BlackBerry është përpjekur që të bind përdoruesit e iPhone-it që të zëvendësojnë pajisjet e tyre me një BlackBerry. Me të gjithë ato përpjekje që kompania ka bërë, duhet të mendojmë se asnjë punonjës i kompanisë kanadeze nuk përdor iPhone. Por, në realitet, gjerat janë pak ndryshe.
BlackBerry postoi një cicërimë në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke u kërkuar ndjekësve “që të vazhdojnë bisedimet” dhe shtoi një foto të BlackBerry Classic, pra u sugjeron përdoruesve që ky telefon inteligjent mund t’i ndihmojë ata të shkruajnë më shpejt mesazhe, në çdo situatë.
Gjëja më qesharake është se ai që postoi cicërimën në Twitter nuk përdori një BlackBerry, por një iPhone. Ata e fshinë menjëherë cicërimën, megjithatë The Verge arriti ta fotografojë atë, kështu ne mund ta shikojmë akoma ( fotoja e mësipërme).
Sigurisht, BlackBerry, siç gjithë kompanitë që merren me prodhimin e telefonave inteligjentë, padyshim që mund të testojë pajisjet e rivalëve të saj. Por që të përdorësh një të tillë për të cicëruar nga një llogari zyrtare është me të vërtet një dështim.
Blackberry esht me te vertet telefon fantastik, sidomos kur udhton nga 1 shtet ne tjetrin.