Mijëra shqiptarë kanë nisur të presin kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Kulturës dhe rrugëve në Preshevë.
Me flamuj shqiptarë në duar, ata shprehen shumë entuziastë për këtë vizitë.
Para vizitës, shqiptarët e mbledhur për të pritur Ramën kanë kënduar dhe kërcyer valle shqiptare.
Ndërkohë, autoritetet serbe kanë bllokuar kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë.
Kjo, për të ndaluar ardhjen e mundshme të shqiptarëve nga këto shtete për të pritur kryeministri Rama./b.l