Familjet me ndihmë ekonomike që i vaksinojnë fëmijët dhe i regjistrojnë ata në shkollë do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 35 dollarësh. Në mbyllje të vitit, ministri Veliaj priti prindër dhe fëmijë nga komuniteti rom dhe në situatë rruge dhe u bëri apel prindërve që t’i shkollojnë fëmijët tyre, si e vetmja rrugë për integrimin e këtij komuniteti dhe daljen nga varfëria.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj tha se ky ishte viti i parë që komunitete si ai rom dhe egjiptian u trajtuan me ndihmë ekonomike, si dhe morën shpërblim për festat e fundvitit. “Familje me ndihmë ekonomike jo vetëm që e morën në kohë atë, por për herë të parë në 24 vjet dhamë shpërblim si për këto familje, ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara”, deklaroi Veliaj.
Ai falenderoi Shërbimin Social Shtetëror dhe dhjetra organizata që u angazhuan për trajtimin e çështjes së fëmijëve në situatë rruge, për punën e tyre të mirë. “Nëse sot nuk investojmë që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të vaksinohen, atëherë cikli i varfërisë do të vazhdojë pafundësisht. Ndaj qeveria ka vendosur të japë një pagesë shtesë prej 35 dollarësh për ato familje me ndihmë ekonomike që çojnë fëmijët në shkollë dhe i vaksinojnë ata”, u shpreh ministri Veliaj.
Me rastin e festës së Vitit të Ri, MMSR shpërndau dhurata për 200 fëmijë rom dhe në situatë rruge, duke ua bërë edhe më të gëzueshëm këtë fundvit. Veliaj shprehu një falenderim të veçantë për 4 kompanitë, të cilat dhuruan 10 milionë lek të reja që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë./j.h
Hahah….yll fare z.Velia! Si ne kohen e reformave te medha ne vitet 50! Vaksinimi i popullsise (depistimi) dhe lufta kunder anafalbetizmit! Zakonisht keto reforma behen 1 here ne 500 vjet (jo 50-60 vjet) por ja qe tek ne Shqiperi ka ndodhur pasi kemi ecur mbrapsht me shpejtesi marramendese dhe keto reforma duhen ribere!
Pergezime!
Bashkepunim shume i vlefshem. Per te tilla inisiativa keni mirenjohjen e gjithe popullit.
do vijne te regjistrohen,do marrin dhe dollaret dhe do ja mbathin perseri.Kete nuk e din Erion Veliaj.
Do regjistrohen,do kerkojne librat falas,da marrin dhe dollaret dhe do ja mbathin.
Do regjistrohen,do kerkojne librat falas,do marrin dhe dollaret dhe do ja mbathin.
Do regjistrohen,do kerkojne librat falas,do marrin dhe dollaret dhe do ja mbathin.koment i perseritur?Po nuk eshte genjeshter,te pakten,pavaresisht se ja futni kot!