Trajnerit të Realit të Madridit, Karlo Anceloti, në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit me Atletikon në “Vicente Kalderon”, fillimisht iu desh t’i përjgigjej një pyetjes rreth kaosit ku është përfshirë Barcelona.
Italiani mbështeti kolegun e tij Luis Enrike për lënien në stol të yjeve të skuadrës:
“Nuk e di cfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes te Brcelona, ndaj nuk mund të jap një opinion.
Luis Enrike është personi që duhet të marrë vendime dhe nëse futbllistët e tij nuk kanë patur gjendjen e duhur fizike, mendoj se ka vepruar drejt.
S’mund të kënaqem me problemet e rivalëve, mendoj vetëm për të zgjidhur problemet e skuadrës sime”, tha italiani.
Anceloti gjithsesi e pranon se humbja e Barcelonës në Anoeta, e ka bërë më pak të dhimbshme disfatën e Realit në Mesteja me Valencian.
Ndërsa për përballjen e dyfishtë me Aletikon në Kupën e Mbretit, italiani u shpreh:
“Po e përgatisim ashtu sic duhet këtë takim të vështirë.
Do të përpiqemi të kualifikohemi sikurse bëmë vitin e kaluar ndaj të njëjtit kundërshrtar.
Do të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, por mund të ketë ndonjë ndryshim nga 11-shja e zakonshme.
Ndaj Atletikos duhet të japësh maksimumin për të fituar, sepse është një nga kundërshtarët më të vështirë në Europë”
I pyetur për impaktin që mund të ketë Fernando Torres te “Los Colchoneros”, Aneloti kujtoi se ende pa zbritur në fushë prania e 30 vjecarit ka rritur entiuziazmin në radhët e tifozëve të Atletikos.
Sipas 55-vjecarit, El Nino mbetet një sulmues mjaft cilësor dhe do të jetë mjaft i motivuar ne “Vicente Kalderon”.
Luis Henrike nuke eshte Anceloti! Barca beri gabim te marre nje trainer si Enrike,i cili, nuk ka cilesite, per te qene ne ate post!
Te menaxhosh disa yje qe ke ne ekip eshte mjaft e veshtire per traineret. Me sa duket Anceloti ia ka dal me sukses, ndersa L. Henrike nuk eshte i zoti ta bej kete gje, ndaj dhe ekipi eshte futur ne ngerç.