Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën e Lartë, Nishani kundër/ Presidenca: Nuk u pyet Komisioni i Venecias

18 Dhjetor 2014, 19:28Politika TEMA

Presidenti i Republikës pritet të mos dekretojë dhe më pas t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një tjetër ligj të miratuar nga mazhoranca me shumicë të cilësuar votash.

Burime nga Presidenca bënë të ditur për TemA se Kreu i Shtetit do t’I drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi përsa i takon ligjit për Gjykatën e Lartë.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e një Këshilli për Emërimet që do të shqyrtojë kandidaturat për në Gjykatë të Lartë dhe do ti hartojë Presidentit një raport, ku ai do mbështetet për dekretin që do nxjerrë.

Kjo mënyrë i jep fund përplasjeve mes maxhorancës dhe institucionit të Presidentit pas rrëzimit të disa dekreteve të kreut të Shtetit.

Por duket se reagimi i Kreut të Shtetit ndaj këtyre ndryshimeve do të jetë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa si hap i parë pritet të jetë mosdekretimi i ligjit dhe kthimi i tij për rishqyrtim në Kuvend.

Burime nga Presidenca theksojnë se ndryshimet bien ndesh me Kushtetutën, ndërsa është shmangur konsultimi me Komisionin e Venecias, ashtu sikundër është sugjeruar nga Komisioni Europian.

Gjithashtu, burime nga Presidenca theksojnë se në ndryshimet e miratuara nga Kuvendi nuk është marrë mendimi i Kreut të Shtetit dhe as nuk është zhvilluar ndonjë diskutim ose debat në lidhje me to. /gj.k/

2 komente në “Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën e Lartë, Nishani kundër/ Presidenca: Nuk u pyet Komisioni i Venecias”

  1. Kris says:

    Menyra,se si eshte zgjedhur, Nishanit nuk duhet ti lihen shume kompetenca!Ai duhet shkarkuar per shkelje te kushtetutes!

  2. Treviso says:

    Presidenca eshte mberthyer nga nje skuader injorantesh qe ka nxjerr partia Demokratike. Kjo skuader duhet spastruar qe dhe shteti te perfaqsohet nga njerez profesioniste dhe serjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje