Nju Jorku dhe brigjet e Amerikës verilindore janë prekur nga stuhia më e keqe e dëborës këto dekadat e fundit.
Stuhia e dëborës, e cila është qujatur historike ka prekur shtetet e York, New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts dhe New Hampshire ku parashikohet që dëbora të arrijë mbi 1 metër.
Sipas parashikimeve 60 milionë njerëz janë prekur dhe do të preken në vazhdim nga stuhia e cila duket se nuk do të kalojë aq lehtësisht.
Në shtetet e prekura njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të lëvizin, pasi nëse e bejnë kjo do të konsiderohet si krim dhe do të arrestohen.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo paralajmëroi banorët që mso të shkelin ndalimin e drejtimit të automjeteve në 13 qarqet jugore të shtetit.
“Nëse jeni në makinën tuaj dhe gjendeni në ndonjë rrugë, qytet, fshat, qytet, kjo nuk ka rëndësi… pas orës 11:00 ju do të jeni duke kryer teknikisht një krim. Kjo mund të jetë një çështje për jetë vdekje, ndaj masa të tilla janë të nevojshme“, tha guvernatori.
-Deri tani 6500 fluturime brenda dhe jashtë e aeroporteve përgjatë Bregut Lindor janë anuluar
–Bizneset dhe shkollat janë mbyllur që të hënën
–Shkollat nuk pritet të rihapen para të mërkurë, të paktën
Në New York të gjitha rrugët, metrotë, trenat, autostradat janë mbyllur dhe janë shpallur të pakalueshme nga asnjë mjet.
Po ashtu në Massachusetts, Connecticut dhe Rhode Island paraqitet e njëjta situatë. Çdo lëvizje është paralizuar, derisa stuhia e dëborës të kalojë dhe gjendja të përmirësohet./j.h
hahaha, kete quani bore dhe ngrirje ju? kjo eshte thjesht pak puder.
Parashikimet per stuhine e bores nuk dolen te verteta sepse sasia e bores se rene ne NY eshte minimale. Nje deshtim per meterologet si dhe autoritet qe moren masa te eksagjeruara (ndalim qarkullimi per makinat, mbyllje te tuneleve, metrose, sherbimit urban etj etj)
Better safe than sorry
Lesh më tresh daku. Ia futen pordhes kot. Mua mire mu be, working from home ?
qelqavec dhe anonim! Parashikimet kane dale! Ketu ne Massacusetts tani ne kete moment qe po ju shkruaj nje shoku im ndodhet i bllokuar brenda makines se tij ne mes te debores dhe autoritetet po perpiqen ta shpetojne. Te gjykosh nga ekrani i kompjuterit eshte shume e thjeshte.
Po kujt I thua
Po ku i gjeni keto tituj pe K… Nuk shiten gazetat me K…..qe