Guvernatori i ri do të zgjidhet duke respektuar Kushtetutën. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një prononcim për mediat, pas takimit që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama.
Por Meta ka mohuar që në takim të jetë diskutuar në lidhje me dekretin e Presidentit Bujar Nishani që i propozon Kuvendit kandidaturën për postin e Guvernatorit të ri.
Përfshirja e dekretit të Presidentit në procedurat parlamentare duket se do të bëhet në sesionin e ardhshëm, ccka do të thotë se një vendim të Kuvendit mbi pranimin ose jo të kandidatit të propozuar do të merret në javët e para të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu Meta ka komentuar edhe bojkotin e Partisë Demokratike, duke shtuar se mazhoranca ka plotësuar të gjitha kushtet e opozitës dhe i ka drejtuar një apel deputetëve demokratë që të rikthehen në Kuvend.
Meta ka shprehur gadishmërinë e mazhorancës për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit. /gj.k/
lekuren e djallit ke marr. si pamje o mjeran si nuk e in se c,far do e ho me ba pun te liga, lekren e djallit po te thom se jei osatar e une jam sum i ri. Falnderoj JESSUSIN
Kur shikoj foton e Ilirit sec mu kujtua Loui de Funes. LOL