E përditshmja zvizeriane Blic ka raportuar se mesfushori I Kombëtares Shqiptare Amir Abrashi kërkohet nga Gjermanët e Werder Bremenit.
Mesfushori Shqiptar, pas paraqitjeve të shkëlqyera me përfaqësuesen dhe ekipin e tij në Zvicër, Grashopers ka bërë që të bjerë në sytë e drejtuesve të ekipit Gjerman të cilët kanë shfaqur interesimin e tyre për lojtarin.
Kontrata e Abrashit skadon në fund të qershorit dhe drejtuesit e Grashopers nuk do të dëshironin që ta largonin lojtarin me parametra 0, ku vlera e kartonit të tij është 2 milion euro,dhe nuk do ta pengoj lojtarin që të largohet në merkaton dimërore.
Werder Bremen renditet në vëndin e 16-të në Bundesligën Gjermane duke luftuar për mbijetëse, dhe kjo ka bërë që klubi të futet në merkato për të përforcuar skuadrën./f.b
bravo dhe urime
Urime!lojtar shume I mire dhe duke luajtur ne gjermani do I ngrihet vlera akoma me shume.