Prezantuesit Floriana Garo dhe Turjan Hyska: Risitë që do të sjellë këtë herë festivali i RTSH-së në prezantim

19 Dhjetor 2014, 18:21Kulturë TEMA

Dy nga prezantuesit e festivalit të fundvitit në RTSH kanë folur për “frikërat” dhe çfarë urojnë ata të përcjellin këtë vit për gazetën TemA. Tre emrat që do të prezantojnë sivjet janë Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu. Floriana vjen në këtë festival si prezantuese për herë të dytë dhe thotë se kjo ishte një zgjedhje e drejtorit të RTSH-së Martin Leka.
Ai në fakt më ka propozuar mua edhe në 2012-ën, kur e prezantova për herë të parë festivalin. Pas asaj eksperience pozitive, natyrisht që isha entuziaste për tu rikthyer në atë skenë madhështore”, pohon Floriana.
Ajo thotë se këngët sivjet janë shumë të mira po ashtu dhe skenografia. Ndërsa për prezantimin Garo zbulon se do të ketë shumë humor dhe gjallëri.
Sa i përket pyetjes se si e mendon veten duke prezantuar me Turin dhe LIbertën, Floriana shprehet “Besoj kombinimi do të jetë interesant. Liberta është shumë simpatike dhe ka një stil ndryshe nga i imi, më modern dhe ekstravagant, ndërkohë që unë jam klasike. Më pëlqen fakti që është nga Kosova dhe që është e gjatë.Me këto karakteristika do të kombinohemi më së miri. Ndërkohë, që zgjedhja e Turjanit mendoj se është mjaft e zgjuar, për të sjellë humor dhe një sens mashkullor në prezantim.
Ndërsa për kritikat Floriana thotë se nuk i mendon asapk por se rëndësi ka që gjithçka të shkojë mirë.
“Uroj vetëm që provat të shkojne më së miri dhe ne ta shijojmë të gjithë këtë eksperiencë të paharrueshme. Uroj të kemi një alkimi të mirë me njëri-tjetrin, dashamirësi dhe pozitivitet. Nëse kjo ndodh pa dyshim që do të përcillet edhe tek publiku”, përfundon bukuroshja e ekranit Floriana Garo.
Ndërsa Turjan Hyska ka thënë se për të është një nder prezantimi i këtij festivali, ndaj dhe nuk e ka menduar dy herë propozimin që i është bërë.
“Pranova, sepse është një skuadër shumë e mirë artistike, që e realizon këtë vit festivalin dhe mendoj se ia vlen shumë si eksperiencë.

Ndërsa pyetjes se a ka frikë se do gjendet mes dy femrave shumë të bukura, që do marrin vëmendjen Turi përgjigjet se ato do i shtojnë sharmin dhe atij. Ndërsa thotë se është mirë që vëmendja të jetë maksimale, e pse jo për dy partneret e tij në këtë prezantim.
Turi thotë se pavarësisht se pasohet me kritika festivali është një institucion i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare.
“Çdo sipërmarrje ka rrisqet e veta duke përfshirë edhe kritikat, por të them të drejtën, besoj se festivali i fundvitit është një institucion që shoqërisë shqiptare i duhet dhe duhet ruajtur si pasuri kombëtare.
Unë do mundohem të bëjë maksimumin, gjithsesi ndryshe është fjalë e madhe, por mendoj që ne do përpiqemi t’i japim energji dhe freski në prezantim”, pohon ai për TemA.
Ndërsa për këngët Turi, i cili vet është pjesë e muzikës thotë se sivjet ato janë mjaft interesante./Jonida Hitoveizi

 

2 komente në “Prezantuesit Floriana Garo dhe Turjan Hyska: Risitë që do të sjellë këtë herë festivali i RTSH-së në prezantim”

  1. luli says:

    Me pak fjale, lajmin ne kete interviste e keni dhene ju gazeta TEMA me foton e Floriana Garos, nga kenga magjike e TV KLAN ne festivalin e RTSH. Normale qe FRANGAJ-t bejne ligjin ende,jo me kot qe zgjedhja e saj eshte bere nga Martin Leka qe nuk eshte drejtor por zevendesdrejtor i RTSH. KLAN me Frangajt ne krye edhe regjin do ja bej Festivalit te RTSH, BLED LACO. Festivali i fundvitit prej shume vitesh ka degraduar!

  2. Raul says:

    Me pak fjale te q….sha PS dhe TVSH qe si ne kohe te Sales mbeti kale i pushtetit. Ordinera qe i merrni frymen ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje