Laci dhe Flamurtari e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e luajtur ditën sotme në kuadër të javës së 15-të të kategorisë superior.
Kurbinasit e drejtuar nga shkodrani Armando Cungu ishin dominues në pjesën e parë të takimit ku dhe shënuan golin e avantazhit me anë të Dokut pas një asisti perfekt të malazezit Cetkovic.
Në pjesën e dytë vlonjatët reagun me të gjitha forcat për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë. Në minutën e 79 kapiteni i bregdetarëve Bruno Telushi shënon një super gol duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Vujadinovic ti kundërpërgjigjej. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fundin e ndeshjen ku të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë.
Ndërsa në takimin tjetër ndërmjet Elbasanit dhe Vllazinsë, shkodranët fituan dulein e mbijetesës me rezultatin 1-4. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Shtubinës në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë skuadra e Bailndo Rainerit rriti epërsinë e golave me antë të Sozës I cili shënoi dy herë në minutat 53’ dhe 64’.
Vendasit provuan të ndiznin një dritë shprese pas golit të Akbos i cili dërgoi në fund të rrjetës një pasim të Bylykbashit, por mendoi Kalaja të shuante gjithçka duke realizuar golin e 4-tërt për të mbyllur përfundimisht shifrat në 1-4/f.b
E pashe sot LACI-FLAMURTARI .
Cfare loje funderrine .Turp ,ne nuk kemi futboll .
Cfare flas dhe une ,harrova se,, Davaja behet sic eshte i Zoti ,thote nje fjale e urte .