Arbitrazhi pranon apelin e Shqipërisë dhe Serbisë kundër UEFA-s

8 Janar 2015, 18:41Sport TEMA

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit, CAS, ka njoftuar se Shqipëria dhe Serbia kanë apeluar vendimin e marrë nga Bordi i Kontrollit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëria të luajtur më 14 tetor në Beograd.

Të dy apelimit të ndërmarra nga federate shqiptare e futbollit dhe ajo Serbe, të cilat kundërshtojnë vendimin e marrë nga Apeli i UEFA-s më 2 dhjetor në lidhje me incidentet në ndeshje e braktisure, janë pranuar nga gjykata, raporton BIRN.

“Duke e apeluar në CAS të dy federatat të Shqipërisë dhe Serbisë kërkojnë që UEFA të anuloj ose të ulë sanksionet që ka vendosur,” CAS njoftoi nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Dy procedura arbitrazhi janë hapur dhe po ndiqen në linjë me Kodin e Arbitrazhit të Sporti,” CAS tha, duke shtuar që nuk mund të komentonte më shumë mbi çështjen.

Ndeshja e parë e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre në minutën e 41. Rezultati qe barazim zero me zero në këtë kohë.

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin Partizan të Beogradit u braktis pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të Shqipërisë së Madhe dhe provokoi përleshje midis lojtarëve. Situata u rëndua kur tifozë Serb pushtuan fushën dhe sulmuan fizikisht disa prej lojtarëve shqiptarë.

Më 2 dhjetor Bordi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e dënoi Serbinë duke i hequr tre pikë nga renditja për eliminatoret e EURO 2016, të luaj dy ndeshje në shtëpi pa tifozë dhe 100,000 euro gjobë.

Shqipëria u dënua me 100,000 euro gjobë dhe humbjen e ndeshjes ndaj Serbisë në tavolinë 3:0.

7 komente në “Arbitrazhi pranon apelin e Shqipërisë dhe Serbisë kundër UEFA-s”

  1. racionali says:

    Shpresojme ne vendimin e CAS-it

  2. Nard says:

    Ndeshja nuk u braktis se fluturoi droni por per shkak te dhunes se serbeve. Ndeshja ishte e ndaluar kur u shfaq droni.A ka mundesi te mos shkruani artikujt me gjuhen dhe llogjiken e serbeve?

  3. vini says:

    ndeshja ishte e ndaluar kur u shfaq droni o shoku gazetar !!!!

  4. Flamuri says:

    Me kete shkrim tregoni se nuk jeni gazetar profesionist sportiv, si duket merreni thjesht me perkthim te gazetes DITA.
    Ndeshja ishte nderprere me perpara si rrezultat i hedhjes ne fushe te fishekzjarreve dhe me pas sulmi qe ju be lojtareve tane nga tifoze, polic dhe ekipi i Serbise.
    Te luaj vendit FSHF dhe te jete vigjilente se Serbet per prestigj paguajn dhe i blejne gjyqtaret e CAS.

  5. martin ph says:

    Nga paguhet ku dreq “gazetari” flet me gjuhen e serbeve.

  6. Pelasgian says:

    GazeKAR serb do te thoja une !

  7. Cubi says:

    O gazetar nga e perktheve kete lajmin nga ndonje gazete serbe mer sum shkep
    Loja u ndalu per shkak te fishekzjarreve pastaj hyri droni qe te hyfte ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje