Julian Sinanaj: Për ekzekutimin e një biznesmeni mora 35 mijë euro, por isha i dehur kur e vrava

12 Nëntor 2014, 09:39Kronika TEMA

“GSH” vazhdon të publikojë dëshmitë e dhëna nga Julian Sinanaj në prokurori për vrasjet e kryera.

Një prej tyre është edhe biznesmeni me inicialet A.Ç.

Sinanaj ka thënë se këtë vrasje e ka kryer në gjendje të dehur dhe se për të është paguar 35 mijë euro.

Madje, ai shprehet se ditën e varrimit ka kaluar para pallatit të viktimës.

Sinanaj ndërkohë ka thënë se me kushërinjtë Mëhillaj, të cilët sipas tij, kanë qenë ata që e paguanin për vrasjet, ka pasur kontradikta të forta.

Sinanaj akuzohet për dhjetra vrasje dhe tentative, disa prej të cilave me shpërthim.

Megjithatë, ai pritet të mos dënohet me burgim të përjetshëm, duke qenë se ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë./b.l

2 komente në “Julian Sinanaj: Për ekzekutimin e një biznesmeni mora 35 mijë euro, por isha i dehur kur e vrava”

  1. iris says:

    Ju tema boll me bemat e ketij psikopatit se jua mesoi krimineleve qe jane jashte te gjitha metodat.Edhe ju te prokurorise boll te dhena keni nxjerre se lendoni ata qe jane jashte.Na lodhet me psikopater!

  2. beshiri says:

    Shume mire ju lumte.keshtu si ky rast del dikush tjeter me nje moshe me te vogel se ky delli qe kini dhe i futet kesaj aventures te sinanajt ,Me nje llogari te thjeshte ,ka qef te vrase me pagese 10-15 veta me 50deri100 mije euro per koke behen rreth 500 deri 1 meleon euro dorzohet pastaj si penduar jep ca para dhe si penduar e denojne nja 10 vjet ky njeri hyn ne burk 20 deri 25 vjet le te themi dhe na del nga burgu 35 vjet.Po shkonte ne amerike apo ne gjermani 10 -15 vjet nuk do kish pare fare.Keshtu ri ne burg e ushqen shteti e dashura ose gruaja i vete per nate dhe milionat i ka ne bange.Prandaj futini nje plumb ne balle sic beri me te tjeret ai dhe te ndalet kjo pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje