VIDEO+ FOTO/ Historia e 2 vëllezërve jetim, që masakruan 12 persona. Cherif Kouachi dikur dëshironte të ishte repist

8 Janar 2015, 17:29Politika TEMA

Dy vëllezërit francezë me origjinë algjeriane  kërkim nga policia, pasi masakruan 12 persona në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, para se të bëheshin ekstremistë fetar dhe të trajnoheshin në Yemen, ishin marrës droge të lidhur me kriminel të vegjël

Said Kouachi, 34 vjeç dhe  vëllai i tij  Cherif, 32 ishin  jetimë që ishin ishin sjellë në qendrën Brittany”, në Francën veriore.

Vetë avokati i Cherif, i dënuar më parë për veprimtari terroriste e  ka përshkruar  atë si një ” dështak”, një shofer picash që tymoste hashash,  i cili nuk dinte  se çfarë të bënte me jetën e tij.

Lidhjet e tyre shqetësuese me organizatat terroriste kanë qenë të njohura nga autoritetet franceze për më shumë se 10 vjet..

Dy vëllezrit fillimisht  u pikasën  nga  policia anti-terror franceze    vitin 2005rreth kohës  kur  Cherif u shfaq në  një program televiziv duke pretenduar se dëshironte të bëhej repist, por u arrestua pasi kishte lidhje me një grup terrorist që vepronte në pjesën veriore të Parisit.
Pas kësaj,  Cherif  u arrestua përsëri   vitin 2008,  pasi u përpoq hipte në një avion per Damask me një kallashnikov AK47, i cili u përdor për sulmin në Charlie.

Cherif dhe  Said ishin të njohur dhe të arrestuar disa herë nga policia për lidhjet e tyre me terroristët. Të dy jetimë, ata lindën në Paris, por u transferuan në qendrën “Brittany” dhe u kthyen sërish në kryeqytet kur mbushën 18 vjeç.

Rreth kohës kur Cherif u shfaq në televizionet franceze,  u shfaq i penduar për krimet e tij dhe se tani e tutje rruga e tij do ishte arti dhe muzika hip-hop.

Adresa e tanishme Cherif-së është një shtëpi Gennevilliers, një zonë banimi rreth gjashtë kilometra jashtë Parisit.

Ai besohet të ketë jetuar në një apartament në katin e katërt me gruan e tij që nga viti 2006.

Fqinjët thanë se banesa e tij u zbraz  ditën e djeshme rreth ores 15:00.

Pronari i një furre buke tha se  Kouachi blinte shpesh bukë atje.  Ai tha ai e kishte parë të lutej në xhami, por se kjo nuk ka të bëjë me fenë. Është e tmerrshme të përgjithësohen gjithë myslimanët me veprime të tilla, tha pronari, komshi me Cherif.

“Ai dukej shumë normal. Vishte rroba normale, rroba sportive dhe ishte shumë i sjellshëm. Kishte një grua  që mbante shami dhe i kam parë të shtyjnë të dy një karrocë fëmijësh, por nuk e di nëse  ishte fëmija i tyre apo jo” , tregon furrxhiu, i cili thotë se u trondit shumë pasi pa lajmet për fqinjin e tij .

Cherif mendohet se ka pasur lidhje me xhihadistin francez Djamel Beghal, i cili kaloi 10 vjet burg për sulme terroriste, shkruan Telegraph.

Cherif dhe Beghal mendohet se kanë marrë pjesë në trajnimin  ushtarak  së bashku.

Vëllai i Cherif, Said Kouachi ka jetuar në katin e parë të një bllok ndërtesash të Kryqit të Kuq në Reims, ku policia bastisi banesën mbrëmjen e djeshme.

Said besohet se ka jetuar aty me partneren e tij dhe dy fëmijët.

Policia beson se të dy, si  Said dhe Cherif  kanë qenë në Siri vitin e kaluar, ndërsa dëshmitarët e djeshëm, thanë se dy vëllezërit thanë se nga Al Qaeda Gadishullin Arab, një grup që vepron jashtë Jemenit.

Sipas shërbimeve inteligjente, Said dhe Cherif kanë qenë shumë mirë të përgatitur ushtarakisht. Ata vranë 12 persona, mes tyre 8 gazetarë dy policë, një recepsionist dhe një punonjës tjetër në redaksinë e revistës Charlie Hebdo.

Said dy fëmijët i ka marrë me vete kur ka qëndruar në Siri, madje në një poster të publikuar në Facebook, (ku nuk dihet nese eshte i tij) i shkruan partneres së tij se dy djemtë e tyre  tani janë “si ëngjëj në Parajsë”. Përgatiti: J.H

 

 

7 komente në “VIDEO+ FOTO/ Historia e 2 vëllezërve jetim, që masakruan 12 persona. Cherif Kouachi dikur dëshironte të ishte repist”

  1. adi says:

    Karriera tipike e plehrave si puna ketyre. Si puna minjve te gjirizit Europa u duket e gjitha mut sepse neper halet e Europes bubrrojne

  2. tfgs says:

    O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeee jeni plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaa,vendi juaj nuk eshte evropa por shkretetirat e Afghanistanit…………

    1. Tahip says:

      Pttuuu…race e qelbur. plehre njeri qe meriton gelbazen ne surrat

  3. Joni says:

    Injoranca eshte e tmerrshme, ja pasojat e dhimbshme te injorances.

  4. gjelosh kaposh taraboshi says:

    cudi!
    demokracija esht “sistermi me i mire dhe i perkryer ku individi arrin lirin e plot” dhe nuk ka “deshtake qe s dijn c te bejn me jeten e tyre”.
    kominizmi ishte i poshter
    demokracija esht e mir
    nga na dolen kta “deshtake”?! kur demokracija i con njerzit ne parajs!!!!!
    ajs !! … ajjjss… ajjjj…ars… aahhhhhhh..!!!!!!!!!!!!!!!!!…

  5. ajn says:

    Sa keq, ia paskan fut ketyre miskineve, u ngrit gjithe dynjaja me gjet keta te dy te mbaruaritt, a thua se kane te bejne me ushtri clirimtare. Pallavra gazetash, i kane mbajtur njerezit deri tani me perralla terrorrizmi, e tani qe ndodhi dhe qe pritej, nuk arriten ti kapin, po iu iken. Normalisht, do duhej t’ia fusnin dikujt tjeter. Sa te paafte paskan qene dhe sa te afte jane tani pas pilafit

  6. br8s says:

    Reklame e papare per 2 bythzinj qe nuk dine cfare kerkojne nga Franca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje