Laporta mendon rikthimin e Guardiolës te Barça në 2016

7 Janar 2015, 15:18Sport TEMA

Drejtuesit aktualë të Barcelonës e kanë të qartë se do ta kenë shumë të vështirë të triumfojnë në zgjedhjet e ardhshme për shkak të situatës aspak të këndshme që po kalon klubi katalanas.

Raporti konfliktual mes Lionel Mesit dhe Luis Enrikes është vetëm një nga problemet që shqetësojnë ambientin blaugrana.

Kaosi që ka mbërthyer Barcelonën po shfrytëzohet në maksimum nga ish-presidenti Joan Laporta, i cili e ka shprehur qartë synimin për t’u ngjitur sërish në krye të klubit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Laporta dëshiron të shfrytëzojë imazhin e Pep Guardiolës për të arritur një fitore me të lehtë ndaj kundërshtarëveve të tij, duke premtuar rikthimin e trajnerit aktual të Bajernit në klubin mëmë, por këtë radhë në postin e drejtorit sportiv.

Guardiola mësohet se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me bavarezët, me marrëveshjen aktuale që skadon në verë të 2016.

Qëndrimin e Pep, mediat pranë skuadrës katalanase e shpjegojnë me faktin se ai dëshiron të kthehet në shtëpi, sigurisht nëse president zgjidhet Joan Laporta, i cili ka si objektiv ristrukturimin e klubit, duke i dhënë një rol edhe legjendës Johan Krujf.

Një nga opsionet për pankinën e skuadrës së parë edhe treshja Ksavi-Pyjol-Abidal.

Nuk është rastësi që ish-kapiteni i Barcelonës ka nisur kursin për t’u licencuar si trajner, rrugë të cilën së shpejti do ta ndjekë edhe Ksavi.

Laporta kërkon të zbatojë një projekt i besueshëm dhe i qëndrueshëm, duke u bazuar te figura të njohura që kanë dhënë kontribut te Barcelona dhe e njohin shumë mirë ambientin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje