Zgjedhja e Sekretarëve, Basha mbledh Këshillin Kombëtar brenda 25 Nëntorit/Emrat e favorizuar për pozicionet drejtuese

9 Nëntor 2014, 11:27Politika TEMA

Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e sekretariatit brenda muajit Nëntor, ndërsa kjo fazë do të shënojë edhe zgjedhjen e strukturës më të lartë drejtuese të kësaj partie.

Burime nga PD theksojnë për TemA se Këshilli Kombëtar pritet të mblidhet nga kreu demokrat Lulzim Basha mes datave 15 dhe 25 Nëntor, ndërsa në bazë të statutit ai është i detyruar të njoftojë anëtarët e forumit më të lartë mes dy kongreseve 5 ditë përpara.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të ketë në rendin e ditës zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve dhe Sekretariatin, përfshi këtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm, i cili në hierarkinë e drejtimit vjen pas Kryetarit.

Votimi për secilin pozicion do të zhvillohet i fshehtë, ndërsa rezultatet do të publikohen në të njëjtën ditë.

Për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm janë në garë deputetët Eduard Selami,ish-Kryetar i PD në periudhën 1992-1995, dhe Arben Ristani, si dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Por duket se më të favorizuar për numrin dy të demokratëve janë Selami dhe Ristani, kjo edhe për faktin se kreu demokrat Lulzim Basha nuk është deputet dhe nëse do të kishte një zgjedhje të ish-ministrit të Drejtësisë, atëherë dy drejtuesit kryesorë të partisë më të madhe opozitare do të ishin jashtë Parlamentit.

Ndërkohë përsa i takon pozicioneve të tjera në Sekretariatin e PD, duket se për disa nga pozicionet gara është e paracaktuar.

Kështu Grida Duma, e cila është në garë me Valbona Mezini  dhe Edvin Kullurin për pozicionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, është më e favorizuar.

Florian Xhuti në garë përballë ish-deputetit Eris Hoxha dhe Ilir Kondit, ish-Kryetar i nëndegës së PD në njësinë 10 në Tiranë për postin e Sekretarit të Organizimit gjithashtu është më i favorizuar.  Xhuti prej disa kohësh është pjesë e zyrës së Organizimit të PD dhe ka mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha.

Ervin Salianji, një prej koordinatorëve të PD-së, i angazhuar së fundmi në shumë dalje publike, duket se do të mbajë pozicionin e Sekretariatit të Organizatave Partnere, ndërsa përballë tij është Genti Malko. Salianji është një nga prurjet e reja në PD, i ofruar nga kreu demokrat Basha, ndërsa Malko prej disa vitesh është pjesë e forcës më të madhe opozitare.

Po kështu një tjetër emër i favorizuar në pozicionin e Sekretares për Shoqërinë Civile është nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi, e cila garon për këtë pozicion përballë Mimoza Hajdarmataj dhe Edvin Kullurit.

Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD do të përballet me ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Gazmend Dibra për pozicionin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore.  /gj.k/

4 komente në “Zgjedhja e Sekretarëve, Basha mbledh Këshillin Kombëtar brenda 25 Nëntorit/Emrat e favorizuar për pozicionet drejtuese”

  1. TONI says:

    Se kam harruar!Urime per GOPI-in e ri!Me kete Gopin e ri te shkolluar keni per te korrur suksese.Intelektualet me te mire te Shqiperise u bashkuan me ju.Vetem kjo ju mongonte.Tani perpara ta hedhim qeverine e Rames!

  2. lenci says:

    Me dgjoni mua, lini jul deden me ermal mamaqin te paret se vetem kshu mund te merrni vota se jane pozitiv si personazhe se me grida sumen e kto ca keni ju skeni per tpa hajer ndonjehere.

  3. Beni says:

    Sikur edhe George Bush ta sillni ne pd ,jeni te humbur me te gjitha ,jo Gop -in si ne 2005. Mblodhet ata te rinj ,ish studente te Cilit, bere kurse3 e 6 mujore, qe mund t’i gjesh ne internet me nje grusht dollare a euro dhe kujtoni se eshte populli i vitit 1990 qe nuk merrnim vesh .Ju genjen mendja o te shkrete .Sa tekeni kriminelet Sali e Luli ne krye,jeni te mbaruar si parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje