Shnajder pranë transferimit tek Juventus

8 Janar 2015, 13:08Sport TEMA

Wesli Shnajder është shumë pranë transferimit tek kampionët e Italisë, Juventusit.

Mediat italiane kanë raportuar se Shnajder ka rënë dakord me kushtet e vendosura nga klubi I klubin e Juventusit dhe tashmë pritet që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të bindin ekipin e Gallatasarait për ta lënë të lirë mesfushorin Hollandez.

Tratativat do të jenë pasksa të vështira për drejtuesit e kampionëve të Italisë pasi klubi turk kërkon 20milion euro për ta lënë të lirë 30-vjecarin, ndërsa Juventusi I ka ofruar 10 milion euro bashkë me bonuset.

Gjithsesi në ditët e ardhshme mund të arrithet një akord mes palëve, pasi edhe vetë Wesli Shnajder ka shprehur hapur dëshirën që të rikthehet përsëri në një klub të madh për të riluajtur në nivele të larta,duke pranuar të reduktojë edhe pagën e tij që e ka 6milion euro në 4,5 milion që pritet të përfitojë tek Juventusi./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje