Ndihmë sociale si nënë beqare, burgoset pasi e tradhëtoi Facebook

7 Nëntor 2014, 09:14Lifestyle TEMA

Kjo është historia e një 44-vjeçareje britanike, e cila për të përfituar ndihmën sociale si nënë beqare ka gënjyer autoritetet.

Por sekreti ka dalë në shesh pasi ajo hodhi foto të dasmës në Facebook.

Wendy Cooper ishte martuar në vitin 2004 me   Clifford Smith.

Ajo do të kryejë një dënim prej 8 muajsh pasi ka vjedhur nga 57.000 paund nga fondi që duhej të jepej për njerëzit vërtetë në nevojë.

Wendy, jo vetëm që kishte gënjyer dhe vjedhur, por madje ajo gjatë kohës që pretendonte se ishte në vështirësi ekonomike ka punuar edhe në vende të ndryshme pune, kryesisht në mirëmbajtjen e shtëpive.

Zbulimi i mashtrimit të gruas, që ka zgjatur nga shtatori i vitit 2004 deri në tetor të vitit 2013, kur gruaja postoi foto të dasmës në rrjetin social Facebook./j.h

 

 

 

1 komente në “Ndihmë sociale si nënë beqare, burgoset pasi e tradhëtoi Facebook”

  1. Gezim says:

    eh budallaqe
    po mire po autoritet nuk kane pune tjt rrine duke pare fotot e atyre qe marrin ndihme sociale ?

    http://bit.do/burgoset-pasi-e-tradhtoi-facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje