Pas një ditë stresuese mund ta qetësohemi duke pirë një shishe verë ose duke e marrë veten me të mira me ëmbëlsira të shumta. Por këto zakone nëse kthehen në stil jete mund të dëmtojnë shumë lëkurën tonë.
Anna Magee, një gazetare dhe editore e uebsaitit, healthista.com, e cila është 45 vjeçe është e shqetësuar sesi stresi mund të ndikojë në trupin e saj. Ndaj ajo vendosi që të marrë ndihmë nga artistë, Auriole Princit që t’i krijonte një foto – pikë për pikë – sesi fytyra e saj do të duket pas 10 vitesh, nëse ajo do të vazhdonte të kishte të njëjtat nivele të stresit.
MailOnline gjithashtu u kërkoi tre vullnetarëve të guximshëm të bënin portretet e tyre se si ata do të ndikoheshin në varësi të stresit aktual dhe të asaj sesi ata e përballojnë ate.
Rezultatet ishin alarmante. Dhe kjo duket qartë në fotot e mëposhtme.
Nëse jeni për një kohë të gjatë i stresuar, trupi juaj do të pësojë këto ndryshime:
1. Më shumë flokë të thinjur
2. Fytyrë me akne dhe problematike
3. Mungesa e shkëlqimit, për shkak të qarkullimit të ngadaltë të gjakut.
4. Të enjtura poshtë syve
5. Rritje e madhësisë se nofullave
6. Lëkurë e thatë
7. Skuqje të lëkurës, e cila shfaqet nëse për shkak të stresit gjeni preheje tek alkooli, kryesisht./j.h
Alkooli si zgjidhje kunder shtresit ,padyshim eshte denimi me i madheqe njeriu i jep vehtes ,shendetit te vet ,paraqitjes se jashteme (e cila qarte tregohet ne shembujt e dhene ne fotot krahasuse) ,por njikohesishte i sherben dhe vet plakjes se parakoheshme ke njeriu ,qe askush sot (sidomos Femra) s’do ta deshironte kurr .
Shoqeria me njerez te mire eshte nji nder ilacet me te mira te shendetit dhe cdo sfide qe jeta na rezervon .
Tek çifti i pare i fotove duket si nje pedagoge e Jur. Shkoder. E mahnitshme ngjashmeria.