Tahiri padit Edi Palokën për shpifje

23 Janar 2015, 16:20Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Ky i fundit dolit në një konferencë shtypi mesditën e së premtes, duke e akuzuar Tahirin se ka lidhje me krimin e organizuar dhe Emiliano Shullazin.

“Sot ministri Saimir Tahiri i kërkoi zyrës juridike formulimin e padisë penale dhe civile për kryetarin e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, lidhur me derdhjen në publik të një sasie shpifjesh të pazakonshme edhe për një shpifës profesionist si Edi Paloka.

Edi Palokën e njeh mirë çdo qytetar, që ndjek jetën politike shqiptare dhe s’ka dyshim se jo vetëm mes qytetarëve pa dallime partiake, po edhe mes vetë kolegëve të tij partiake, ka konsensus të plotë për faktin se ky individ jeton me profesionin e shpifësit.

Por ka ardhur koha që Edi Paloka të provojë të kundërtën, duke i rrëfyer përpara një trupi gjykues faktet që ai disponon për dalldisjet e tij publike. Ashtu sikundër ka ardhur koha, që shpifje të cilat njollosin personalitetin, dinjitetin dhe punën e të tjerëve për shkak të detyrës të ndëshkohen sipas ligjit.

Ministri Tahiri është i gatshëm që në rastin e paraqitjes së një prove të vetme nga Edi Paloka, lidhur me akuzat e ngritura sot, të përballet me të vërtetën në të gjitha mënyrat, për përgjegjësinë që mban në detyrë por edhe para ligjit e drejtësisë po ashtu.

Në të kundërt drejtësia duhet ta ndihmojë Edi Palokën të mësojë se koha e pandëshkueshmërisë për zanatin e tij të ulët ka mbaruar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme./b.l

8 komente në “Tahiri padit Edi Palokën për shpifje”

  1. lavdosh says:

    Bravo
    Kjo duhesh bere me kohe

  2. Prefekti says:

    Po pse more Sa-i-mir ndaj te votuan 1 milion shqiptar? keto padi e paskan mbajt peng pandeshkueshmerine e ketij sistemi juridik? Cfare mendimi ke per Ilir Meten meqe je duke folur per pandeshkueshmerine?

  3. sherifi says:

    Po ketij Palokes me duket se para disa ditesh i eshte bere nje kallezim nga Edi Rama, ky jo vetem qe nuk ha pyka,por i ka krahet e ngrohta nga drejtesia,perderi sa ajo drejtesi nuk po reformohet.

  4. akrepi says:

    Dakort jam me ty z.Tahiri qe te denohen shpifesit e kesaj kategorie te PD por me pare duhet te denohen vrasesit e gerdecit sidomos vrasjet me flagrante te 4 demostruseve te 21 janarit.Kush prisni ju qe ti denoje kjo prokurori dhe keto gjykata qe i kane lene dosjet e vrasjeve ne harres per vite te tera.Nje vit e gjysem ne pushtet eshte shume qe nuk eshte reformuar drejtesia nga qeveria qe ka 84 vota ne parlament.Mos vall i mungon vullneti kesaj qeverie per te vendosur drejtesin e duhur. Duke mos vepruar po humbisni besimin e votuseve tuaj dh jo vetem.

  5. Kolonjari says:

    Eh ku u katandis Shqiperia.Nje pleh I droguar pa punuar asnje dite ne jeten e tij.eshte MB.

  6. MARA says:

    Shmange Paloken Saimir! E ke te fituar moralisht shpifjen. Puno se nuk ka kohe te meremi me shpifjet e Palokes…

  7. Treviso says:

    Zoti Minister, mvaret se ku e ke bere padine?
    Deri me tani nuk kemi pare asnje politikan kriminel dhe mafjoz qe te jete denuar. Kriminelet dhe mafjozet kane ligje te tjera per denimet. Ju jeni te pafuqishem ti denoni keta.

  8. Majestiku says:

    O Sajmir,te ka rene rasti ndonjehere kur ecen me makine dhe nga anash rruges del ndonje qen qe leh me te madhe dhe bile ndjek makinen edhe nje 30-40 metra po duke lehur?Ja, ai eshte Edi Paloka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje