ben says:

    Me sqaroni pak, kush eshte Sonila, se Sabrinen e njohim! Vertet e kam, nuk e di per c’Sonile behet fjale! Ndofta jam injorant, me falni!

  15. top channel says:

    kjo femer qe cdo gje i filloj te shkeputja e tv me te madh ne rajon si topi,aty filloj ti duket vrtja gazetare..kur drejtonte lajme si audienc e eplqenin te gjith tani qe ka kaluar te agoni eshte bere femra me injorante dhe irrituese…imagjinoni muabetet e tavolibes kur thon njerzit e hap agonin vetem kur nuk shof sonilen edhe ka shume te drej5e…sonila eshte sh pordhace…kan fillua4 njerzit ta marrin sh inat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje