Zgjedhjet vendore, Ristani negociata me Kreshnik Spahiun/ PD tenton koalicionin me AK

25 Janar 2015, 13:58Politika TEMA

Partia Demokratike po tenton krijimin e një koalicioni për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ndërsa pjesë e tij mund të jetë edhe Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu.

Burime nga PD konfirmojnë për TemA se tashmë kanë nisur negocimet paraprake mes dy subjekteve, ndërsa demokratët kanë mandatuar  Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani si përfaqësuesin e tyre në realizimin e një koalicioni.

Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve vendore dhe pas heqjes dorë nga bojkoti i procesit për shkak të ndarjes së re territoriale duket se demokratët po mendojnë për krijimin e një koalicioni sa më të gjerë me synim mbështetjen ndaj kandidatëve për kryetar bashkish.

Burimet nga PD konfirmojnë se me përjashtim të PDIU-së së drejtuar nga Shpëtim Idrizi, me të cilën do të zhvillohen negociime nëse kjo forcë politike do të jetë në një koalicion me demokratët duke mbështetur kandidatët për kryetarë të njësive vendore, aleatët e tjerë të PD-së si PR e Fatmir Mediut, PDK e Nard Ndokës dhe LZHK e Dashamir Shehit kanë konfirmuar mbështetjen ndaj kandidaturave të PD-së për 61 bashkitë.

Po kështu demokratët kanë mbështetjen edhe të disa prej partive të tjera joparlamentare si Balli Kombëtar dhe PLL, të cilët kanë përfaqësuesit e tyre në disa prej këshillave bashkiakë apo komunalë të dalë nga zgjedhjet vendore të 2011.

Ajo që po synojnë tashmë demokratët e drejtuar nga Basha është përfshirja në këtë koalicionin edhe të AK-së së drejtuar nga Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit mësohet se ka zhvilluar disa takime Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, me të cilin ka një miqësi të vjetër, ndërsa në Partinë Demokratike flitet për arritjen e një marrëveshjeje mes dy forcave politike.

Por duket se vështirësia qëndron në faktin se AK ishte ndër të parat formacione politike që kundërshtoi ashpër marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila për palën shqiptare u firmos nga ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha, aktualisht kryetar i PD-së.

Rreth një vit më parë, kreu demokrat Lulzim Basha hodhi idenë për mundësinë e një bashkëpunimi me cdo individ apo forcë politike që e ndjen veten opozitare, duke mos përjashtuar mundësinë edhe të një koalicioni me AK-në e Spahiut apo FRD e Topit.

E ndërsa partia e drejtuar nga ish-Presidenti duket shumë larg arritjes së një marrëveshjeje me PD-në për zgjedhjet vendore, kjo duket se do të mund të realizohet me Aleancën Kuq e Zi, kreu i së cilës prej disa kohësh ka ashpërsuar tonet kundër Qeverisë Rama. /gj.k/

34 komente në “Zgjedhjet vendore, Ristani negociata me Kreshnik Spahiun/ PD tenton koalicionin me AK”

  1. lavdosh says:

    Po me Partine Komuniste ose Te Ekstremit te Majte a do beje koalicion PD?

    1. Naim Frasheri says:

      He mo se Kurvat Po Bashkohen seshte cudi

      1. Pilo Lala says:

        Ky Kreshnik Spahiu leke do, se behet e edhe me djallin vete.
        Djalli kete rradhe eshte vete PD.

    2. Devolliu says:

      Po Kreshua i Spahinjve mund të bëjë koalicion me cilindo që i plotëson kushtin e tij të përhershëm që është: “Të arrtestohet Sali Berisha si kryekriminel i Shqipërisë, si kryehajdut e kryetradhtar i Kombit”:
      Nëse e plotëson këtë kusht PeDe-ja e Saliut, atëhere me siguri i fiton zgjedhjet.

      1. Pilo Lala says:

        Asnjehere mos harroni se Spahiu eshte Kosovar, dhe si i tille i takon te jete me Berishen dhe PD.
        Djallezia vete jane, por nuk i shkoi me Edi Ramen.

    3. feniks says:

      Pas BESELIDHJES SE LEZHES,kjo e Ristanit me Spahiun turk eshte lidhja me e MADHE per te ardhmen e…….GOMEREVE!!!

  2. president Nzhala says:

    Spahiu !? WTF eshte Spahiu ??

  3. TR says:

    Spahihu dhe Ristani takimi i intelektualeve ?

  4. rovigo says:

    Ah ju jeni te gjithe si laviret.PTUUU

  5. ben says:

    Komedira shqiptare,qe perfaqsohen fiks nga karagjoze,si Ristani dhe Spahiu.

  6. peci says:

    Ajde mendje pjerdhur aleanca kuq e zi esht e mbaruar pati popullaritet ne fillim me ginjeshtra pastaj kur e kuptuan qe qe vegel e sali berishes ja bene mutin u larguan te tere

  7. vini says:

    d.m.th me te ndjerin Spahiu?

  8. Aleanca Kuq e Zi tashme eshte nuk egziston , eshte nje fantazme , nje Kale Troje i dale Boje , e cila eshte turpi i politik berjes shqiptare nuk e vlen as te komentosh se i behet nder edhe se ziret ne goje ” I gjori Demo, “Kreshniku “.

  9. sherifi says:

    Ja pra! mbai mend shume komentues,qe per Spahiun thoshin eshte “leva e Berishes”,midish shume te tjereve edhe une e kame shprehur dikur tek kjo gazete, e nxori koken dhe Spahiu.

  10. Beso says:

    Spahiu, njeriu me i uryer ne politiken shqiptare. Po gjen tenxherja kapakun. Turpi i politikes!!!!!

  11. z/kallami says:

    Politika e koalicionit per pushtet!

    Koalicionet e partive bine aq ngushte per pushtet kohe fushate sa kaperdijne ne stomakun e tyre te gjitha pshtjellejt e njeri tjetrit qe nxjerrin nga stomaku.

    1. Zbuluesi 33 says:

      Koalicioni i lavireve të Shqipërisë! Tung!

      1. Toni says:

        Nje pjelle jeni o BURGAXHI bashke me spahiun se /AK.R.I.P/ishte thjesht kamuflim sic keni bere juve per plot 25-vjet pas sigles PD..

  12. Jace says:

    Aleance me Kreshnik Spahiun? Perendi, ku ka mbrritur PD? Keq i kemi punet. Na vdiq edhe aleati yne me besnik, Hysni Milloshi, i cili realisht na dha Bashkine e Tiranes me ato 1500-1600 vota. Vallahi, nje zot e merr vesh se ku do mbytemi ne keto zgjedhje qe vijne. Kam frike se nuk do t’na mbetet asnje dhembe dhe dhemballe ne goje, do na i derrmojne keq.Jemi me per turp se PPSH ne fund te jetes se saj…

  13. Know How says:

    pd humbet rendshem, sa te jete basha tall buthen rama sa te doje.

  14. petrit zela says:

    Z Spahiu neqoftese ju beni kualicion me ngjyren blu,do te thote se AK-ja mbron kriminelet,antishqiptaret,ata qe shesin nene e babe per te uzurpuar nje karrike te shtrember..Neqoftese ju a prish mendien Ristan
    pijaneci per kualicion,mund te them me bindje se ak-ja nuk ekzistoka…

  15. Nguerdh Kreshniki per kocka says:

    Qelbesira Arabo-Osmane Kreshnik Spahiu do ti bashkohet qelbesires Serbo-Cecene Sali Berisha. Me ne fund Antinjeriu shqipfoles do jete i plote.

  16. pika pika says:

    Aty e kemi hallin se me ke do te bashkepunoni, po kush merret me ju, ju jeni djalli vete, dhe me djallin nuk ben njeri koalicion,po kush u vete nga mbrapa ju, ju jeni prijesit numer per 1 per kete vend qe e shkaterruat dhe i nxorret themelin, po duhen dhe 20 e ca vjet qe mundet ky vend te vije kur i thone ne udut,paskeni qene fare e keqe, dhe fara e keqe mezi shkulet se te tille jeni.

  17. kampaçurreta says:

    ME NE FUND KEMI ALEANCEN BLU E ZI ZI ZI ZIIIIIII.

  18. Noli says:

    Keta jane “dy burra te medhej shteti”, me keta behet politike. Me keta fitore te sigurte ka PD. Keta kane mbaru me kohe. Nuk ka votues qe degjon keta dy funderina.

  19. ismeti says:

    me ket bushtren qe u shit lir te zeni apo

  20. hustler says:

    po bashkohet pianeci me legenin

  21. kuq e zi says:

    nqs kjo ndodh atehere me kujton dicka qe ka ndodhur ju kujtohet si berisha mori pd-ne????
    ashtu dhe kreshniku aleancen kuq e zi kur ndodh qe nje parti e re po merr hov nje person nga jashte saj i njohur futet ne komande gjoja se po e con dhe me tej kete hov por ne fakt eshte kali i trojes

  22. leka says:

    PD me kete aleance siguroi nje humbje me katastrofale se 23 Qershorit. Spahiu ishte pazarexhiu I PD ne KLD ,dhe u vu ne ate post si buthlepirers I Saliut dhe familjes se tij. Spahiiu ky patriot I madh qe nuk e di nga eshte, na mblodhi 200 vete dhe tha do mbledh 1 milion njerez ne sheshin e Tiranes. Ky eshte nje pseudopatriot qe fluturon me pras kur te gjithe e din cfar malli eshte, mjafton te kujtojme veprimtarine e tij ne KLD me ato emerime skandaloze. Dyshja me e lezetesahme Ristani me Spahiun.

  23. kastrioti says:

    MENDOJ qe AK e kreshnik spahiut nuk duhet te beje aleance me PD se do quhej parti e korruptuar si PD, e populli nuk do I japi voten.

  24. bato says:

    Duhet te jete nje koalicion interesant sepse kushti i AK dhe K(r)eshnikut ishte “arrestimi i Sali Berishes” ne fushaten e 2013. Nikut tani do t’i thuhet: O Kreshnik: “O fol e mba, o dhit e ha”! Sepse ti ishe kunder firmes se Bashe-Berishes per shitjen e detit Greqise. Si do ja bash mor djale? Cilen do mbash? Fjalen apo do hash te pegeren?

  25. vasili says:

    Iku koha kur tjetersohej vullneti i popullit o debil.Vdiq Milloshi po ngjallni nje Euforik si kryetari juaj,me nje prerje.Kur fjala eshte per koalicion,perdorni gjuhen e lepirjes se jargeve.

  26. Mato Gruda says:

    po kush eshte Kreshnik Spahiu,nje cope koqe qe mori 5000 vota ne gjithe Shqiperine atehere kur nuk e njihnin ndersa tani,as e pjerdh njeri.ate idiot dhe kete pijanec.

  27. arber1468 says:

    Pr futi Duken ne Durres. Ky i fundit nje socialist tani kandidon per te djathten. I bie qe te themi qe e djathta vdic se bashku me shpresen tone qe demokracia do te funksionoje. Ua dergofte zoti ju pokitikaneve ne cacke te kokes me corben e felliqur qe na gatuat. O burra ikim me kuq e me maq se morem fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje