Rama: Guvernatori i ri? Po punojmë fort që të kemi bashkëpunim me presidentin

14 Dhjetor 2014, 11:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama  gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e djeshme për Janusz Bugajskin mes shumë zhvillimeve politike në vend komentoi veç të tjerave zgjedhjen e guvernatorit të ri dhe bojkotin e opozitës. Për zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë,  Rama tha se e rëndësishme është të ketë bashkëpunim dhe se po punohet në drejtim të kësaj, por nuk tha asgjë për emrin e propozuar nga presidentit dhe qëndrimin që ai si kryeminsitër ka ndaj këtij porozpozimi.

Presidenti ka nominuar një guvernator të ri pas skandalit lidhur me guvernatorin e mëparshëm. A keni në plan ta miratoni këtë zgjedhje?
Më lejoni që të mos komentoj mbi këtë!
Patjetër! Po ju bëj një pyetje tjetër! Supozoj se marrëdhëniet tuaja me presidentin janë të shkëlqyera në këtë pikë.
Po i ngremë ato. Dhe jam besimplotë se ne do të rrënjosim një kulturë të re bashkëpunimi mes presidentit, që është zgjedhur nga njëra palë dhe kryeministrit që është zgjedhur nga pala tjetër. Dhe gjithashtu, kemi avantazhin që kryetari i Parlamentit është njëri nga dy liderët e maxhorancës qeverisëse, por gjithashtu edhe mjeshtëria e të qenit një paqtues i mirë. Pra, them se mund t’i ngremë ato.
Pra, ju mund të punoni bashkë?
Po! Ne po punojmë fort për ta bërë këtë. Nuk është e lehtë. Por deri më tani jemi të lumtur që koha kur presidenti sulmohej me ligësi, apo me më pak ligësi nga salla e konferencave të kryeministrit ka marrë fund. Një nga kushtet, apo le të themi kërkesat e BE-së për vite me radhë ka qenë që duhet të ketë njëfarë bashkëpunimi dhe që partitë të mos bojkotojnë parlamentin.

Lidhur me bojkotin e opozitës, Rama tha se  mazhoranca ia ka plotësuar të gjitha kushtet që të kthehet në Kuvend.

Fatkeqësisht ne po përjetojmë një përvojë jetësore të asaj thënies së famshme se historia përsëritet si një farsë, pasi është zhvilluar njëherë si tragjedi. Pra, kjo është pjesa komike e gjithë kësaj. Por gjithashtu, shpresoj se edhe kjo do të ndryshojë sepse alibitë e opozitës nuk ekzistojnë më. Ne kemi përmbushur kërkesat e tyre, ndonëse…. Nuk po bëj komente për këtë. Ne i kemi plotësuar kërkesat e tyre, por s’e di se ç’bëjnë ata tani dhe përse s’janë në vendin e tyre të punës?“, u shpreh kryeministri i cili tha se qeveria ka bërë shumë lëshime ndaj kërkesave të PD-së.

“Në këtë rast gjithçka është bërë në bazë të vullnetit tonë mjaft të fortë si shumicë për të zgjatur dorën, për të mos hezituar dhe për të mos refuzuar me kryeneçësi atë që kërkon opozita, ndonëse kërkesat kanë qenë goxha qesharake. Ne kemi bere leshime në çdo pikë! Dhe këtë do ta bëjmë çdo herë, për sa kohë që bëhet fjalë për rregullat e lojës. Ata duan të flasin më shumë se sa ne në parlament. Mirë se të vinë, le të flasin. Nuk ka rëndësi se sa gjatë flet, rëndësi ka ajo që thua. Pra, fakti që do të flasin më gjatë nuk ka për t’i ndihmuar ata, por meqë e kërkuan, ata janë të mirëseardhur”, -tha Rama.

Kryeministri i vendit tha se nuk  beson  se opozita do të vazhdojë me bojkotin për në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, pasi kjo do të ishte vetëvrasëse për PD-në dhe aletatët e saj. “Jam i sigurtë se ata do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse mungesa në zgjedhje do të ishte vetëvrasëse”./j.h

 

 

 

6 komente në “Rama: Guvernatori i ri? Po punojmë fort që të kemi bashkëpunim me presidentin”

  1. bekim says:

    sma do menja se Rama do ia lere Nishanit e do te terin per vete

    http://bit.do/Rama-guvernatorin-e-ri-do-e-zgjedhe-vetem-une

    1. Deri kur? says:

      Rama vjen nga familje komunistesh qe i sherbenin qellimeve te diktatorit Enver Hoxha. Rama eshte vazhdimesi e familjes nga rrjedh. Jo me kot, Edi Rama mban rreth vetes komunistet e kohes se diktatures se komunizmit. Qeveria eshte krijuar kryesisht me ata qe vijne nga familjet komuniste, te ardhura nga fshatrat ne Tiranen e katundareve qe krijoi Enver Hoxha.

      Edi Rama e quajti “Gjueti Shtrigash”, kerkesen e Bashkimit Europian dhe kerkesen e popullit shqiptar, per te futur ne Burg zyrtaret e korruptuar qe kane vjedhur popullin ne Bashki e Qeveri. Nderkohe, degjohet cdo dite futja ne burg e njerezve te thjeshte te popullit, te cilet krahasuar me Monstrat e diktatures qe kane ende pushtet dhe jane te korruptuar, duken me shume se Engjej. Por, Edi Rama e quan Modernizim te Shqiperise mosfutjen ne Burg te zyrtareve te korruptuar dhe futjen ne Burg te njerezve te popullit! Edhe Enver Hoxha do te ishte dakord ne kete pike me Edi Ramen. Enver Hoxha diktaturen e quante Modernizim te popullit.

      Edi Rama me veprimet e tij ne opozite, beri cfare ishte e mundur per te mos kaluar ligjet qe do e benin Shqiperine nje vend kandidat ne Bashkimin Europian. Keshtu Rama iu solli shume probleme shqiptareve dhe Shqiperise per t’u bere nje vend me demokraci reale, ku komunistet dhe kelyshet e tyre te ndyre, te mos jene me ne qeverite e lena trashegim nga diktatori Ramiz Alia.

      Edi Rama nuk konfiskon pasurite e Bizneseve te Medha qe pastrojne parate e vjedhuar nga pushtetaret hajdute te ardhur nga familjet e ndyra te komunisteve. Edi Rama, ne kundeshtim me Ligjin, ka thene se nuk do te kontrolloje Bizneset e Medha me ane te Zyrave te Tatim Taksave. Pra Tatim-Taksat, me ne krye nje ish arketare banke, duhet te kontrollojne per t’u vene gjoba vetem bizneset e tjera, pra Bizneset e Vogla, ose bizneset e popullit! Kjo do te thote varferi e popullit.

      Edi Rama ende nuk kthen pasurite e pronareve te vertete, qe vijne nga familje te ndershme e qytetare prej shekujsh, plot dinjitet njerezor, qe e perbuzen diktatorin Enver Hoxha dhe komunizmin e felliqur.

      Bujar Nishani, vjen nga Shkolla e Bashkuar qe pergatiste edhe Spiune, edhe Maskarenj, edhe Hajdutet e ardheshem, edhe nje qind te zeza te tjera. Ishte Bujar Mehmeti ai qe mbronte bustin e diktatorit Enver Hoxhes. Por, me pas e ndryshoi mbiemrin, per te mos u identifikuar se ishte i njejti person. Por, kot u frikesua, se per 25 vjet perseri soji i komunisteve te katundeve eshte ende ne pushtet.

      Edi Rama ka shume afersi me Bujar Nishanin, si per shembull origjina e familjeve komuniste nga rrjedhin te dy. Te mesuar te dy me te njejtat cilesi per te ecur ne jete prej familjeve te tyre komuniste, nuk eshte asnje cudi qe kane rene dakord me njeri tjetrin per te vene ne krye ne Banken e Shqiperise, nje medioker si Gent Sejko. Gent Sejko ka qene bashke me Canin ne Banken e Shqiperise, keshtu qe emrin e tij e kane zgjedhur me kohe se bashku te dy pinjollet e familjeve komuniste te kohes se diktatures, Edi Rama dhe Bujar Nishani.

      Bashkimi Europian duhet te nderhyje urgjentisht, sepse populli e thote cdo dite se cfare lloj njerezish mbajne pushtetin ne Shqiperi.

      Deri kur Shqiperia do te jete nen thundren e komunisteve, deri kur?

  2. sherifi says:

    E ku di Jari nga ato punet e bashkepunimit, Jari flet me gojen e tij por duke lexuar tekstet e Berishes.

  3. Puthadori says:

    Pah sa fort po punon ky per forcimin e maredhenieve ore. Lodhet shume i shkreti, djerset curk nga b…. po shkojne. Dhe thoni pastaj qe s’eshte puntor i madh.

    Te ishte nje tjeter me kollaj do e kishte te shkonte te pinte nje kafe ke zyra e uncle Salahdinexhadit, dhe kishte marre fund kollaj kjo pune.

    Ky jo, qe jo! E ka kundershtar te forte politik, ore… Nuk e besoni?

  4. astrit says:

    Mos puno aq fort,se e e kot,se si ka thene I pari,drurin e shtrember e drejton vetem zjarri.

  5. Naqua says:

    Zgjedhja e guvernatorit te bankes do te jete rasti me i qarte i bashkepunimit, jo se ia kerkon Europa, por se duan vete. A u pa qarte se qe te gjitheve njesoj
    u erdhi keq per Fullanin? A e pate se qe te gjitha palet njesoj shprehen lavderimin se Fullani e zbuloi vete vjedhjen? A ju kujtohet se pothuaj qe te gjithe kerkonin qe Fullani te shpetonte? Pra Banka iu dhembte qe te gjitheve dhe ne punet e bankes ishin njesoj te ndjeshem. Prandaj jane qe te gjithe te interesuar te merren vesh, qe te zgjedhin njeriun me te mire per te gjithe: dhe per Ramen, dhe per Meten, Berishen,Bujarin. Banka eshte atdheu! Shqiperia nuk eshte hiçgje para Bankes se Shqiperise. E tani bejne sikur nuk do te jene dakord e sikur do kete perplasje. Asnje perplasje!Rrofte Banka Popullore Socialiste e Shqiperise! Rrofte Gent Sejko! Ate do te kemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje