FOTOT/ Ebola terrorizon turistët nudistë në ishujt Canari

6 Nëntor 2014, 18:01Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ebola terrorizon turistët nudistë në ishujt Canari

Frika ndaj Ebolas ka terrorizuar turistët nudistë në ishujt Canari, pasi një varkë me emigrantë nga  Afrika Perëndimore zbriti në birgjet e këtij plazhi.

Turistët nudistë, të cilët ndodheshin me pushime i kapi paniku pasi u raportua se emigrantët mund të kishin simptomat e virusit Ebola.

19 emigrantët kryesisht ishin nga Guinea dhe Sierra Leone, dy prej vende me numrin më të lartë të të infektuarëve me virusin vdekjeprurës.

Ata mbetën të izoluar në plazhet e  Gran Canaria në Maspalomas, pasi autoritet ishin në dilemë si të vepronin.  Pas 7 orësh autoritet ekzaminuan emigrantët dhe konfirmuan se asnjë prej tyre nuk ishte i infektuar edhe pse 4 prej tyre u dërguan në spital për probleme shëndetsore.

Për largimin e emigrantëve nga plazhi u përdor një kamion, për t’i dërguar  më pas në një qendër.

Marco Aurelio Perez, kryetari i bashkisë së San Bartolomé, i tha gazetës  El Mundo se: Kjo paraqet rrezik pasi ishulli, është një destinacion i emigranteve.
“Për fat të keq, emigracioni i paligjshëm është bërë një gjë e zakonshme Perëndim“, tha ai.

Kryetari i Bashkisë shtoi se  u përdor një kamion  tip “dum-dum”, për shkak se plazhi është aq i largët dhe kjo do të kërkonte vajtje-ardhje të shumta të ambulancës

Plazhi ku zbritën emigrantët është një zonë popullore për pushuesit nudistë,  tek i cili mund të shkohet vetëm në këmbë përmes një rruge rreth dy kilometrash nëpër dunat e rërës./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje