Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilësoi 2014, si vitin e rikthimit të policisë në krye të detyrës.
Në një konferencë për media, Tahiri tha se “në numrin 129 të policisë, erdhën 192 088 telefonata nga publiku, çka sipas tij dëshmon rritjen e besimit tek uniforma blu për zgjidhjen e konflikteve, denoncimit apo dhënien e ndihmës“.
“Viti 2014, është viti i parë që rikthen besimin tek policia, por edhe nderin e policisë, pasi Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndër narkotike”, tha Ministri, duke përmendur operacionet antikanabis në Lazarat, Dukagjin.
Ai theksoi se janë hequr nga duart e krimit, mbi 7 miliard euro.
“Ka patur një bashkëpunim të botës së errët me politikën në të shkuarën, për të lejuar këtë situatë”, nënvizoi Tahiri.
19 milionë euro është vlera e aseteve kriminale të sekuestruara, si para që vijnë nga bota e krimit.
Ministri i Brendshëm tha se rezultatet në luftën kundër korrupsionit, do të ishte e pamundur pa luftën ndaj këtij fenomeni brenda rradhëve të policisë.
“Policia ishte në 4 institucionet e korruptuara, por sot situata ka ndryshuar. Kush e bën sot, e bën me kosto criminale. Në vitin 2014, ishin 322 procedime për punonjës policie të përfshirë në afera korruptive”, tha Tahiri.
Drejtoria e Policisë ka marrë masa administrative për mbi 1 mijë policë, ose mbi 10 % të trupës, deri në përjashtim nga detyra, për ndëshkimin e praktikave korruptive.
Duke iu referuar dëmtimit të pronës me eksploziv, Ministri tha se është ulur me 16 % numri i këtyre rasteve, krahasuar me 1 vit më parë.
“Vrasjet janë ulur me 10 %, por për ne nuk është themelor numri, por motivet. Bie në sy fakti që mnbi 65 % janë për motive të dobëta, krime brenda familjes, për pronësi dhe pakujdesi, çka kërkon një punë voluminoze të parandalimit shoqëror, komunitar, të gjyqësorit dhe pastaj për punën e policisë”, nënvizoi Tahiri.
“Për 22 vrasje që kanë ndodhur brenda familjes, është urgjente të ndërmjetësohet me mekanizma shoqërore”, tha Ministri.
Policia nuk mund të jetë e vetme në luftën kundër kriminalitetit në vend, por është një zinxhir i tërë institucional dhe shoqëror, që ul numrin e vrasjeve.
“Siguria rrugore është ende problem, – tha Tahiri – megjithëse ndodhën 157 aksidente më pak, duke shpëtuar 37 jetë njerëzish. Por edhe këtu më shumë se shifrat vlejnë motivet. Rreth 50% e arsyeve të aksidenteve, kanë të bëjnë me drejtuesin e mjetit, si humbja e kontrollit, shpejtësia, alkooli dhe drejtimi i mjetit pa patentë. Por 21% e aksidenteve ka ndodhur për shkak të këmbësorëve dhe 2% për cilësinë e rrugëve, e në këtë rast ka patur hetime ndaj firmave që nuk venë sinjalistikën apo mirëmbajtjen e rrugëve”.
sa bur I mir esht ky Tahiri,vec se duket pak fare,po I cik fare mashtrus
Janë arrestuar 19% më shumë persona në kërkim?
Po sikur listen me persona te kerkuar ta kesh 40% me te larte?
Minister shendetsie je ti daku qe paske shpetu njerez te aksidentuuar rende???
Vetem nje mashtrim sikur te kesh, ta hedh komplet ate paçavurre analize
Sa ja bejne qejfin vetes keta adoleshente me detyra te rendesishme!
PSE KY ESHTE MINISTRI I RENDIT MO? UNE E DIJA SE ISHTE AY SELFIE MO?
KY ESHTE PILIVESA? KESHTU ME KANE THENE….AH KY ISHTE DEPUTET EDHE PEDAGOG NE UNIVERSITETET PRIVATE…MOS JA BURGOSEN BABEN KETIJ MO? APO E NXORI SHPEJT KYA SE HELBETE NGA TEPELENA..
O LUMI QE MORI VUNONE PSE S’MORI DHE QEPARONEEEEE EH.
LARISA-GAMISU,Juve jini mesuar me super-suksesin kur min-i brendshem ishin bujar nishani-lul basha-dhe patatexhiu flamur noka me zevendes BURGAXHIUN RISTANI,flamur noka qe dikur kultivonte dhe vinte i shiste patatet ne Tirone,hahaa juve shquheni per suksese se e renditet Shqiperine pas Gjermanise ne ekonomi,aq te suksesshem jini juve saqe edhe NYPD-USA+departmentet e tjera te policise ne USA ju kishin zili kur min te brendshem ishin trio-famshme nishani-basha-noka+burgaxhiu ristani..
Shifrat jane vetem shifra, dhe keto nuk i gelltit as lopa. Duhet pranuar se shifrat e krimeve ne vend, e pare kjo ne perpjestim me numrin e krimeve te kryera nga nje individ per nje sasi te caktuar banoresh, jane nga me te lartat jo ne evrope qe po e po, por ndoshta dhe ne rang boteror.
Nese ne nje vend evropian me afro 60 milion banore ndodh te themi nje krim i rende ne jave per cfaredo lloj motive qofshin ato, dhe ne nje vend me rreth dy milione banore ndodhin pese krime te renda brenda dites (kjo pa ekzagjerim!), atehere rezulton qe kemi te bejme me nje koeficient aq te larte e te jashtezakonshem te numrit te krimeve, sa permasat e tyre te frikshme do te friksonin cilindoqofte qe do te mendonte pshm. te udhetonte drejt nje vendi aspak te sigurte.
Me rendesishme se krahasimet me “perqindsha”, eshte ndjenja qe ka qytetari i pambrojtur, jo vetem kur ndodhet i vetmuar ne rruge mes te erresires, por edhe aty ku siguria e individit duhet te jete maksimale. Pra edhe ne ambjentet publike e sidomos aty ku hyjne e dalin me qindra vete.
Jo larg, por fare pak nete me pare nje tufe te ashtuquajturish “bodiguarde” iu turren si te babezitur klienteve te tyre te lilipop-it ne mes te bllokut, ne vend qe t’u ofronin atyre sherbime sigurie, qofshin keto dhe vetem me prezencen e tyre. Te tilla raste te ngjashme ka pasur plot, dhe nese prezenca e panevojshme e ketyre fare “bandit-guardeve” neper lokale vazhdon te shihet me moskokcarrje, te tolerohet, apo dhe me keq akoma, te perkrahet ap te financohet nga burime te paditura, atehere ketu nuk mund te flitet per sherbim korrekt ndaj qytetarit, por per shkerdhatllek te paprecedente ndaj tij.